PROJEKTLIGJI "PER TREGJET E KRIPTO-ASETEVE"

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

|

Postuar më: 27.11.2025

|

Data e Mbylljes: 29.12.2025

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 629

PDF

|

XML

Qëllimi i projektligjit “Për Tregjet e Kripto-Aseteve” është vendosja e një kuadri gjithëpërfshirës ligjor për ushtrimin e veprimtarive të emetimit të kripto-aseteve dhe ofrimin e shërbimeve të lidhura me to, si dhe përafrimi i plotë me acquis e Bashkimit Evropian në fushën e financave digjitale, duke përmbushur kështu detyrimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë frymë, ky projektligj synon të transpozojë plotësisht Rregulloren e BE 2023/1114/EU “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, e njohur si MiCA, si dhe të harmonizohet me kornizën ekzistuese për shërbimet e investimit, pagesave dhe parasë elektronike, duke garantuar në këtë mënyrë siguri juridike, koherencë rregullatore, standarde të larta të mbrojtjes së investitorëve, si dhe forcimin e kredibilitetit të vendit në raport me proceset e vlerësimit ndërkombëtar. Rregullorja e BE “Për Tregjet e Kripto-Aseteve” është një nga rregulloret më gjithëpërfshirëse të kripto-aseteve në rang global dhe synon të trajtojë çdo aspekt të këtij ekosistemi, që nuk mbulohet nga kuadri ekzistues ligjor evropian.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar