Projektligji "Për bujqësinë dhe zhvillimin rural"
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 19.11.2026
|
Data e Mbylljes: 22.12.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 37
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural paraqet për konsultim publik projektligjin “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, i cili synon krijimin e një kuadri të ri ligjor dhe institucional për politikën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian.
Projektligji synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrues të sektorit të bujqësisë dhe zonave rurale, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të programimit, financimit, administrimit dhe kontrollit të mbështetjes publike për fermerët, forcimit të kapaciteteve institucionale, si dhe rritjes së transparencës dhe efektivitetit në përdorimin e fondeve publike.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit për procesin e konsultimit publik, në adresën elektronike Nexhmije.Vrioni@bujqesia.gov.al.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim