“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
|
Postuar më: 04.02.2026
|
Data e Mbylljes: 04.03.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 79
Ky projektvendim ka për qëllim rregullimin e përcaktimit të kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën së Shqipërisë, që janë miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Në qershor 2025 u miratua nga parlamenti shqiptar ligji nr. 43/2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 79/2021 “Për të huajt””, shpallur me dekretin nr. 221, datë 08.07.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ligji ndër të tjera parashikon edhe rishikimin e akteve në fuqi me qëllim rregullimin e regjimit të hyrjes, të qëndrimit, të punësimit dhe të daljes së të huajve në/nga Republika e Shqipërisë (RSH), në përputhje me ndryshimet ligjore të miratuara.
Rishikimi i vendimit të sipërcituar kryhet me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e kuadrit rregullator ekzistues. Ndryshimet synojnë rregullimin dhe qartësimin e procedurave të aplikimit online për vizë dhe leje qëndrimi/unike, duke lehtësuar procesin për aplikuesit dhe qartësuar më tej institucionet përkatëse të përfshira në procedurë. Një element i rëndësishëm i rishikimit është edhe përcaktimi i kritereve të posaçme për përfitimin e lejes unike si punëtor shtëpie.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim