Vendimi "Për miratimin e studimit për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë"

Këshilli i Lartë Gjyqësor

|

Postuar më: 02.11.2026

|

Data e Mbylljes: 30.11.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 73

PDF

|

XML

Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 513, datë 29.10.2026 ka miratuar Studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë. Në këtë studim propozohet shtimi i 84 vendeve të përhershme operacionale dhe krijimi i 18 vendeve të rezervës funksionale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të përhershme në 519. Gjithashtu, propozohet një kapacitet i përkohshëm prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë, me kushtin e krijimit të bazës së nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

Sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor fton qytetarë, organizata të shoqërisë civile, profesionistë të fushës së drejtësisë, dhe subjekte të interesuara për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik të këtij studimi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëpret komente të përgjithshme mbi përcaktimet e Studimit për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve.

Komentet dhe sugjerimet tuaja do të merren në shqyrtim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të japë vlerësimin përkatës lidhur me reflektimin e tyre në dokumentin përfundimtar.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar