Dokumenti i Politikës së Shërbimeve Postare në Republikën e Shqipërisë 2021-2026

PDF

|

XML

Projektvendimi “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për vitet 2021 – 2026” vjen si propozim i Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, bazuar në nenin 6, të ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumenti synon prezantimin e politikës së re të zhvillimit të sektorit postar në Republikën e Shqipërisë, për periudhën 2021-2026, me qëllim përcaktimin e objektivave për përshtatjen e këtij sektori me zhvillimet më të fundit të sektorit postar në Bashkimin Evropian dhe atë global, përmirësimin e përformancës si dhe adoptimin e zhvillimeve të reja në kuadër të tregtisë elektronike (e-commerce).

Projektakti ka për qëllim të miratojë dokumentin e ri, i cili zëvendëson dokumentin e mëparshëm të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 625, datë 24.7.2013 “Për miratimin e dokumentit të zhvillimit të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcaktoi si objektiv të rëndësishëm hapjen e plotë të tregut postar për konkurrencë duke reduktuar dhe më pas hequr zonën e rezervuar për ofrimin e shërbimit universal postar.

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.