<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligj "PËR KALIMIN NË PRONËSI TË TOKËS BUJQËSORE TEK PERSONAT FIZIKË DHE JURIDIKË TË HUAJ.”</title><description>&lt;p&gt;Ministria e Bujq&amp;euml;sis&amp;euml; dhe Zhvillimit Rural, fton qytetar&amp;euml;, ekspert&amp;euml; t&amp;euml; fush&amp;euml;s, shoqata dhe p&amp;euml;rfaq&amp;euml;sues t&amp;euml; tjer&amp;euml; t&amp;euml; publikut t&amp;euml; interesuar p&amp;euml;r t&amp;euml; kontribuar p&amp;euml;rgjat&amp;euml; procesit t&amp;euml; konsultimit publik t&amp;euml; &lt;em&gt;projektligjit &amp;ldquo;P&amp;euml;r kalimin n&amp;euml; pron&amp;euml;si t&amp;euml; tok&amp;euml;s bujq&amp;euml;sore tek personat fizike dhe juridike t&amp;euml; huaj&amp;rdquo;&lt;/em&gt;.&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Ky projekligji ka p&amp;euml;r q&amp;euml;llim p&amp;euml;rshtatjen e kuadrit ligjor mbi tok&amp;euml;n bujq&amp;euml;sore me pronar shtetin me zhvillimet dinamike ekonomike sot n&amp;euml; vendin ton&amp;euml; dhe me me fokus t&amp;euml; ve&amp;ccedil;ant&amp;euml; investimet e huaja. Mungesa e nj&amp;euml; baze ligjore t&amp;euml; qart&amp;euml; dhe t&amp;euml; posa&amp;ccedil;me q&amp;euml; lejon kalimin e pron&amp;euml;sis&amp;euml; ose t&amp;euml; drejt&amp;euml;s s&amp;euml; p&amp;euml;rdorimit t&amp;euml; tok&amp;euml;s bujq&amp;euml;sore tek t&amp;euml; huajt ka krijuar pengesa t&amp;euml; vazhdueshme p&amp;euml;r investitor&amp;euml;t potencial&amp;euml; si edhe pasiguri juridike.&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Konsultimi publik do t&amp;euml; zgjas&amp;euml; 20 dit&amp;euml; pune, nga data 14 maj 2026 deri m&amp;euml; 11 qershor 2026. Mund t&amp;euml; merrni pjes&amp;euml; n&amp;euml; procesin e konsultimeve publike duke d&amp;euml;rguar komente/kontribute p&amp;euml;r projektaktin:&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;- Duke plot&amp;euml;suar formularin online t&amp;euml; Regjistrin Elektronik p&amp;euml;r projektligjin, n&amp;euml; adres&amp;euml;n elektronike: http://www.konsultimipublik.gov.al:&lt;br /&gt;
- Me email duke d&amp;euml;rguar propozimet/sugjerimet tuaja n&amp;euml; adres&amp;euml;n e koordinatorit t&amp;euml; konsultimit publik p&amp;euml;r Ministrin&amp;euml; e Bujq&amp;euml;sis&amp;euml; dhe Zhvillimit Rural, Kjara Vogli , n&amp;euml; adres&amp;euml;n :Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al dhe Adra. Gjongecaj@bujqesia.gov.al .&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;&lt;br /&gt;
N&amp;euml; vijim gjendet linku i publikimit p&amp;euml;r Projektligjin &amp;ldquo;P&amp;euml;r kalimin n&amp;euml; pron&amp;euml;si t&amp;euml; tok&amp;euml;s bujq&amp;euml;sore tek personat fizike dhe juridike t&amp;euml; huaj&amp;rdquo;&lt;br /&gt;
https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/119&lt;/p&gt;
</description><created_date>5/14/2026 10:14:04 AM</created_date><published_date>5/14/2026 10:14:04 AM</published_date><comments><comment><title>Pershendetje
Nuk duhet të lejohet që persona fizik dhe juridik të huaj të blejnë toka bujqesore. Kjo gjë rrezikon sigurinë ushqimore të vendit tonë. 
Është e pa pranueshme që qytetare të vendeve të pasura të vijnë dhe të blejnë tokat bujqësore dhe shqiptarët të perfundojne si emigrante ne token e tyre. 
Përkundrazi duhet që të nxiten bujqit dhe blegtorët Shqiptar të merren me bujqësi dhe blegtori duke i ndihmuar me skema sumvensionimi reale ne terren dhe jo vetem ne letra. 
Nëse sumvensionimet realisht do te shkonin te bujqit dhe blegtorët atehere kjo do të ndikonte që fshati të mos braktiset.
Mos e.shpopulloni edhe me shume fshatin me kete projektligj dhe shqiptarët të largohen edhe me shumë nga vendi i tyre dhe të huajt të behen pronaret kryesore të tokave bujqesore. Toka bujqësore është siguri kombetare dhe si e tille duhet trajtuar.
Shpresoj që të mos e kalonin kete ligj të rrezikshem per kombin tone.
Me respekt
Klodian Merkuri </title><comment_date>6/10/2026 6:28:12 PM</comment_date><name_surname>Klodian Mërkuri</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>