Projektligji "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror"
|
Postuar më: 20.06.2022
|
Data e Mbylljes: 18.07.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1033
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror” ka si qëllim rregullimin dhe mirëfunksionimin e shërbimit përnbarimor shtetëror, duke përcaktuar rregulla të reja për organizimin dhe funksionimin e këtij shërbimi.
Projektligji synon të rregullojë çështjet thelbësore të organizimit dhe funksionimit të këtij shërbimi, duke vendosur parashikime mbi kushtet që duhet të përmbushin individët për të ushtruar detyrën e përmbaruesit gjyqësor shtetëror, statusin, vlerësimin etik dhe profesional të tyre, procedimin disiplinor, përfundimin e marrëdhënies në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, si dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore dhe me subjektet e tjera publikë dhe privatë.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim