Projektligj "Për pajisjet mjekësore"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 24.10.2025
|
Data e Mbylljes: 21.11.2025
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 293
Projektligji "Për pajisjet mjekësore"
Ky projektligj ka si qëllim përafrimin e tij me Rregulloren Europiane 2017/745 "Për pajisjet mjekësore" .
Projektligji përcakton kërkesat në lidhje me vendosjen në treg, bërjen e disponueshme në treg, vënien në shërbim të pajisjeve mjekësore për përdorimin njerëzor dhe aksesorëve për pajisje të tilla në Republikën e Shqipërisë".
Ligji ka për qëllim t'u sigurojë pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treta një nivel të lartë mbrojtjeje të sigurisë dhe shëndetit, si dhe të ruajë nivelet e efektshmërisë së pajisjeve mjekësore, dhënë nga prodhuesi.
Ligji përmban 59 nene ku përcaktohen :
Qëllimi dhe fusha e zbatimit;
Përkufizimet, Vendosja në treg dhe vënia në shërbim e pajisjeve; Detyrimet e operatorëve ekonomikë;
Ripërpunimi ; Markimi CE; Lëvizja e lirë; Identifikimi dhe gjurmimi i pajisjeve;
Regjistrimi i pajisjeve dhe të operatorëve ekonomikë; Përmbledhje e sigurisë dhe performancës klinike;
Baza europiane e të dhënave mbi pajisjet mjekesore; Organet e autorizuara; Klasifikimi dhe vlerësimi i konformitetit;
Vlerësimi klinik dhe studimet klinike; Mbikëqyrja pas tregtimit; Vigjilenca dhe mbikqyrja e tregut; Kundërvajtjet administrative.
Ky ligj parashikon miratimin e akteve nënligjore dhe Urdhrave të Ministrit me qëllim përafrimin e plotë të Rregullores Europiane 2017/745 "Për pajisjet mjekësore".
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim