Projektvendimi "Për miratimin e Politikës Kombëtare për NMV 2026 – 2030 "

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

|

Postuar më: 04.06.2026

|

Data e Mbylljes: 02.07.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 8

PDF

|

XML

Projektvendimi i Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Dokumentit Politik për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2026-2030” propozohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI) si një dokument politik i qeverisë shqiptare, në kuadër të përmbushjes së piketave mbyllëse për Kapitullin 20  “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka ndërmarrë procesin për hartimin dhe miratimin e Dokumentit Politik për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, në përputhje me Komunikatën Nr. (2020) 103 të Komisionit Europian për Parlamentin Europian, Këshillin, Komitetin Ekonomik dhe Social Europian dhe Komitetin e Rajoneve për një Strategji për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për një Evropë të qëndrueshme dhe digjitale.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar