Projektligj "Për Kujdesin Alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 03.10.2025
|
Data e Mbylljes: 31.10.2025
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 591
Projektligji Për Kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë
- Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për kujdesin alternativ në familje për fëmijët pa kujdes prindëror ose në rrezik për të humbur këtë kujdes, si një nga format e përkujdesit alternativ ndaj fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në Republikën e Shqipërisë.
- Ky ligj përcakton rregulla për:
- shërbimin e kujdesit alternativ në familje;
- subjektet e përfshira në sistemin e kujdesit alternativ në familje;
- kushtet, standardet, dhe procedurat e ofrimit të kujdesit alternativ në familje;
ç) strukturat përgjegjëse publike dhe jo-publike për kujdesin alternativ në familje;
d) të drejtat e fëmijëve që përfitojnë kujdes alternativ në familje,
e) të drejtat dhe detyrimet e familjeve, dhe të strukturave përgjegjëse për organizimin, zbatimin, monitorimin dhe inspektimin e kujdesit alternativ në familje.
-
- Qëllimi i këtij ligji është të garantojë ofrimin e shërbimit të kujdesit alternativ në familje në një mjedis të përshtatshëm familjar për fëmijët në nevojë për përkujdes dhe mbrojtje.
- Ligji synon të ruajë dhe garantojë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe përfshirës familjar, në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës, duke marrë parasysh nevojat individuale dhe promovuar zhvillimin e shëndetshëm të tij/saj.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim