PVKM “Për miratimin e listës së substancave kandidate”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 17.02.2021

PDF

|

XML

Leter me koke Keshilli i ministrave-1-01 

   P R O J E K T V E N D I M

         Nr.____, datë _____2021

 “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SUBSTANCAVE KANDIDATE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 21, të ligjit nr. 27/2016, datë 17.03.2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,

 VENDOSI:

 

      1.  Miratimin e Listës së Substancave Kandidate, sipas Shtojcës I, bashkëlidhur këtij vendimi, substancat e rrezikshme të së cilës janë kandidate për t’u futur në listën e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë për shëndetin e njeriut dhe mjedisin (lista SVHC).

2. Lista përditësohet bazuar në Listën e rishikuar të substancave kandidate të Bashkimit Evropian.  

3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe institucionet në varësi të tyre për zbatimin e këtij vendimi.
 

Ky vendim hyn në fuqi pas një viti nga botimi në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

 Edi RAMA

                                                                                                                                               

MINISTRI PROPOZUES

Blendi KLOSI

 

 

 

 

Grupet e interesit, ekspertet e fushes, qytetaret, jane te lutur te dergojne komentet/mendimet e tyre ne adresen Rovena.Agalliu@turizmi.gov.al, deri ne daten 05 Mars 2021.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar