PARTNERITETI PËR QEVERISJE TË HAPUR - PLANI KOMBËTAR 2022-2024 DRAFT 6 Mars 2023

Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve

|

Postuar më: 06.03.2023

|

Data e Mbylljes: 20.03.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 875

PDF

|

XML

Qeverisja e hapur është çelësi për qëndrueshmërinë e një demokracie funksionale në një shoqëri moderne dhe gjithëpërfshirëse. Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar Planin e 6-të Kombëtar të Veprimit (PKV) që prej fillimit të iniciativës ndërkombëtare të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (OGP) në 2011.

 

Qeveria e Shqipërisë thekson vendosmërinë e saj për të promovuar, mbështetur dhe zhvilluar politika specifike për një qeverisje të hapur, në të cilën transparenca, dixhitalizimi i administratës, lufta kundër korrupsionit, drejtësia, përfshirja institucionale dhe llogaridhënia përfaqësojnë vlera vendimtare në zhvillimin e demokracisë, bazën e politikave në nivel të qeverisë, duke respektuar agjendën e qytetarëve. Gjithashtu, Programi i Qeverisë thekson përmirësimin e efikasitetit të administratës shtetërore dhe publike me qëllim plotësimin sa më efikas të nevojave të qytetarëve dhe ekonomisë si dhe masat që synojnë forcimin e transparencës, përgjegjësisë dhe integritetin.

 

Hartimi i Planit të ri Kombëtar të Veprimit 2022-2024 ndjek parimet dhe udhëzuesin e OGP-së në kuadër  të PKV-së së re 2022-2024, mësimet e nxjerra nga zbatimi i planit të mëparshëm të veprimit, si dhe merr në konsideratë rekomandimet e paraqitura në raportin e Mekanizmit të Pavarur Raportues të PQH-së.

Plani i punës parashikon tre komponentë kryesorë (i) planifikimin (ii) bashkë-bërjen (iii) hartimin e planit. Si një komponent të integruar parashikohej dhe ndërgjegjësimi i publikut të gjërë lidhur me takime publike dhe audiencë me qëllim ndërveprim dhe sinegjizim të aktiviteteve. Për më tepër të referohet te të gjitha informacionet e publikuara për të gjitha fazat në faqen e dedikuar OGP .

Në fazën e bashkë-bërjes u publikuan 6 anketime tematike dhe 1 anketë kombëtare, si dhe u zhvilluan me shoqërinë civile dhe grupet e interesit rreth 7 takime tematike.

Në fazën e hartimit u zhvilluan rreth 7 takime konsultative me shoqërinë civile me raporte të dedikuara ku u konsolidua paketa e Planit Kombëtar 2022-2024, në përputhje me të gjitha hapat e parashikuara në plani i punës/kalendari si dhe të publikuara në faqen OGP.

Në përputhje me parashikimet e bëra në planin e punës paketa po konsultohet dhe në regjistrin elektronik për konsultimin publik për periudhën e parashikuar 6.03.2023 deri më 20.03.2023 si dhe më pas miratohet në Komitetin OGP.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.