Projektvendimi “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Industrisë 2026-2030 dhe të planit të saj të veprimit
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
|
Postuar më: 04.06.2026
|
Data e Mbylljes: 02.07.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 15
Strategjia Kombëtare e Industrisë 2026–2030 (SKI) synon të adresojë kufizimet strukturore që pengojnë transformimin industrial të ekonomisë shqiptare, përmes krijimit të një kornize të integruar rregullatore, institucionale dhe financiare. Ajo ndërton një sistem të koordinuar ndërhyrjesh që lidhin prioritizimin e sektorëve me instrumentet kryesore të politikës – inovacionin, investimet, zhvillimin e aftësive dhe promovimin e eksporteve – si dhe me mekanizmat e qeverisjes dhe koordinimit ndërinstitucional.
Qëllimi i saj është të mbështesë kalimin drejt një modeli zhvillimi të bazuar në produktivitet dhe vlerë të shtuar, duke rritur peshën e prodhimit në ekonomi, duke ngritur intensitetin teknologjik dhe duke zhvilluar zinxhirët e furnizimit. Në të njëjtën kohë, strategjia synon të forcojë integrimin e ekonomisë shqiptare në zinxhirët evropianë të vlerës dhe të orientojë investimet publike dhe private drejt aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese me produktivitet të lartë.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim