Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin 162/2020 "Per prokurimin publik", te ndryshuar
|
Postuar më: 23.06.2026
|
Data e Mbylljes: 21.07.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 62
Ne vijim te tryezës se parë ndërqeveritare ne vitin 2024 me Bashkimin Europian, Shqiperia hapi negociatat për Grupkapitullin 1 “Themeloret”, grupkapitull ky i cili bën pjesë në Kapitulli 5 “Prokurimi Publik”. Në këtë kuadër, përsa i përket Kapitullit 5, u vendosën nga Komisioni Europian 3 piketa mbyllëse, ku njëra ndër 3 piketat mbyllëse të lëna nga Këshilli Europian (KE) është “Shqipëria përafron plotësisht kuadrin e saj ligjor kombëtar me acquis të Be-së, në lidhje me të gjitha fushat e prokurimit publik...”.
Për këtë arsye, me qëllim përshpejtimin e procesit të përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar me acquis të BE në fushën e prokurimit publik që të sigurohet përmbushja e kriterit mbyllës të sipërcituar, duke përafruar plotësisht legjislacionin kombëtar me atë të Bashkimit Europian u pa e nevojshme hartimi i këtij projektligji. Përvec transpozimit të parashikimeve të Direktivës 2014/24/BE dhe Direktivës 2014/25/BE domosdoshmëria e hartimit të tij erdhi edhe nga nevoja për të rregulluar dhe përmirësuar më tej kuadrin ligjor të prokurimit publik, nisur nga problematikat e ndeshuara në praktikë.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim