Projektligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe produktet e lidhura me to"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 18.11.2026
|
Data e Mbylljes: 16.12.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 119
Projektligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe produkteve të lidhura me to"
Hartimi i këtij projektligji është ndërmarrë në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, konkretisht nga pika mbyllëse e Kapitullit 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit”, e përcaktuar në Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Evropian për Grupkapitujt II “Tregu i Brendshëm”, si dhe nga nenet 70 dhe 75 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Nisma është parashikuar në Programin Analitik të Projektakteve për vitin 2026 dhe është hartuar nga grupi ndërinstitucional i punës, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe me mbështetjen teknike të projektit SANECA II (GIZ). Pas shqyrtimit të alternativave rregullatore, grupi i punës vlerësoi se hartimi i një ligji të ri përbën alternativën më të përshtatshme për krijimin e një kuadri ligjor të konsoliduar dhe plotësisht të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Ky projektligj përbëhet nga 47 nene të organizuara në 11 krerë dhe parashikon shfuqizimin e ligjit nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar. Gjithashtu siguron përafrimin e plotë me Direktivën 2003/33/KE dhe përafrimin e pjesshëm me Direktivën 2014/40/BE, duke rregulluar çështje që lidhen me etiketimin, paketimin dhe paralajmërimet shëndetësore, cigaret elektronike dhe produktet e tjera të lidhura me to, gjurmueshmërinë dhe elementet e sigurisë, si dhe reklamimin, promovimin dhe sponsorizimin e këtyre produkteve. Gjithashtu, projektligji forcon masat për mbrojtjen e shëndetit publik, përcakton strukturat kompetente për zbatimin e tij dhe vendos masa shtesë mbrojtëse në interes të shëndetit të popullatës.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim