Projektvendim "Për përcaktimin e Zonave të Prodhimit të Rrushit për Verë"

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më: 08.01.2026

|

Data e Mbylljes: 05.02.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 177

PDF

|

XML

 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektvendimin "Për përcaktimin e Zonave të Prodhimit të Rrushit për Verë".

Qëllimi i hartimit të këtij projektvendimi është miratimi për përcaktimin e zonave të prodhimit të rrushit për verë në Shqipëri, bazuar në të dhënat e studimit “Për zonat e kultivimit të vreshtave për verë”, kjo bazuar në pikën 6, të nenit 10, të Ligjit nr. 86/2022 datë 22.12.2022 “Për vreshtarinë dhe verën". Ky studim propozon zonat e prodhimit të rrushit për verë, bazuar në njohuritë më të mira shkencore dhe social/ekonomike të disponueshme, të siguruara nga institucionet përgjegjëse kombëtare.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .

Faleminderit! 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar