Strategjia Ndersektoria e Sigurise ne Komunitet 2021-2026

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 04.12.2020

PDF

|

XML

Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021-2026, pas përfundimit të zbatimit të Strategjisë së Rendit Publik dhe Planit të Veprimit 2015-2020, si dhe dokumentit të Policimit në Komunitet.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me institucionet e tjera, në rolin e institucionit lider, ka hartuar Strategjinë Ndërsektoriale të Sigurisë në Komunitet, dhe ka planifikuar objektiva strategjikë dhe specifikë konkret për çështjet e sigurisë.

Miratimi i këtij projektakti është diktuar nga nevoja për rinovimin e Strategjisë së Rendit dhe Sigurisë Publike 2015-2020, dokumentit të Policimit në Komunitet 2018-2020, si dhe një sërë strategjish dhe plan veprimesh të ndryshme të lidhura me çështje të sigurisë në komunitet, të cilat kanë përfunduar ose përfundojnë në vitin 2020.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.