Projektligji "Për miratimin e masave për zbatimin e Aktit për Tregjet Digjitale në Republikën e Shqipërisë dhe rregullat për promovimin e drejtësisë dhe transparencës në shërbimet e ndërmjetësimit online për përdoruesit e biznesit"

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 21.09.2026

|

Data e Mbylljes: 19.10.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 61

PDF

|

XML

 

Projektligji "Për miratimin e masave për zbatimin e Aktit për Tregjet Digjitale në Republikën e Shqipërisë dhe rregullat për promovimin e drejtësisë dhe transparencës në shërbimet e ndërmjetësimit online për përdoruesit e biznesit", është propozim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në pikën 2, të nenit 100, të Kushtetutës si dhe bazuar në Piketat Përmbyllëse të Kapitullit 10, “Shoqëria e Informacionit dhe Media”.  

Projektligji synon të përafrojë në legjislacionin shqiptar dy acquis të Kapitullit 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, Rregulloren (BE) 2019/1150 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 qershor 2019, "Për promovimin e drejtësisë dhe transparencës për përdoruesit e biznesit të shërbimeve të ndërmjetësimit online" (Rregullorja P2B), dhe  Rregulloren (BE) 2022/1925 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 14 shtator 2022, "Për tregje të kontestueshme dhe të drejta në sektorin digjital" (Akti për Tregjet Digjitale).

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar