Projektligji "Për ushqimin"
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 18.11.2026
|
Data e Mbylljes: 21.12.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 29
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural paraqet për konsultim publik projektligjin “Për ushqimin”, i cili synon përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e sigurisë ushqimore dhe përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian.
Projektligji synon garantimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe të interesave të konsumatorëve, nëpërmjet përcaktimit të parimeve, përgjegjësive dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Nexhmije.Vrioni@bujqesia.gov.al.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim