Udhërrëfyesi për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile - 2018-2022

Këshilli i Ministrave

|

Postuar më: 21.06.2018

|

Data e Mbylljes: 20.07.2018

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2809

PDF

|

XML

NJOFTIM MBI NIS KONSULTIMI ON-LINE PËR draft UDHËRRËFYESIN për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2018-2022



Të nderuar, 


Në kuadër të angazhimit të qeverisë për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit shtet - shoqëri civile, Kryeministria dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile ka ndërmarrë rishikimin e dokumentit të udhërrëfyesit për hartimin e politikës dhe masave për një mjedis mundësues për shoqërinë civile (miratuar me VKM nr.459, datë 27.5.2015)[1].

Udhërrëfyesi është një dokument politik i qeverisë shqiptare, në funksion të një qeverisje të mirë, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Dokumenti reflekton parimet e parashikuara në Udhëzimet mbi mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020[2].

Dokumenti i Udhërrëfyesit për Hartimin e Politikës dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile, reflekton përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi që lejon shoqërinë civile të realizojë misionin e saj si dhe krijimin e hapësirës së bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Ky udhërrëfyes, paraqet një platformë pune për të stimuluar dhe forcuar bashkëpunimin shtet – shoqëri civile si dhe krijimin e mjedisit të favorshëm për OSHC-të si dhe përfshirjen e tyre në proceset e reformave dhe integrimit.

Rishikimi i këtij dokumenti strategjik, bëhet me synimin për të reflektuar zhvillimet e ndodhura që prej miratimit të tij si dhe për të pasqyruar kërkesat dhe nevojat që paraqet angazhimi i të gjitha palëve të shoqërisë në kuadër të sfidave të procesit të anëtarësimit në BE.

Dokumenti është rishikuar në bashkëpunim me asistencën teknike të Bashkimit Evropian si edhe me kontributin e shoqërisë civile nëpërmjet një procesi konsultimi online si dhe organizimit të takimeve në terren të zhvilluara nga AMSHC në bashkëpunim me projektin e asistencës teknike të BE-së.

Dokumenti i Udhërrëfyesit përcakton:

  • 9 fushat prioritare të veprimit dhe masat konkrete që Qeveria do të ndërmarrë për krijimin dhe funksionimin e një dialogu të shëndetshëm dhe një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile, për periudhën 2018 - 2022.
  • Një plan veprimi me aktivitete për realizimin e masave, afatet kohore dhe indikatorët për zbatimin, për periudhën 2018 - 2022.
  • Institucionet përgjegjëse dhe palët e përfshira në zbatim.

Nëpërmjet këtij njoftimi, Kryeministria dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, ju fton të jepni kontributin tuaj mbi dokumentin e rishikuar të Udhërrëfyesit, përmes një procesi konsultimi publik online.

Konsultimi online do të jetë i hapur nga data 21 qershor 2018 deri më 20 korrik 2018.  

Qëllimi i procesit të konsultimit është informimi mbi procesin dhe dokumentin si dhe mbledhja e kontributit, rekomandimeve, sugjerimeve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, akademikët, biznesi, partnerët për zhvillim, etj.  Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të.

Në kuadër të procesit të konsultimit publik të draft UDHËRRËFYESI për politikën e qeverisë drejt një mjedisi më mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile - 2018-2022 dokumenti do të gjendet dhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.