Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 152/2013, 'Për nëpunësin civil'", të ndryshuar

Ministri i Shtetit per Administraten Publike dhe Antikorrupsionin

|

Postuar më: 31.10.2025

|

Data e Mbylljes: 05.12.2025

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 1440

PDF

|

XML

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin hap procesin e konsultimit publik për Projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 152/2013, 'Për nëpunësin civil'", të ndryshuar. 

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja deri më datë 5 dhjetor nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik.

Faleminderit!

Komentet nga qytetarët

arrow

Elvis G.

Drafti paraqet probleme ne teresine e tij, per me teper ai nuk adreson problematikat kyce te sherbimit civil atij te meritokracise dhe qendrueshmerise ne sherbimin civil. Nuk shoh ne draft asnje nderhyrje ne dispozita qe te ndaloje largimet e padrejta nga sherbimi civil apo pergjegjesine perktase per zyrtaret ne rastet kur nepnesit fitojne gjyqet.

Eshte e paperceptueshme nga ana juridike fakti qe edhe pse nepunesi e lidh mardhenien e tij juridike me departamentin e administrates publike, kjo mardhenie nderpritet nga po nje nepunes zyrtar tjeter i cili mund te jete pergjegjesi i sektorit apo drejtori nepermjet vleresimeve te punes, apo procedimeve disiplinore. Kjo pergjegjesi duhet ushtruar nga po i njejti i njejti autoritet qe ka lidhur kete marrdhenie juridike pra departamenti i administrates publike.

Duhet hequr teresisht diskrecioni i eprorit per te dhene masa disiplinore, ato duhet te jene kompetence e komisioneve disiplinore te cilat per te siguruar objektivitetin duhen te perbehen nga eksperte te fushes prane dap, dhe jo nga kolege te vet eprorit ne institucion. Gjithashtu edhe vleresimet e punes jane nder elementet ku abuzohet teresisht me subjektivizmin ato duhet te jene nje vlersim i bazuar ne rezultate te matshme, dhe procedura te mirpercaktuara ne ligj qe minimizojne abuzimin e tejskajshem qe ndodh dhe qe krijon nje marrdhenie frike dhe skllaverie te nepunesit me eprorin e tij, ne kundershtim teresisht me parimin e sherbimit civil ne bashkimin europian i cili eshte i bazuar ne parimin e pavarsise se nenpunesit nga sisteme te tilla kontrolli.

Meritokracia eshte nje tjeter element i pa adresuar nuk ka asnje nderhurje sa i perket rekrutimeve dhe promovimeve te cilat behen ne mase te konsiderueshme me interviste dhe jo testim apo vlersim cv. Vleresoj se kjo subjektivizem duhet eleminuar teresisht duke lene vetem testimet me shkrim dhe vleresimin e cv.
Kjo eshte e vetmja menyre per te larguar hiejt e dyshimit qe kane pozicionet ne ne sherbimin civil, jane jo te paktat pozicione te cilat hapen disa here dhe nuk aplikon askush pasi perceptimi i oergjithshem eshte se ato jen te paracaktuara.

duhet nje adresim me i carte tek te drejtat dhe mjet juridike administrative te nepunesit per tu ankuar dhe per te mbrojtuar te drejtat e tij, mjetet aktuale jane formale.
Duhen parashikime te qarta qe i japin te drejte nepunesit te zgjedhe dhe percaktoje periudhat e lejes vjetore, modeli abuzi qe ndiqet tanime eshte neper administrate eshte qe i detyrojne qe ne fillimi te vitit te vendosin per data te cilat natyrshem nuk jane te planifikuara.

Mungon qarte ne draft nje model incentivimi i nepunesve per permirsuar punen por edhe rezultatet e tyre, nuk ka nje model te qarte shperblimi as financiar dhe as me leje shpermblyese.

Mungon qarte nje model qe te terheq individe dhe profesioniste me nivel te larte qe te behen pjese e administrates publike.

drafti nuk adreson fare faktin e largimeve te padrejta dhe koston e jashtezakonshme qe kane ata per buxhetin e shtetit, pra ne thelb ky draft nuk adreson asnje problematike aktuale.

Postuar më: 02.11.2025 12:33

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.