Projektligji "Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë me aftësi të kufizuara"-2030"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 01.09.2026
|
Data e Mbylljes: 29.09.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 33
Projektligji
“PËR PËRFSHIRJEN DHE AKSESUESHMËRINË E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA” -2030”
Projektligji “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” propozohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si institucionit përgjegjës për hartimin dhe koordinimin e politikave në fushën e përfshirjes sociale, me qëllim krijimin e një kuadri të plotë ligjor për garantimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale koordinon dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026-2030, dokumenti strategjik ndërsektorial që synon përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara, në përputhje me parimet dhe standardet e përcaktuara në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në Strategjinë e Bashkimit Evropian për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021-2030.
Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Projektligji synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me Direktivën (BE) 2019/882 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 17 prill 2019, “Për kërkesat e aksesueshmërisë për produktet dhe shërbimet”, njohur si Akti Evropian për Aksesueshmërinë. Kjo Direktivë ka për qëllim të kontribuojë në harmonizimin e kërkesave të aksesueshmërisë për kategori të caktuara produktesh dhe shërbimesh dhe të parandalojë barrierat e ndryshme për aksesueshmëri.
Gjithashtu, projektligji synon garantimin e aksesueshmërisë së mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes së barabartë të tyre në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore.
Projektligji ka për qëllim të krijojë mekanizmat dhe standardet për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve duke eliminuar fragmentimin institucional dhe nxitur koordinimin ndërinstitucional.
Ky ligj ka për qëllim:
1. Të garantojë aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet vendosjes së kritereve të aksesueshmërisë, duke eleminuar barrierat dhe parandaluar pengesat për gëzimin e të drejtave themelore nga personat me aftësi të kufizuara;
2. Të garantojë jetesën e pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, duke rritur në maksimum autonominë e tyre dhe vendimmarrjen e pavarur, me synimin për të garantuar jetën në komunitet në kushte të barabarta me të tjerët.
Objekti i këtij ligji është:
1. Të përcaktojë rregullat dhe detyrimet në lidhje me aksesueshmërinë e një kategorie të caktuar mallrash dhe shërbimesh që duhet të përmbushin kriteret e aksesueshmërisë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara me qëllim pjesëmarrjen e tyre të barabartë në shoqëri.
2. Përcaktimi i përgjegjësisë dhe kuadrit rregullator të të gjitha strukturave publike dhe jopublike, përfshirë organet shtetërore, qendrore e vendore dhe operatorët ekonomikë, në zbatimin e parimeve të përfshirjes dhe aksesueshmërisë, përfshirë ato për mallra dhe shërbime të caktuara, për personat me aftësi të kufizuara duke siguruar konsultim të ngushtë dhe përfshirje të organizatave të shoqërisë civile për aftësinë e kufizuar, me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në shoqëri.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim