Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 15.06.2026

|

Data e Mbylljes: 13.07.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 14

PDF

|

XML

Procesi i përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire përbën një nga prioritetet themelore të integrimit evropian të Shqipërisë. Në fushën penale, ky proces ka rëndësi të dyfishtë pasi:

  1. rrit sigurinë juridike dhe harmonizon standardet e mbrojtjes së të drejtave themelore me ato të Bashkimit Evropian;
  2. fuqizon besueshmërinë e sistemit tonë penal në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, dhe formave të tjera të kriminalitetit trans nacional.

Projektligji synon përafrimin e Kodit Penal me Direktivën (BE) 2017/1371 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, mbi luftën kundër mashtrimit që dëmton interesat financiare të Bashkimit Evropian përmes të drejtës penale (PIF Directive), si dhe forcimin e politikës penale në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit në nivele të ndryshme.

Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik Greis.Como@drejtesia.gov.al.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar