<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”</title><description /><created_date>9/13/2023 11:45:15 AM</created_date><published_date>9/13/2023 11:45:15 AM</published_date><comments><comment><title>Përshëndetjeje,
Se pari ju falënderoj per punën e bere,
Ne lidhje me ketë projektligj, mendoj se krahas aneve pozitive e paraqet, ka përplase me ligjin per pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe drejtimit te FA. Nga ana tjetër shfuqizon një pjese te ligjit per shërbimin ushtarak dhe pjesën e pa shfuqizuar de juro e shfuqizon de fakto. 
Per keto arsye por edhe per probleme te tjera qe paraqet kuadri ligjor ushtarak mendoj qe ka ardhur koha per te eliminuar dublimet e përgjegjësive dhe per ta harmonizuar legjislacionin ushtarak duke hartuar një Ligj "Per mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura te RSH" i cili te përmbaje:
1. dispozitat e përgjithshme,
2.dispozitat per mbrojtjen (Parimet e mbrojtjes, burimet e mbrojtjes detyrat e institucioneve shtetërore dhe lokale ne funksion te mbrojtjes)
3.dispozitat per shërbimin ushtarak ne RSH(Ketu te përfshihen edhe nenet e këtij ligji qe ju propozoni )
4. Dispozitat e per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit (këtu dispozitave te ligjit aktual ti bashkohen edhe përgjegjësitë e përcaktuara ne ketë ligj qe ju propozoni)
5. Dispozitat e statusit te ushtarakut
6. dispozitat e karrierës ne forcat e armatosura.
7. Dispozitat e dërgimit te forcave te armatosura ne aktivitete ndërkombëtare jashtë vendit, dhe kalimit te forcave te huaja brenda vendit.
8.dispozitat per disiplinën ne FA.
9.Dispozitat per medaljet dhe gradat e nderit ne FA .
10 Dispozitat e fundit dhe kalimtare.
Nje  ligj i tille jo vetëm do te harmonizonte te gjithë legjislacionin ushtarak duke eliminuar dublimet problemet apo gjerat e tepërta por do ti jepte kuptim edhe vete emrit "Ministria e Mbrojtjes".  

v/r
F.M</title><comment_date>9/14/2023 10:19:53 PM</comment_date><name_surname>Florenc Mihali</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>