PROJEKTLIGJI "PËR DHOMËN EKONOMIKE KOMBËTARE"

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

|

Postuar më: 13.05.2024

|

Data e Mbylljes: 10.06.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 7

|

Nr.Shikimeve: 928

PDF

|

XML

Projektligji ka si qëllim përcaktimin e rregullave të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë të Dhomës Ekonomike Kombëtare, dhe vjen si nevojë e reformimit të modelit aktual të dhomave të tregtisë dhe industrisë, duke synuar një organizim të ri nëpërmjet krijimit të Dhomës Ekonomike Kombëtare (DHEK). Ky projektligj vjen si nevojë për të pasur një dhomë ekonomike publike gjithëpërfshirëse dhe të fuqizuar financiarisht, ku gjejnë përfaqësim të gjitha kategoritë e biznesit, të cilat organizohen në nivel qendror dhe rajonal duke i dhënë paralelisht rol përfaqësimit të sektorëve të veçantë të ekonomisë. Momenti i propozimit të këtij projektligji përkon me proceset e brendshme të ndërmarra për përgatitjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse nuk ka një acquis communautaire për dhomat ekonomike, është tashmë e qartë për çdo institucion publik dhe çdo subjekt privat se në kuadër të procesit të integrimit evropian, subjeket tregtare në Shqipëri duhet të jenë të gatshme të përballojnë rregullat e tregut evropian, të operojnë me standarde dhe të kenë punonjës të kualifikuar për të përballuar konkurrencën. Dhoma Ekonomike Kombëtare duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet sfidave të kohës dhe ky projektligj synon t’i japë një rol kryesor në këtë drejtim. Projektligji parashikon ngritjen e Qendrës së Integrimit Ekonomik Evropian në DHEK e cila do të ndihmojë në integrimin evropian të vendit, duke bashkëpunuar në proceset e përafrimit të legjislacionit, informimit të vazhdueshëm të anëtarëve të DHEK për Tregun e Përbashkët Evropian dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe do të ofrojë trajnime të vazhdueshme në fusha që përbëjnë interes për proceset integruese të vendit. Në bazë të projektligjit, DHEK parashikohet të ketë fizionominë e një organi publik që jo vetëm ofron shërbime publike të përcaktuara nga ligji i saj i posaçëm, të deleguara me ligje të tjera apo me marrëveshje nga organet e tjera publike, por lobon për politikat në fushën e ekonomisë, përcjellë zërin e anëtarëve të saj në proceset e hartimit të legjislacionit, ndihmon në rritjen e kapaciteteve të bizneseve, nxit konkurrencën në vend dhe shërben si një urë lidhëse për të bashkërenduar nismat me aktorët e tjerë që veprojnë në këtë fushë. Organet e DHEK ngrihen në nivel qëndror dhe rajonal dhe në ndryshim nga ligjet që kanë rregulluar dhomat e industrisë dhe tregtisë prej vitit 1993 në Shqipëri, projektligji sjell një organizim me fokus sektorët dhe nënsektorët e ekonomisë, si dhe krijon terrenin për forume aktive dhe këshillimore pranë DHEK për të gjitha kategoritë e biznesit.

Palët e interesuara janë të ftuara për të paraqitur komentet dhe rekomandimet e tyre, brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së këtij njoftimi.

Komentet nga qytetarët

arrow

Marina P.

Përshëndetje. Përcjellim më poshtë komentin e kryetarit të DhTIT, Z.Nikolin Jaka, për draft ligjin e DHEK:

Lënda : Koment referuar nenit 11 të draft të ligjit për “Dhomën Ekonomike Kombëtare”


Në draftin e paraqitur për Dhomën Ekonomike Kombëtare, neni 11 i tij “ Regjistrimi në Dhomën Ekonomike Kombëtare”, përbën thelbin e këtij ligji. Veçanërisht pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, pa asnjë përjashtim përcaktojnë detyrimin e të gjitha subjekteve tregtare për antarësim të detyruar në Dhomën Ekonomike Kombëtare.

E konsiderojmë të pavend, përmbajtjen e pikës 4 dhe 5 të këtij neni, ku propozuesi i draftligjit, Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, synon që të bëjë një “favorizim”, për të shmangur detyrimin e antarësimit të detyruar të subjekteve tregtare që janë anëtare të dhomave bilaterale.

Edhe në relacionin e paraqitur për këtë draft ligj, është i cituar qartë se momenti i propozimit të këtij projektligji përkon me proceset e brendshme të ndërmarra për përgatitjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse nuk ka një acquis communautaire për dhomat ekonomike, shumë vende anëtare të BE-s, aplikojnë ligjin e Dhomës Ekonomike me antarësim të detyruar, por pa bërë asnjë përjashtim lidhur me subjektet tregtare për antarësim të detyruar.

Rrjedhimisht, pikat 4 dhe 5 të nenit 11, i konsiderojmë pa vend, në kundërshtim me modelin e dhomës me antarësim te detyruar. Thelbi i pikës 4 dhe 5 krijon precedentin e marrjes së shumë inciativave, që pas miratimit të këtij drafti, të lindin shumë dhoma bilaterale vetëm me synimin për të shmangur detyrimin e tarifës për antarësim në Dhomën Ekonomike Kombëtare.

Ritheksojmë se konform pikës 1 të nenit 11, meqenëse Dhomat bilaterale nuk janë të regjistruara me ligj të veçantë, por të regjistruara në gjykatë si organizata të shoqërisë civile /shoqata, çdo subjekt tregtar nuk duhet të përjashtohet nga antaresimi i detyruar në respekt të pikës 1 të nenit 11.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Kryetari

Nikolin JAKA

Postuar më: 30.05.2024 10:40

arrow

DHOMA AMERIK. E TREGT. NE SHQIPERI

Të nderuar,

Në vijim të konsultimit të Projektligjit për Dhomën Ekonomike Kombëtare, Dhoma Amerikane e Tregtisë dëshiron të sjellë në vëmendje se ndërkohë që ndajmë një qasje pozitive për çdo reformë e cila i shërben një klime më të mirë biznesi si dhe përfaqësimit të biznesit, konstatojmë se modeli i propozuar për realizimin e kësaj reforme është i pamjaftueshëm. Ky qëndrim i yni, shpjegohet sipas argumenteve sa më poshtë:

Së pari, në relacion projektligji prezantohet si nevojë e “reformimit të sistemit aktual të dhomave të tregtisë dhe industrisë, duke synuar një organizim të ri nëpërmjet krijimit të Dhomës Ekonomike Kombëtare”. Në lëmin e së drejtës, në terma të përgjithshëm reforma ligjore kupton procesin e analizimit të ligjeve aktuale dhe kryerjes së ndryshimeve në një sistem ligjor, zakonisht me synimin për të rritur drejtësinë ose efikasitetin. Propozimi i kësaj reforme nëpërmjet këtij projektligji paraqitet pa asnjë analizë të këtij lloji dhe pa identikuar në asnjë moment, problematikat funksionale dhe ligjore të sistemit aktual, logjikë kjo që e vendos këtë projektligj në një pozicion të dobët dhe e nxjerr jashtë aktualitetit.

Për më tepër në relacion nuk ka një hulumtim të shkruar mbi problematikat e sistemit aktual i cili do të ndihmonte të gjithë palët e interesit për tu orientuar drejtë në nevojën për një reformë të sistemit. Arsyetimi në relacionin e projekligjit, vijon me referencë në juridiksione me modele të dhomave publike, por pa përmendur se ka një diferencë të praktikave tregtare të organizimit si dhe kulturës juridike të këtyre vendeve me Shqipërinë. Vendet e referuara e kanë të gdhendur në gjenet e praktikës së tyre tregtare angazhimin në dhoma publike të cilat shpesh në kohë shkojnë aq herët sa formimi i shtetit të tyre dhe strukturat rajonale të dhomave reflektojnë ndarjet administrative të shteteve.

Së dyti, relacioni bashkëshoqërues paraqet si arsyetim kryesor “përfaqësimin e biznesit shqiptar në dhoma është shumë i ulët në raport me subjektet tregtare në vend”. Përfaqësimi aktual i biznesve, vjen në linjë me të drejtën e lirisë kontraktuale të biznesit që të zgjedhë të paguajë kundrejt shërbimit që merr. Liria për anëtarësim vjen gjithashtu si praktikë e mirë europiane dhe nga vende të Bashkimit Europian e cila nxit dhomat e tregtisë për të ofruar shërbime të cilat kanë një vlerë të shtuar të qartë për anëtarët e tyre.

Anëtarësimi i detyrueshëm për subjektet tregtare i parashikuar në projektligj bie ndesh me parimin e lirisë se organizimit sipas nenit 46 te Kushtetutës. Është e vërtetë qe neni 46 i Kushtetutës nuk përmban ndalesa mbi shtetin shqiptar qe te themelojë/ndërtojë organe publike apo të rregullojë jetën e këtyre organeve dhe anëtareve te tyre, por ky nen nga ana tjetër sanksionon lirinë e organizimit e cilido personi që të zgjedhë mënyrën e organizimit kolektiv, të cilët nuk mund të detyrohen te marrin pjese ne organizime kundër vullnetit te tyre.

Gjithashtu vërejmë se Projektligji parashikon një sërë shërbimesh që mendohet të ofrohen nga DHEK ose degët e saj, por ndër këto shërbime ai më thelbësori mbetet jashtë perimetrit të kompetencave të saj. Shërbimi i regjistrimit të biznesit/identifikimi i Pronarëve Përfitues mbeten pranë QKB-se e cila do të vazhdojë të kryejë këtë funksion së bashku me shërbime të tjera mbështetëse siç janë asistenca/informimi për procedurat e regjistrimit të biznesit, regjistrimi i pronarëve përfitues, etj. Përpos asistencës/informimit nga QKB-ja tashmë bizneset përdorin me sukses dhe portalin e-Albania, të cilit së fundmi i është shtuar funksionaliteti i asistencës virtuale (IA), pa pagesë. Sjellim në vëmendjen tuaj, që shërbimet e cituara janë themeltare për biznesin në Shqipëri dhe këto shërbime tashmë janë pjesë e tagrit të institucioneve të tjera shtetërore. Ajo cka mbetet e paqartë dhe e pathënë janë arsyet pse DHEK duhet të marrë kompetenca të tilla.

E kundërta është e vërtetë për shërbimet që do të ofrohen nga DHEK ose degët e saj. Të gjitha shërbimet e propozuara në projektligj janë të paprekshme dhe ndikojnë shumë pak në jetën e subjekteve tregtare, biles disa prej tyre mund të konsiderohen thjesht një tjetër barrë burokratike dhe financiare për biznesin, (si p.sh., regjistri që mban DHEK dhe detyrimi për ndarje informacioni me këtë regjistër në mënyrë periodike nga subjektet tregtare sipas nenit 12 pika 4).

Ndërkohë dhe vetë tarifa e regjistrimit mund të konsiderohet një barrë financiare për biznesin. Kuptojmë nga kjo dispozitë që tashmë regjistrimi për një biznes në Shqipëri do të bëhet më i kushtueshëm. Tarifa e re që do të ndikojë padyshim në klimën e përgjithshme të të bërit biznes në Shqipëri dhe sigurisht kjo do reflektohet në vrojtimet/anketimet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku indikatorët financiare, administrative, kohor do të impaktohen në mënyrë thelbësore duke ndikuar dhe negativisht në renditjen e vendit kundrejt vendeve të rajonit. Gjithashtu, parashikimi se tarifa vjetore e regjistrimit, për subjektet e tjera tregtare (perjashtuar bizneset e vogla), vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e DHEK, lë hapësirë për interpretim dhe vendimarrje duke krijuar një pasiguri dhe paparashikueshmëri për subjektet tregtare.

Për sa më sipër, projektligji në versionin e paraqitur është i paplotë. Ai nuk përmbush kërkesa dhe nevoja thelbësore të biznesit. Fakti që përmban detyrime shtesë për biznesin si regjistrimi i detyrueshëm kundrejt tarifës fillestare (dhe asaj vjetore), detyrimet e raportimit në mënyrë periodike pranë DHEK, vis-a-vis gamës së varfër të shërbimeve që pretendohet të ofrohen nga ky organizëm e shndërron tentativën për reformë të legjislatorit në një barrë financiare dhe administrative për biznesin e vogël dhe të madh.

Sugjerohet një qasje më e plotë duke filluar me një vlerësim të aktivitetit aktual të organizmave të rregulluar nga legjislacioni në fuqi (ligji 9640/2006) dhe duke vlerësuar mundësinë e ndërhyrjes dhe përmirësimit të këtij akti. Gjithashtu duhen rivlerësuar dhe kompetencat e autoritetit shtetëror në DHEK, që me momentin e hartimit të akteve të themelimit të saj, me synim sigurimin e pavarësisë së mendimit dhe vendimmarrjes së dhomës si përçues i paanshëm i zërit të biznesit në dialogun me qeverinë.

Së treti, sjellim në vëmendjen tuaj, se projektligji i lexuar në tërësinë e tij, paraqet një përpilim ligjor që ka mangësi në përmbajtje dhe teknikë legjislative. Pritshmëria për nivelin e këtij procesi përpilimi lidhet me Shqipërinë që bëhet gati për tregun e përbashkët dhe përqafimin e acquis communautaire. Një projektakt ligjor i hartuar mirë është i pastër në hartim, i plotë, i qartë, me konsistencë të brendshme dhe lehtësisht i kuptueshëm të paktën për palët marrëdhëniet e të cilave do të normojë. Ky nuk është rasti, duke marrë në konsideratë terminologjinë e përdorur, strukturat e propozuara rishtazi, morinë e strukturave të propozuara dhe ndërvarësitë e tyre, boshllëqe në përmbajtje të identifikuara në trupin e aktit.

Me një referencë shumë të thjeshtë në Manualin e Hartimit të legjislacionit, botimi 3-të, vitit 2021, të Ministrisë së Drejtësisë, lexohet se akti parësor ligjor i përmbahet një strukturimi dispozitash të cilat listohen në Manual dhe në këtë projektakt identifikohet që mungojnë ndër të tjera: dispozita e qëllimit të ligjit ( e cila duhet të vinte pas nenit 1) , dispozita e përkufizimeve, dispozitat me efekt ndryshues mbi ligje të tjera (referenca në ligji 9640/2006 nuk është e mjaftueshme).

Gjithashtu, sic u përmend, projektakti ka paqartësi. Për shembull, Neni 11 krijon paqartësi dhe bie ndesh në paragrafin 1 dhe 7 të tij për subjektet tregtare ekzistuese dhe ato që regjistrohen për herë të parë, nëse këto të fundit kanë apo jo të drejtë të zgjedhin anëtarësinë e tyre në një dhomë tjetër. Në tërësinë e tij, ky nen nuk ofron sigurinë juridike lidhur me subjektet të cilave ju drejtohet dhe pasojave të parashikueshme për subjektet. Projektakti, referuar nenit 8, nuk sqaron arsyen e ngritjes së Qendrës së Integrimit Ekonomik Europian, veprimtaria e propozuar e së cilës është në fakt e mbuluar nga Ministritë e linjës, sipas kapitujve negociues respektiv.

Sugjerohet ndër të tjera të vërehet me vëmendje edhe Neni 18, i cili parashikon zgjedhjen dhe shkarkimin e Presidentit. Përllogaritja e përdorur për propozimin në emërim dhe shkarkim nuk është e njëjtë dhe për pasojë jo e drejtë kunddrejt anëtarësisë, pasi duhet një anëtarësi më e madhe për ta shkarkuar se ajo që propozon. Për me tepër, shumica e parashikuar, pra “shumica e votave të anëtarëve që marrin pjesë në votim” mund të rezultojë në praktikë një shumicë jo e drejtë përfaqësuese e anëtarësisë së DHEK, prandaj sugjerohet rishikim.

Duam të sjellim gjithashtu në vëmendje se me propozimin e një skemë të paqartë e të komplikuar strukturash për zbatimin e tij, për ilustrim shiko neni 8 dhe 9 si dhe nenin 22 e në vijim, projektligji rrezikon kompetenca të fragmentarizuara, të cilat afektojnë zbatueshmërinë e ligjit.

Në përfundim, vërejme se mungon një analizë kosto – përfitim i këtij projektligji dhe një mungesë e tillë e zhvesh qëllimin e mirë të reformës. Prezantimi i këtij projektligji duhej shoqëruar me një analizë ku të paraqiten vlerësimi paraprak i nismës, si dhe parashikimet sesi ky projekt-akt do të sjellë impakt pozitiv ligjor, ekonomik, financiar dhe social për të gjithë palët e interesit.

Një projektligj nuk mund të jetë vetëm shprehje e një vullneti politik, por refleksion i njëkohshëm i çështjeve politike, ekonomike dhe sociale për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate nevojave të shoqërisë në të bërin biznes. Prezenca e palëve të interesit gjatë procesit të hartimit të aktit dhe marrja në konsideratë e komenteve mund të sillte një rezultat më pranë pritshmërive.


Duke shpresuar se sugjerimet tona do të merren në konsideratë,

Me respekt
Dhoma Amerikane e Tregtisë

Postuar më: 05.06.2024 04:23

arrow

DHOMA E TREGETIS ITAL.NE SHQIPERI

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri mbështet çdo nisëm dhe reformë që i shërben përmirësimit të klimës së biznesit si dhe përfaqësimit të biznesit.

Në lidhje me konsultimin e Projektligjit për Dhomën Ekonomike Kombëtare, konstatojmë se modeli i propozuar për realizimin e kësaj reforme është i pamjaftueshëm, siç është theksuar edhe në Qëndrimin e Përbashkët të 19 Organizatave të biznesit, të datës 11 prill 2024.

NEVOJA E REFORMIMIT TË SISTEMIT - Në relacion projektligji prezantohet si nevojë e “reformimit të sistemit aktual të dhomave të tregtisë dhe industrisë, duke synuar një organizim të ri nëpërmjet krijimit të Dhomës Ekonomike Kombëtare”.
Në lëmin e së drejtës, në terma të përgjithshëm reforma ligjore kupton procesin e analizimit të ligjeve aktuale dhe kryerjes së ndryshimeve në një sistem ligjor, zakonisht me synimin për të rritur drejtësinë ose efikasitetin. Propozimi i kësaj reforme nëpërmjet këtij projektligji paraqitet pa asnjë analizë të këtij lloji dhe pa identifikuar në asnjë moment, problematikat funksionale dhe ligjore të sistemit aktual, logjikë kjo që e vendos këtë projektligj në një pozicion të dobët dhe e nxjerr jashtë aktualitetit.
Për më tepër në relacion nuk ka një hulumtim të shkruar mbi problematikat e sistemit aktual i cili do ndihmonte të gjithë palët e interesit për tu orientuar drejtë në nevojën për një reformë të sistemit.
Arsyetimi në relacionin e projektligjit, vijon me referencë në juridiksione me modele të dhomave publike, por pa përmendur se ka një diferencë të praktikave tregtare të organizimit si dhe kulturës juridike të këtyre vendeve me Shqipërinë.
Vendet e referuara e kanë të gdhendur në gjenet e praktikës së tyre tregtare angazhimin në dhoma publike të cilat shpesh në kohë shkojnë aq herët sa formimi i shtetit të tyre dhe strukturat rajonale të dhomave reflektojnë ndarjet administrative të shteteve.

NIVELI I PËRFAQËSIMIT - Në relacion theksohet si arsyetim kryesor “përfaqësimin e biznesit shqiptar në dhoma është shumë i ulët në raport me subjektet tregtare në vend”.
Së pari, anëtarësimi i detyrueshëm për subjektet tregtare i parashikuar në projektligj bie ndesh me parimin e lirisë së organizimit sipas nenit 46 të Kushtetutës.
Është e vërtetë që neni 46 i Kushtetutës nuk përmban ndalesa mbi shtetin shqiptar që të themelojë/ndërtojë organe publike apo të rregullojë jetën e këtyre organeve dhe anëtarëve të tyre, por ky nen nga ana tjetër sanksionon lirinë e organizimit e cilido personi që të zgjedhë mënyrën e organizimit kolektiv, të cilët nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në organizime kundër vullnetit të tyre.
Së dyti, përfaqësimi aktual i bizneseve, vjen në linjë me të drejtën e lirisë kontraktuale të biznesit që të zgjedhë të paguajë kundrejt shërbimit që merr. Liria për anëtarësim vjen gjithashtu si praktikë e mirë evropiane dhe nga vende të Bashkimit Evropian e cila nxit dhomat e tregtisë për të ofruar shërbime të cilat kanë një vlerë të shtuar të qartë për anëtarët e tyre.
Gjithashtu vërejmë se Projektligji parashikon një sërë shërbimesh që mendohet të ofrohen nga DHEK ose degët e saj, por ndër këto shërbime ai më thelbësori mbetet jashtë perimetrit të kompetencave të saj. Shërbimi i regjistrimit të biznesit/identifikimi i Pronarëve Përfitues mbeten pranë QKB-së e cila do të vazhdojë të kryejë këtë funksion së bashku me shërbime të tjera mbështetëse siç janë asistenca/informimi për procedurat e regjistrimit të biznesit, regjistrimi i pronarëve përfitues, etj. Përpos asistencës/informimit nga QKB-ja tashmë bizneset përdorin me sukses dhe portalin e-Albania, të cilit së fundmi i është shtuar funksionaliteti i asistencës virtuale (IA), pa pagesë. Sjellim në vëmendjen tuaj, që shërbimet e cituara janë themeltare për biznesin në Shqipëri dhe këto shërbime tashmë janë pjesë e tagrit të institucioneve të tjera shtetërore. Ajo çka mbetet e paqartë dhe e pathënë janë arsyet pse DHEK duhet të marrë kompetenca të tilla.
Të gjitha shërbimet e propozuara në projektligj janë të paprekshme dhe ndikojnë shumë pak në jetën e subjekteve tregtare, biles disa prej tyre mund të konsiderohen thjesht një tjetër barrë burokratike dhe financiare për biznesin, (si p.sh., regjistri që mban DHEK dhe detyrimi për ndarje informacioni me këtë regjistër në mënyrë periodike nga subjektet tregtare sipas nenit 12 pika 4).
Ndërkohë dhe vetë tarifa e regjistrimit mund të konsiderohet një barrë financiare për biznesin. Kuptojmë nga kjo dispozitë që tashmë regjistrimi për një biznes në Shqipëri do të bëhet më i kushtueshëm. Tarifa e re që do të ndikojë padyshim në klimën e përgjithshme të të bërit biznes në Shqipëri dhe sigurisht kjo do reflektohet në vrojtimet/anketimet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku indikatorët financiare, administrative, kohor do të impaktohen në mënyrë thelbësore duke ndikuar dhe negativisht në renditjen e vendit kundrejt vendeve të rajonit. Gjithashtu, parashikimi se tarifa vjetore e regjistrimit, për subjektet e tjera tregtare (përjashtuar bizneset e vogla), vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e DHEK, lë hapësirë për interpretim dhe vendimmarrje duke krijuar një pasiguri dhe paparashikueshmëri për subjektet tregtare.
Për sa më sipër, projektligji në versionin e paraqitur është i paplotë. Ai nuk përmbush kërkesa dhe nevoja thelbësore të biznesit. Fakti që përmban detyrime shtesë për biznesin si regjistrimi i detyrueshëm kundrejt tarifës fillestare (dhe asaj vjetore), detyrimet e raportimit në mënyrë periodike pranë DHEK, vis-a-vis gamës së varfër të shërbimeve që pretendohet të ofrohen nga ky organizëm e shndërron tentativën për reformë të legjislatorit në një barrë financiare dhe administrative për biznesin e vogël dhe të madh.
Sugjerohet një qasje më e plotë duke filluar me një vlerësim të aktivitetit aktual të organizmave të rregulluar nga legjislacioni në fuqi (ligji 9640/2006) dhe duke vlerësuar mundësinë e ndërhyrjes dhe përmirësimit të këtij akti.
Gjithashtu duhen rivlerësuar dhe kompetencat e autoritetit shtetëror në DHEK, që me momentin e hartimit të akteve të themelimit të saj, me synim sigurimin e pavarësisë së mendimit dhe vendimmarrjes së dhomës si përçues i paanshëm i zërit të biznesit në dialogun me qeverinë.

ANALIZË KOSTO – PËRFITIM - Mungon një analizë kosto – përfitim i këtij projektligji dhe një mungesë e tillë e zhvesh qëllimin e mirë të reformës. Prezantimi i këtij projektligji duhej shoqëruar me një analizë ku të paraqiten vlerësimi paraprak i nismës, si dhe parashikimet sesi ky projekt-akt do të sjellë impakt pozitiv ligjor, ekonomik, financiar dhe social për të gjithë palët e interesit.

PËRPILIM LIGJOR I PROJEKTLIGJIT - Projektligji i lexuar në tërësinë e tij, paraqet një përpilim ligjor që ka mangësi në përmbajtje dhe teknikë legjislative. Pritshmëria për nivelin e këtij procesi përpilimi lidhet me Shqipërinë që bëhet gati për tregun e përbashkët dhe përqafimin e acquis communautaire.
Një projekt-akt ligjor i hartuar mirë është i pastër në hartim, i plotë, i qartë, me konsistencë të brendshme dhe lehtësisht i kuptueshëm të paktën për palët marrëdhëniet e të cilave do të normojë. Ky nuk është rasti, duke marrë në konsideratë terminologjinë e përdorur, strukturat e propozuara rishtazi, morinë e strukturave të propozuara dhe ndërvarësitë e tyre, boshllëqe në përmbajtje të identifikuara në trupin e aktit.
Me një referencë shumë të thjeshtë në Manualin e Hartimit të legjislacionit, botimi 3-të, vitit 2021, të Ministrisë së Drejtësisë, lexohet se akti parësor ligjor i përmbahet një strukturimi dispozitash të cilat listohen në Manual dhe në këtë projekt-akt identifikohet që mungojnë ndër të tjera: dispozita e qëllimit të ligjit ( e cila duhet të vinte pas nenit 1), dispozita e përkufizimeve, dispozitat me efekt ndryshues mbi ligje të tjera (referenca në ligjin 9640/2006 nuk është e mjaftueshme).
Gjithashtu, projektligji ka paqartësi. Për shembull, Neni 11 krijon paqartësi dhe bie ndesh në paragrafin 1 dhe 7 të tij për subjektet tregtare ekzistuese dhe ato që regjistrohen për herë të parë, nëse këto të fundit kanë apo jo të drejtë të zgjedhin anëtarësinë e tyre në një dhomë tjetër. Në tërësinë e tij, ky nen nuk ofron sigurinë juridike lidhur me subjektet të cilave ju drejtohet dhe pasojave të parashikueshme për subjektet. Projektligji, referuar nenit 8, nuk sqaron arsyen e ngritjes së Qendrës së Integrimit Ekonomik Evropian, veprimtaria e propozuar e së cilës është në fakt e mbuluar nga Ministritë e linjës, sipas kapitujve negociues respektiv.
Vëmendje duhet kushtuar dhe Nenit 18 i cili parashikon zgjedhjen dhe shkarkimin e Presidentit. Përllogaritja e përdorur për propozimin në emërim dhe shkarkim nuk është e njëjtë dhe për pasojë jo e drejtë kundrejt anëtarësisë, pasi duhet një anëtarësi më e madhe për ta shkarkuar se ajo që propozon. Për më tepër, shumica e parashikuar, pra “shumica e votave të anëtarëve që marrin pjesë në votim” mund të rezultojë në praktikë një shumicë jo e drejtë përfaqësuese e anëtarësisë së DHEK, prandaj sugjerohet rishikim.
Gjithashtu me propozimin e një skemë të paqartë e të komplikuar strukturash për zbatimin e tij (për ilustrim shikoni neni 8, 9 si dhe nenin 22 e në vijim), projektligji rrezikon kompetenca të fragmentarizuar, të cilat afektojnë zbatueshmërinë e ligjit.

Të bindur në vëmendjen tuaj, me shpresën qe sygjerimet do te meren ne konsiderate.

Me respekt
Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri

Postuar më: 07.06.2024 12:52

arrow

SHOQATA FIAA

Përshëndetje!
Si vijon paraqesim komentin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri për draft ligjin e Dhomës Ekonomike Kombëtare:

Lënda: Koment referuar draft ligjit për “Dhomën Ekonomike Kombëtare” (gjendja e rishikuar nga propozuesit pas reagimit të parë të 19 organizatave të biznesit më 11 prill 2024)


Arsyetimi bazë për realizimin e këtij draft ligji është i pamjaftueshëm. Në rast se “përfaqësimi i biznesit shqiptar në dhoma është shumë i ulët në raport me subjektet tregtare në vend”, sikurse shprehet në relacion, kjo nuk do të thotë që zgjidhja vjen përmes krijimit të një dhome publike me anëtarësi të detyruar. Fakti që tregu vetë nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, do të thotë që nevoja për të nuk është mjaftueshëm e madhe dhe bizneset kanë gjetur zgjidhje të qëndrueshme për adresimin e problemeve të tyre përmes organizatave të cilat ata i kanë bashkëthemeluar dhe i vetëmenaxhojnë. Kjo është pasuria më e madhe që ofron tregu i lirë dhe ekonomia kapitaliste, që për ne janë vlera bazë.

Ky ligj nuk vjen si një detyrim nga acquis communautaire dhe kjo përmendet qartësisht në relacion. Vetëm pesë vende anëtare të Bashkimit Europian, Austria, Italia, Kroacia, Greqia dhe Gjermania, kanë dhoma ekonomike me një model të ngjashëm me atë që ofron draft ligji, por këto vende kanë një histori dhe kulturë shumë të ndryshme të zhvillimit të kapitalizmit dhe organizimit të bizneseve në mes tyre. Ndryshe nga këto vende, Shqipëria vjen nga një regjim i egër diktatorial që pengoi lirinë e qytetarëve në çdo drejtim dhe minoi besimin e tyre tek shteti, ndaj është e natyrshme që një draft ligj që centralizon dhe kthen në të detyrueshëm lidhjen e biznesit me qeverinë të shkaktojë shqetësim, mosbesim dhe mospranim.

Relacioni për më tej vlerëson që dhoma si subjekt i të drejtës publike që vepron për interes publik ka model të ngjashëm me urdhrat profesionale në vend. Vlerësojmë që ky krahasim është i pavend, sepse urdhrat profesionale lidhen me ushtrimin e një profesioni të caktuar që kërkon të parandalojë dëmtimin e qytetarëve që marrin shërbime të caktuara profesionale nga persona të pautorizuar, të cilët nuk kanë kryer edukimin specifik, nuk kanë kaluar provimet e licensimit dhe nuk kanë etikën e nevojshme për kryerjen e këtyre shërbimeve. Kjo gjë nuk mund të vlejë për bizneset për zhvillimin e të cilave nuk ka nevojë për licensë.

Pasi lexuam me vëmendje projektligjin e rishikuar, ende gjejmë brenda tij pika kritike që nuk janë adresuar e të cilat po i paraqesim si më poshtë:

1. Nga nenet 42 deri 47 ku flitet për Komisionin e Përkohshëm, detyrat e tij, organizimin e zgjedhjeve të para dhe financimin fillestar të Dhomës kuptohet që deri në fund të vitit 2025 (pra një vit e gjysëm) Dhoma është KREJTESISHT në dorë të ministrit përgjegjës. Ajo përcakton se kush janë njerëzit që do ta drejtojnë Komisionin e Përkohshëm dhe përcakton e paguan shpërblimin financiar që ata do të marrin. Ky Komision i përkohshëm, krejtësisht i varur nga ministri përgjegjës, realizon zgjedhjen e parë të Asamblesë dhe organeve drejtuese që ka mandat 4-vjeçar. Pra të paktën edhe për 4 vite të tjera përtej 2025, Dhoma është e ngritur me njerëz që do të jenë të lidhur/ndikuar po ashtu nga ministri përgjegjës/qeveria.

2. Në nenin 11 ku flitet për Tarifën vjetore thuhet se vetëm subjektet biznes i vogël kanë tarifë vjetore 1000 lekë. Për pjesën tjetër të bizneseve tarifa vendoset nga Asambleja e Përgjithshme. Pra diçka e lënë tërësisht evazive dhe pa pikë reference. Po në 2024 e 2025 kur nuk ka akoma asamble, çfarë tarife do të paguajnë këto biznese që nuk janë të vogla?

3. Gjithashtu po në nenin 11, pika 4, thuhet që "anëtarët e dhomave dhe shoqatave bilaterale vërtetojnë dhe njoftojnë anëtarësinë apo regjistrimin e tyre në këto dhoma, pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare". Po çfarë u sjell paraqitja e këtij vërtetimi? Kjo nuk është e shkruar në mënyrë eksplicite. Duhet të lexosh pikën 5 për të marrë vesh indirekt, që këta anëtarë nëse duan të zgjidhen në organet drejtuese të DHEK duhet që të paguajnë kuotën e anetarësisë. Ndërkohë në relacion (fq.7) thuhet diçka tjetër: “liria e organizimit/anëtarësia në [organizata të tjera] nuk mund të shërbejë si shkak për të shmangur tarifën vjetore të regjistrimit në organin publik.

4. Në nenin 14 dhe 15 është përcaktuar që kohezgjatja e mandateve për asamblenë dhe bordin është caktuar të jetë 4-vjeçare. Për asamblenë neni 14 nuk shprehet diçka e saktë për rimandatimin ndërsa për bordin në nenin 16 shkruhet shprehimisht që zgjidhen për periudhë 4-vjeçare me të drejtë rimandatimi. Kjo është një periudhë shumë e gjatë. Drejtuesit e kompanive tona anëtare përgjithësisht qëndrojnë afatshkurtër në vendin tonë dhe kanë mundësi shumë të kufizuara që zgjidhen e përfaqësohen në këto lloj organesh. Bordi e ka të detyruar të mblidhet vetëm 2 herë në vit, gjë që është shumë e pakët, sepse zvogëlon mundësinë e kontrollit të Sekretariatit të Përgjithshëm i cili për më tepër zgjidhet nga bordi me mandat 5-vjeçar dhe të drejtë riemërimi.

5. Në nenin 36 ku flitet për Tarifën e shërbimeve, në pikën 2 thuhet që "Vlera e tarifave përcaktohet me vendim të Bordit dhe me miratim të ministrit përgjegjës për sipërmarrjen". Pra persëri një varësi e PLOTE nga ministri përgjegjës. Kjo dhomë i bie që do të përfaqësojë interesat e biznesit? Apo të ministrit përgjegjës/qeverisë?

Ne vlerësojmë që si në gjendjen e parë që ne e komentuam përmes letrës së përbashkët me organizatat e tjera (11 prill 2024) ashtu edhe në gjendjen aktuale, draft ligji ende cënon të drejtën e biznesit për t’u vetëpërfaqësuar në mënyrë të lirë dhe të pandikuar nga qeveria, çka përbën një cënim të rëndësishëm të lirisë së tregut dhe një precedent të rrezikshëm për vendin tonë.

Me respekt,
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA)

Postuar më: 07.06.2024 02:38

arrow

BASHKIMI I DH. TE TREGT.DHE INDUSTRISE

Në mbështetje të kësaj iniciative dhe për të realizuar një ligj sa më funksional dhe ndërkombëtar, paraqesim komente të tjera shtesë lidhur me këtë draft.

Lënda: Komente referuar neve të draft ligjit për “Dhomën Ekonomike Kombëtare”

Ky draft ligj, ne mendojmë që është shumë i ngjashëm me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, dhe nuk besojme se do të mund të krijojë një dhomë të fortë ekonomike kombëtare.
Ky ligj mban të njëjtin sistem organizimi të dhomave të tregtisë të parashikuar nga me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar. Zgjedhja e organeve drejtuese të Dhomave ekonomike rajonale dhe Dhomës Ekonomike Kombëtare është i krejtësisht e njëjtë me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar. Pra ky draft nuk mund të ketë si objekt krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare, por de facto, ka si objekt dhomat të strukturuara nësoj me sistemin që ekziston sot.
Ligji sjell si risi ngritjen e këshillave sektorialë dhe nënsektorialë, duke mos vajtur larg organizmit që dhomat kanë sot, të bazuar në departamente, që mbulojnë sektorët ekonomikë më të rëndësishëm.
Përcaktimi i disa prej funksioneve të rëndësishme të Dhomës Ekonomike Kombëtare, Dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorialë dhe nën sektorialë, duhet të ishte i qarte dhe pa mbivendosje.
Ky draft nuk parashikon asnjë instrument real lidhur me vjeljen e kuotave të anëtarsësimit, dhe për këtë arsye, mendojmë që sistmi nuk do të ketë nje stabilet ekonomik të qëndrueshëm për të realizuar qëllimin.
Ligji ka probleme lidhur me strukturimin dhe terminologjinë ligjore. Nuk është një draft i thjeshtë në lexim dhe jo më në zbatim. Drafti ka mangësi dhe boshllëqe që dune plotësuar. Funksionet e organeve nuk mund të jenë shteruese sepse për kët• arsye miratohet edhe statuti. Funksionimi i organve mund të rregullohet në statut duke lehtësuar tekstin.

1. Në draftin e paraqitur, neni 1 i tij, “Objekti i ligjit”, përcakton se, objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë të Dhomës Ekonomike Kombëtare, ndërkohë që neni 4 “Dhoma Ekonomike Rajonale”, parashikon funksionimin e dhomave ekonomike rajonale që janë person juridik publik, numri dhe shpërndarja e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, përcaktohen me vendim të ministrit përgjegjës për sipërmarrjen referuar ndarjes administrative territoriale në nivel qarku ose të ngjashëm.
Pra ky ligj nuk ka për objekt vetëm Dhomën Ekonomike Kombëtare pr dhomat.

2. Në draftin e paraqitur, neni 2 i tij “Parimet e përgjithshme”, citohen Dhoma Ekonomike Kombëtare, dhomat ekonomike rajonale dhe këshillat sektorial e ndërsektorial, sikur të ishin organizata të veçanta dhe të pavarura të një sistemi dhomash.

3. Në draftin e paraqitur, neni 3 i tij “Dhoma Ekonomik Kombëtare”, pika 1, duhet të

përcaktohet që: Dhoma Ekonomike Kombբtare është person juridik publik i pavarur.
Pavarësia parashikohet në ligjet e dhomave të vendeve të tjera, në rajon dhe BE dhe është një element thelbësor i pa cënueshëm.

4. Në draftin e paraqitur, neni 5 i tij “Këshillat sektorial dhe ndërsektorial”, trajtohet një formë e mundshme e organizmit të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomave ekonomike rajonale. Kjo formë e mundshme e organizmit nuk ka pse të jetë nen i draft - ligjit por të përcaktohet në Statutin e Dhomës Ekonomike.

5. Në draftin e paraqitur, neni 6, i tij “Këshilli konsultativ” në pikën 1, citohet “sistemi i dhomave”. Pra ky nen percakton që objekti i këtij draft ligji nuk është krijimi i Dhomës Ekonomike Kombëtare, siç parashikon neni 1, por krijon një sistem dhomash.
Lidhur me detajet e organizmit të këtij këshilli, të cituara specifikisht në pikat 1 dhe 2, ato duhet të përcaktohen nga Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare, ashtu siç përcakton pika 3 e këtij neni.

6. Në draftin e paraqitur, neni 7, i tij “Përdorimi i emërtimeve”, pika 2, nuk përcaktohet se si Dhoma Ekonomike Kombëtare do të autorizojë lejimin e përdorimit të emërtimeve. Ky parashikim ka një vlerë të veçantë pasi edhe në ligjin aktual të dhomave të tregtisë nuk është respektuar asnjëhere.

7. Në draftin e paraqitur, neni 8 i tij “Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e Dhomës Ekonomike Kombëtare”, pika 1, nuk mund të përcaktohet “e drejta e bashkëpunimit” me entitete të tjera. Lidhur me sa ky ligj nuk parashikon, kemi propozuar që të shtohet një nen, që në vijim, do ta gjeni të propozuar si neni 9, që do përcaktojë Raportin e Dhomës Ekonomike Kombëtare me organet dhe organizatat e tjera.

8. Pika 2 e nenit 8, gërma c), që parashikon nxitjen e marrëdhëniet ndërmjet këshillave sektorial e ndërsektorial dhe Dhomave Ekonomike Rajonale, nuk bën sens, sa kohë që këshillat sektorial e ndërsektorial janë një formë e mundshme e vet organizmit të dhomave ekonomike rajonale.
Në pikën 2, të nenit 8, duhet shtuar gërma shtesë të cilat parashikojnë këto funksione:
- nisjen e inicitivës për nxjerrje ligji dhe dispozita të tjera ligjore me rëndësi për tregtinë, si dhe masa lidhur me politikat ekonomike;
- ofron mbështetje tregtisë në plotësimin e detyrimeve të cilat dalin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe harmonizimi i legjislacionit vendas me dispozitat e Bashkimit Evropian;
- realizon veprimtari mbi përparimin e konkurencës tregtare në tërësi;
- nxit kërkimin, novacionin dhe zhvillimin e ekonomisë bazuar në shkencë, novatorizëm dhe arritjet bashkëkohore tekniko shkencore.
Gjithashtu, neni 8 duhet plotësuar me pikat si më poshtë:
- ushtron kompetenca të përcaktuara publike të cilat i janë besuar nëpërmjet marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare dhe ligjeve të veçanta;
- Vërtetimet, certifikatat dhe dokumentat e tjera të cilat i lëshon Dhoma Ekonomike Kombëtare për ushtrimin e kompetencave publike, kanë cilësinë e dokumentave publik.

9. Në draftin e paraqitur, mungon një nen i cili trajton Raportin e Dhomës Ekonomike Kombëtare me organet dhe organizatat e tjera. Propozohet për ta shtuar si më poshtë.

Neni 9
Raporti i Dhomës Ekonomike Kombëtare me organet dhe organizatat e tjera

Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkëpunon me Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë, organet kompetente të administratës shtetërore dhe institucionet e grupet e tyre të punës, në lidhje me ceshtjet me interes tregtar dhe konkretisht:
1) Dhoma Ekonomike Kombëtare, duke përfaqësuar interesat e anëtarëve të saj, merr pjesë në përgatitjen e projekt ligjeve dhe dispozitave me rëndësi tregtare, që përfshin edhe dërgimin e qëndrimit të përmbledhur tregtar ndaj ministrisë kompetente;
2) Dhoma Ekonomike Kombëtare përgatit dhe i dërgon ministrisë kompetente analizën e zbatimit të dispozitave të vecanta me rëndësi tregtare me propozimet për përmirësimin e cilësisë së implementimit të këtyre dispozitave;
3) Dhoma Ekonomike Kombëtare i dërgon Qeverisë analizën e zbatimit të dispozitave me vlerë tregtare, me propozimet për përmirësimin e cilësisë së zbatimit të ketyre dispozitave;
Dhoma Ekonomike Kombëtare, në bazë të kërkesës, mund të autorizojë përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në punën e grupeve të punës së organeve të administratës shtetërore dhe të institucioneve sipas paragrafit 1 të këtij neni.
Dhoma Ekonomike Kombëtare me qëllim të vendosjes së dialogut social, bashkëpunon me organizatat punëdhënëse dhe sindikatat e punonjësve sipas ceshtjeve të mbrojtjes ligjore të pozicionit të punës së punonjësve dhe ceshtjeve të tjera me interes të përbashket.
Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkëpunon me instucionet kërkimore shkencore dhe edukative në vend dhe jashtë vendit, për sigurimin e trajnimit bashkohor dhe të pandërprere të anëtarëve të saj.
Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkëpunon me dhoma të tjera tregtare të themeluara në përputhje me këtë ligj si dhe institucione dhe organizata në vend dhe jashtë vendit.
Organet shtetërore, organizatat dhe agjensitë kompetente për punët e regjistrimit të subjekteve tregtare, doganat, statistikat, tregu i punës dhe të tjera, i dërgojnë pa pagesë Dhomës Ekonomike Kombëtare të dhënat me rëndësi për sistemin tregtar.

10. Në draftin e paraqitur, neni 10 i tij “Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e këshillave sektorial dhe ndërsektorial”.
Keshillat Sektoriale dhe nën sektoriale, sipas nenit 6, janë formë e mundshme e organizmit të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomave ekonomike rajonale. Ndërkohë, neni 10, citon gabimisht anëtarësimin në to. Detajet e funksionimit duhet të përcaktohen nga Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Për këtë arsye, kërkohet të rishikohet neni 10 si më poshtë:

Neni 10
“Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e këshillave sektorial dhe ndërsektorial”.
Pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe dhomave ekonomike rajonale krijohen këshillat sektorial dhe ndërsektorial të cilët përfaqësojnë interesat e subjekteve tregtare sipas sektorëve të ekonomisë ku ushtrojnë veprimtarinë.
Regjistrimi i tyre përcaktohet sipas kodit të aktivitetit NACE dhe numrit të subjekteve tregtare sipas kategorive të veçanta të biznesit.

11. Në draftin e paraqitur, neni 11 i tij “Regjistrimi në Dhomën Ekonomike Kombëtare”, nuk garanton një sistem të qëndrueshëm ekonomik, sa kohë nuk saktëson se si do të garantohet vjelja e tarifës vjetore të regjistrimit.
Kushti i vendosur i mos marrjes pjesë në proceset zgjedhore të organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare, dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorial e ndërsektorial, nuk është asnjë pengesë konkrete për bizneset, ku vetëm një numër i ulët e ka këtë interes, gjithashtu, edhe kushti i mos përfitimit të shërbimeve të ofruara nga Dhoma Ekonomike Kombëtare, nuk konsiderohet si detyrues, sa kohë që vet ligji nuk ka parashikuar një listë të shërbimeve, të cilat do të duhet të ofrohen në mënyrë eskluzive nga dhomat, dhe do të konsideroheshin si të nevojshme për bizneset.
Në pikën 6 dhe 7 të nenit 11, citohen dhomat bilaterale dhe multilaterale dhe dhomat dhe shoqatat bilaterle, të cilat nuk gjejnë asnjë përcaktim në këtë ligj.

Një përcaktim i Dhomës tregtare të huaj mund të jetë: “Dhoma tregtare e huaj mund të vendosë përfaqësi në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim të përparimit të lidhjeve të biznesit dhe të shkëmbimit tregtar ndërmjet subjekteve tregtare nga shtetet në të cilat dhoma tregtare është bazuar dhe subjekteve tregtare të cilët janë anëtarë të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Përfaqësia e dhomës tregtare të huaj nuk ka cilësinë e personit juridik”.

12. Në draftin e paraqitur, neni 12i tij “Regjistri”, pika 2 duhet eleminuar se është njësoj me pikën 1.
Ka paqartësi mbi përcaktimet mes Bordit dhe Statutit kush përcakton mbajtjen, formën dhe ruajtjen e regjistrit. mënyrën e mbajtjes dhe pse nuk ndiqet një linjë, ose Bordi ose statuti.

13. Në draftin e paraqitur, neni 19 i tij “Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Kombëtare”, kërkohet eleminimi i përcaktimit të kompetencave të detajuara, sikur në ligjet ndërkombëtare, kompetencat e kësaj figure, përcaktohen në statut dhe ligji nuk mund të jetë shterues. Gjithashtu, të gjitha organet drejtuese duhet të kenë të njëjtë kohë zgjatje të mandatit.
Neni 19 propozohet të ndryshohet si më poshtë:
1. Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Kombëtare emërohet dhe shkarkohet nga Bordi i Dhomës Ekonomike Kombëtare me propozim të Presidentit, me mandat 4 vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë.
2. Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës përfaqëson në nivel administrativ Dhomën Ekonomike Kombëtare me të tretët;
3. Sekretari i përgjithshëm kujdeset për përgatitjen e mbledhjeve të organeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe për zbatimin e vendimeve dhe akteve të tjera të organeve; ndihmon kryetarin në kryerjen e punëve të tij; kryen punë të ndryshme në bazë të Statutit;
4. Sekretari i përgjithshëm përgjigjet për punën e tij përpara Bordit të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Kryetarit.

14. Në draftin e paraqitur, neni 30 i tij “Struktura organizative e këshillave sektorial dhe ndërsektorial” përcaktohem përsëri detaje të krijimit, zgjedhjes, funksionimit, organizmit të mbledhjeve etj. Pasi përcaktohet në nenin 10 të draft ligjit “Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e këshillave sektorial dhe ndërsektorial”, edhe neni 30 konfirmon që ky draft ligj ka probleme lidhur me strukturimin e tij dhe krijon konfuzion midis kush jane organet drejtuese, struktura e tyre dhe funksionet.
Siç edhe kemi përcaktuar më sipër, lidhur me problematikat që paraqet neni 9 dhe 10 dhe propozimet tona mbi to, kjo formë e mundshme e organizmit nuk ka pse të jetë nen i draft - ligjit por të përcaktohet në Statutin e Dhomës Ekonomike.
Propozohet që neni 30 të eleminohet.

15. Në draftin e paraqitur, neni 32 i tij “Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare”, përcaktimet në ligj nuk mund të paraqiten të listuara si shteruese ndërkohë që statuti është akti që plotëson dhe saktëson cfarë ligji nuk ka përcaktuar por mund të trajtojë edhe çeshtje të tjera me vlerë për mirë funksionimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Neni 32 propozohet të ndryshohet si më poshtë:

Me statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare rregullohen nga afër të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësia e anëtarëve; detyrat; format e punësimit dhe të organizimit; gama e veprimeve dhe kompetencat e organeve; përbërja, numri i anëtarëve, mënyra e zgjedhjes; mënyra e menaxhimit dhe e vendimarrjes; përmbajtja dhe mënyra e realizimit të bashkëpunimit me organet kompetente shtetërore dhe organizatat e tjera; përmbajtja dhe mënyra e bashkëpunimit me dhomat tregtare dhe organizime të ngjashme në vend dhe jashtë vendit; publikimi i punës dhe informimi i anëtarëve; mënyra e sigurimit të mjeteve të punës; pozicioni dhe detyrat e shërbimeve speciale; procedura e nxjerrjes dhe perpilimit të statutit dhe akteve të tjera të përgjithshme si dhe çeshtje të tjera me vlerë për mirë funksionimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare publikohet në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Aktet e përgjithshme të dhomave ekonomike rajonale duhet të jenë në përputhje me statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.

16. Në draftin e paraqitur, neni 37 i tij “Krijimi i të ardhurave dhe pasuritë e luajtshme e të paluajtshme”, propozojmë të shtohet edhe një pikë. Duke qënë që sot, sistemi i dhomave gjendet pa seli në pronësi të vetën, kërkojmë që shteti t’i ofrojë në përdorim ose në pronësi selinë ku të zhvillojë aktivitetin e saj pa asnjë shpenzim. Sot, dhomat e tregtisë në vendet e tjera, zhvillojë aktivitetin e tyre në seli dhe ambjente prestigjozë që kanë në pronësi, në pjesën më të madhe, këto ambjente janë kaluar në pronësi nga shteti.
Nenit 37 propozohet t’i shtohet një pikë me tekstin si më poshtë:

“Dhomës Ekonomike Kombëtare, shteti do t’i garantojë një seli në përdorim ose pronësi dhe pa asnjë shpenzim, ku të zhvillojë aktivitetin e saj.”

17. Në draftin e paraqitur, neni 41 deri në nenin 48 parashikon “Dispozitat e fundit dhe kalimtare”, nga të cilat, neni 41 deri në nenin 46, rregullojne aktivitetin e dhomave, deri më 31 dhjetor 2025.
Të gjitha këto nene janë në shkelje të plotë të autonomisë funksionale të dhomave.
Në të gjitha ndryshimet ligjore të dhomave që funksionojnë në vendet e tjera dhe në rajon që kemi analizuar, dispozitat kalimtare dhe periudha kalimtare përcaktojnë që organizimi, aktet e përgjithshme dhe organet, do të përshtaten më dispozitat e e parashikuara nga ligji i ri, brenda një periudhe kohore nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.
Nuk kemi parë asnje model ku struktura të krijuara nga shteti, të mbivendosen mbi dhomat ku cenohet parimi bazë i autonomisë funksionale të dhomave, parim ky i parashikuar në të gjitha ligjet e dhomave kudo ku ato ekzistojnë.

18. Në këtë draft, neni 42, parashikon “Komisioni i Përkohshëm Teknik” i ngritur nga Ministri përgjegjës për sipërmarrjen brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, me përbërje të 5 anëtarëve të emëruar nga vetë ministri. Te Komisioni i Përkohshëm Teknik, dhomat aktuale duhet të raportojnë në mënyrë të detajuar në lidhje me aktivitetin e tyre deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në bashkëpunim me dhomat, ky komision do të miratojë planin e veprimit për periudhën tranzitore deri në certifikimin e zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Me fillimin e procesit të parë zgjedhor, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, të krijuara në çdo qark dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që kanë funksionuar sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, do të vijojnë veprimtarinë e tyre në dakordësim të plotë me Komisionin e Përkohshëm Teknik.
Gjatë periudhës 3 mujore të zgjedhjeve deri në certifikimin e zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare, veprimtaria e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, të krijuara në çdo qark dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që do të jetë e kufizuar sipas rregullave dhe përcaktimeve të miratuara në rregulloren e përkohshme zgjedhore, të parashikuar në nenin 44, pika 2, të këtij draft ligji. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji deri në zgjedhjen e organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhomat aktuale te tregtisë që kanë funksionuar sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, marrin përsipër të drejta dhe detyrime edhe të reja, si dhe kryejnë veprime financiare me palë të treta, me dakordësimin e kryetarit të Komisionit të Përkohshëm Teknik.

Të gjitha pikat e nenit që përmblodhëm në pikën 17, evidentojnë qarte se dispozitat kalimtare të këtij drafti kanë vetëm për qëllim kryerjen sa më parë të zgjedhjeve të reja të organeve drejtuese të dhomave, ndërkohë që, në të gjitha ndryshimet ligjore të dhomave që funksionojnë në vendet e tjera dhe në rajon që kemi analizuar, me fillimin e zbatimit të ligjit të ri, të gjitha organet e zgjedhura nga vet biznesi, do të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e përcaktuara nga ligj i ri deri në përfundim të mandatit të tyre duke e konsideruar periudhë kalimtare kohën deri në përfundim të mandatit të përcaktuar sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, dhe vullnetit të votës që i ka përzgjedhur.
Ndryshimi i emërtimeve të organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombetaredhe dhomave ekonomike rajonale hyjnë në fuqi në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sa herë që në ligjet e posaçme referohet në shprehjen “Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqiperise” referenca konsiderohet e bërë në “Dhoma Ekonomike e Shqipërisë”.
Gjithashtu, po në bazë të praktikave të vendeve të tjera dhe rajonit, nga dita e hyrjes në fuqi të një ligji të ri të dhomave, dhomat sipas ligjit të vjetër do të vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarinë sipas përcaktimeve të parashikuara nga ligji i ri.
Për sa më sipër, ky draft ligji duhet të respektojë autonominë funksionale të dhomave, parim bazë i funksionimit të dhomave kudo në botë.
Propozojmë gjithashtu që Dhomat e ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të harmonizojnë statutet e tyre me dispozitat e këtij ligji, ndërsa organizimin, aktet e tjera të përgjithshme dhe organet, do t’i përshtasin më dispozitat e ketij ligji në afatin prej dymbëdhjetë muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Propozojmë që dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, duhet të inkorporohen me Dhomën Ekonomike Kombëtare në qoftë se do të plotësojnë parashikimet të përcaktuara në ligjin e ri dhe brenda afateve të përcaktuara.
Propozojmë gjithashtu që, dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të pushojnë së ekzistuari në qoftë se nuk kryejnë përshtatjen në afatin e parashikuar me ligj.
Në qoftë se dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, pushojnë së ekzistuari, sepse nuk kanë kryer pershtatjen në afatin e percaktuar, mbetja likujduese i kalon dhomës Ekonomike Kombëtare.
Deri në përshtatjen me këtë ligj organizimi, aktesh dhe organesh, dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, dhe organet e tyre vazhdojnë të punojnë në mënyrën dhe kushtet sipas të cilave janë themeluar.

19. Në këtë draft, neni 44, parashikon “Organizmi i zgjedhjeve të para”.
Edhe ky nen është në shkelje të plotë të autonomisë funksionale të dhomave, parim bazë i
funksionimit të dhomave të tregtisë. Siç edhe u shprehëm në pikën 17, në të gjitha ndryshimet ligjore të dhomave që funksionojnë në vendet e tjera dhe në rajon që kemi analizuar, me fillimin e zbatimit të ligjit të ri, të gjitha organet e zgjedhura nga vet biznesi, do të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e përcaktuara nga ligj i ri deri në përfundim të mandatit të tyre dhe duke patur një transformim natyral sipas dispozitave të ligjit të ri. Pikërisht për këtë, ky nen krijon një precedent të shkeljes direkte të autonomisë funksionale të nje entiteti të ngritur me anë të përzgjedhjes dhe votimit për të zhvilluar funksionet e përcaktuara nga ligji me një mandat 4 vjeçar.

Neni 44, shkel drejtpërdrejtë autonominë funksionale të dhomave, sa kohë që parashikon krijimin e strukturave si komisioni i përkohshëm zgjedhor, i cili ngrihet nga Komisioni i Përkohshëm Teknik për të organizuar zgjedhjet e para të Dhomës Ekonomike Kombëtare, dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorial e ndërsektorial në nivel kombëtar dhe rajonal, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ndërkohë që vet Ministri përgjegjës për sipërmarrjen miraton rregulloren e përkohshme zgjedhore të propozuar nga Komisioni Përkohshëm Teknik brenda 1 muaji.

Pra neni 44 nuk respekton as vetë dispozitat e draft ligjit në objekt, sa kohë që draft ligj ka parashikuar dispozita të qarta mbi zgjedhjet e organeve, organizimin e zgjedhjeve, komisionin e zgjedhjeve, afatet, procedurat etj.

20. Ne nuk jemi kundër krijimit të një “Komisioni i Përkohshëm Teknik” me anëtarë të emëruar sipas nenit 42 të draftit në ojket, por ky komision duhet të ketë funksione konsultuese dhe mbështetëse, gjatë fazës së strukturimit te dhomave në periudhën kalimtare, për të realizuar qëllimin e vetëm të forcimit dhe mirë funksionimit të dhomave, nëbazë të ligjit të ri.
Komisioni i Përkohshëm Teknik nuk mund të cënojë autonominë funksionale, të mbivendoset apo të përfaqsojë entitetin e organizmit të sipërmarrjes, brenda vendit, jashtë apo me të tretë.
Ky komision duhet të ndihmojë dhomat gjatë fazës së trasformimit të tyre natyral, dhe brenda datës 31 dhjetor 2025.

Me respekt
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Postuar më: 09.06.2024 09:36

arrow

DHOMA E TREGTIS DHE INDUS QARKU GJIROKAS

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Qarku Gjirokaster

Gjirokaster, 6 Shkurt 2024

PROJEKTLIGJ

PËR DHOMËN EKONOMIKE KOMBËTARE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombetare si dhe Dhomave Ekonomike Rajonale.

Neni 2
Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Dhoma” është Dhoma Ekonomike, që organizohet dhe vepron sipas këtij ligji.
2. “Dhoma Ekonomike Kombëtare”që mbulon gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
3 “Dhoma Ekonomike Rajonale” që organizohet, sipas ndarjes territoriale në bazë qarku.
4. “Dhomat sektoriale” janë dhomat që krijohen sipas sektorëve të ekonomisë në Dhomën Ekonomike Kombëtare dhe Dhomën Ekonomike Rajonale.
5. “Subjektet tregtare” janë të gjithë personat juridikë dhe fizikë që ushtrojnë aktivitet në Republikën Shqipërisë.
5. “Ministri” është ministri përgjegjës për ekonominë.
6. “Organ mbikëqyrës” është ministria përgjegjëse për ekonominë.

Neni 3
Regjistrimi

Regjistrimi në Dhomën e Ekonomike Kombëtare në përputhje me këtë ligj është e detyrueshme per të gjitha subjektet tregtare që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Struktura përbërëse e regjistrit të dhomës organizohet sipas sektorëve kryesor ekonomikë/degë.
Sektorët ekonomikë mbi bazën e të cilëve do të organiohet dhe zhvillohet veprimtaria e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale do të jenë:
 Tregti( Dhoma e Tregtisë);
 Industri (Dhoma e Industrisë)
 Turizëm (Dhoma e Turizmit)
 Ndërtim; (Dhoma e Ndërtimit)
 Shërbime; ( Dhoma e Shërbimeve)
 Transport-Telekomunikacion/IT ( Dhoma e transportit-telekomunikacionit/IT)

-Të gjitha subjektet tregtare, sipas përcaktimit të këtij neni, detyrohen të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në zbatim të pikës 3, të nenit 43, të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, edhe dokumentin që vërteton pagesën e regjistrimit vjetor.
-Kuota dhe procedura e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare për të gjitha subjektet tregtare vendoset me vendim të Asmblesë së Përgjithshme të Dhomës Ekonomike Kombëtare .
-Subjektet tregtare janë të detyruara që të kryejnë regjistrimin vjetor brenda datës 31 Mars të çdo viti.
- Qendra Kombëtare e Biznesit nuk mund të kryejë shërbime për subjektet tregtare që nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor sipas këtij ligji.
-Organi mbikqyrës i veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare, monitoron zbatimin e këtij detyrimi ligjor.


KREU II
DHOMA EKONOMIKE KOMBËTARE

Neni 4
Statusi juridik dhe organizimi

Dhomat Ekonomike Kombëtare janë persona juridik publikë, që nuk ushtrojnë aktivitet fitimprurës.
Dhoma Ekonomike Kombëtare krijohet dhe funksionon në territorin e Republikës së Shqipërisë .

Neni 5
Objekti i Veprimtarisë

Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkërendon punën e Dhomave Ekonomike Rajonale, Dhomave Bilaterale dhe grupeve të vecanta të biznesit në nivel kombëtar.
Dhoma Ekonomike Kombëtare ka këtë objekt veprimtarie:
-Të përfaqësojë dhe të promovojë interesat e përgjithshme të anëtarëve të saj,të Dhomave Ekonomike Rajonale për zhvillimin e ekonomise, tregtisë dhe industrisë në nivel kombëtar.
-Të nxisë marrëdhëniet me organizatat simotra të vendeve të tjera.
-Të mbledhë, të përpunojë dhe të shpërndajë të dhëna tregtare në nivel kombëtar, duke krijuar sistemin e vet të të dhënave për tregtinë, industrinë dhe investimet.
-Të marrë të dhëna dhe shkëmbejë informacion me Qendrën Kombëtare të Biznesit, për gjendjen dhe ndryshimet në regjistrin tregtar;
-Të mbajë kalendarin dhe regjistrin e panaireve që organizohen në Republikën e Shqipërisë;
-Të organizojë, të administrojë dhe të financojë ekspozita dhe panaire, kurse kualifikimi profesional dhe trajnime në nivel kombëtar, si dhe çdo veprimtari tjetër në interes të dhomave ekonomike rajonale, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe me legjislacionin në fuqi;
-Të propozojë nisma ligjore me karaketer ekonomik pranë institucioneve përgjegjëse.
- Mbështetja për tregtinë dhe sipërmarrjen në plotësimin e detyrimeve të cilat dalin nga proçesi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe harmonizimi i legjislacionit vendas me dispozitat e Bashkimit Evropian;
- Nxitja dhe bashkëpunimi ekonomik tregtar me jashtë, duke promovuar potencialet ekonomike tregtare dhe të tërheqjes së investimeve të huaja;
- Ndërmarrja e nismave dhe veprimtari per nxitjen e konkurrueshmerisë në tërësi;
-Ngritjen dhe funksionimin Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit;
- Çdo suport në interes të antaresisë për zhvillimin infrastrukturës teknologjike dhe shoqërisë së informacionit;
- Mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm për një ekonomi “green”, duke harmonizuar interesin ekonomik dhe social te antarësisë me atë mjedisor;
- Hartimi dhe zbatimi i programeve të edukimit dhe kualifikimit profesional në mbështetje të sipërmarrjes, duke zbatuar kodin e etikës në biznes;
- Bashkëpunimi me Qeverinë, Kuvendin, organet përgjegjëse të administratës publike dhe institucionet si dhe grupet e tyre teknike të punës për çështjet me interes ekonomik dhe tregtar konkretisht:

1.Duke përfaqësuar interesat anëtarësisë dhe rrjetit te dhomave ekonomike rajonale, për konsultimet, përgatitjen e kuadrit ligjor dhe dispozitave të tjera me rëndësi ekonomike-tregtare, që përfshin edhe dërgimin e qëndrimit të unifikuar të zërit të sipërmarrjes ndaj ministrisë përgjegjëse dhe qeverisë;

2.Bashkëpunimi nëpërmjet përfaqësimit në grupet teknike të punës me administratën publike dhe insititucionet përgjegjëse të saj, për hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor për çështje të ekonomisë dhe investimeve;

3. Për zhvillimin e dialogut social, bashkëpunon me organizatat punëdhënëse dhe sindikatat e punonjësve sipas çështjeve të mbrojtjes ligjore të pozicionit të punës së punonjësve dhe çështjeve të tjera me interes të përbashket;

4.Bashkëpunimi me instucionet kërkimore shkencore dhe edukative në vend dhe jashtë vendit, për sigurimin e informacionit dhe trajnimit bashkohor dhe të pandërprerë për rrjetin e dhomave ekonomike rajonale dhe antarësinë sipas sektorëve ekonomikë;

-Organet shtetërore, organizatat dhe agjensitë kompetente për çështje të regjistrimit të subjekteve tregtare, doganat, statistikat, tregu i punës dhe të tjera, i dërgojnë Dhomës Ekonomike Kombëtare, informacionin e nevojshëm për tregtinë dhe sipërmarrjen dhe pa pagesë;
-Dhoma Ekonomike Kombëtare mund të ushtrojë edhe funksione të tjera, që i delegohen nga organet shtetërore, nga ligje të tjera apo nga marrëveshjet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.

Neni 6
Vendndodhja

Selia e Dhomës Ekonomike Kombëtare ndodhet në Tiranë.
Qeveria shqiptare është e detyruar të pajisë me zyra Dhomën Ekonomike Kombëtare si dhe Dhomat Ekonomike Rajonale në përputhje me nevojat e tyre.
Dhoma Ekonomike Kombëtare, në përputhje me Statutin, mund të themelojë përfaqësitë e saj jashtë shtetit, në qoftë se kjo është në interes të anëtarëve të saj;

Neni 7
Regjistrimi për grupet e biznesit

Regjistrimi në Dhomën Ekonomike Kombëtare është i detyrueshëm për të gjitha grupimet, shoqatat në nivel kombëtar dhe dhomat bilaterale sipas këtij ligji.

Neni 8
Statuti

Veprimtaria e Dhomës Ekonomike Kombëtare, rregullat për zgjedhjen, funksionimin dhe organizimin e organeve të saj, marrëdhëniet ndërmjet tyre, si dhe aktet që ato nxjerrin, rregullohen nga statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare. Statuti duhet të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi dhe përmban:
1.Adresën e selisë së Dhomës Ekonomike Kombetare, fushën e veprimtarisë, anëtarësimin, kriteret dhe kuotën e anëtarësimit, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të saj.
2.Organizimin, funksionet, përbërjen dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese.
3.Mënyrat e funksionimit të organeve drejtuese, ku përfshihen: rregullat, procedurat e zgjedhjes dhe të shkarkimit të organeve drejtuese të Dhomës dhe të komisionit të auditimit.
4.Përcaktimin e kuorumit të nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjeve dhe të vendimmarrjes së organeve të Dhomes Ekonomike Kombëtare.
5.Burimet financiare, mënyrën e administrimit dhe të kontrollit të tyre, përfaqësimin dhe marrëdhëniet e Dhomës me të tretët.
6.Rregullat për organizimin e mbledhjeve, të njoftimit, për pjesëmarrjen, mënyrën e proçedurën e votimit për marrjen e vendimeve.
7.Mënyrën e miratimit të ndryshimeve të statutit.
8.Marrëdhëniet me organin mbikëqyrës.
9.Asambleja, me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të vet, miraton statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe ja paraqet Ministrit për ekonominë për miratim brenda 30 ditëve.
10.Statuti hyn në fuqi vetëm pas miratimit nga Ministri për ekonominë , i cili, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, duhet ta miratojë atë ose t’i kërkojë Dhomës Ekonomike Kombëtare ndryshimin e dispozitave, që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
-Statuti konsiderohet i miratuar nëse ministri nuk kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës.
11.Mban regjistrin dhe kalendarin e organizimit të panaireve dhe ekspozitave në Republikën e Shqipërisë.
Dispozitat e këtij neni vlejnë dhe për ndryshimet në statut.

Neni 9
Organet drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare

Organet e Dhomës Ekonomike Kombëtare janë:

-Asambleja e Përgjithshme
- Bordi ekzekutiv
- Presidenti
- Komisioni i auditimit
- Drejtori ekzekutiv
-Sekretari i Përgjithshëm

-Asambleja e Përgjithshme, bordi ekzekutiv dhe presidenti kanë mandat 5 vjecar .


Neni 10
Përbërja e Asamblesë së Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Ekonomike Kombëtare zgjidhet një herë në 5 vjet. Ajo ka jo më shumë se 121 anëtarë. Përfaqësimi i anëtarëve të secilës Dhomë Ekonomike Rajonale në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Ekonomike Kombëtare është në proporcion me numrin e anëtarëve dhe anëtarëve të dhomave sektoriale që ato përfaqësojnë.
-Kriteri për përcaktimin e numrit të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme në Dhomën Ekonomike Kombëtare nga Dhomat Ekonomike Rajonale do te jetë sipas numrit të subjekteve të regjistruara në selinë e QKB dhe të dhënave të INSTAT për selitë e subjekteve tregtare.
-Anëtarët e asamblesë duhet të jenë të autorizuar nga Dhoma Ekonomike Rajonale që përfaqësojnë, për të ushtruar të drejtën e votës në Asamblenë e Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Neni 11
Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme

Asambleja ka këto kompetenca:
1. Shqyrton dhe përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare.
2. Miraton statutin dhe ndryshimet e tij dhe ia dërgon ato për miratim ministrit përgjegjës për ekonominë.
3. Zgjedh nga anëtarët, me votime të fshehta e të veçanta, me shumicë të thjeshtë të votave, Bordin Ekzekutiv, Drejtorin Ekzekutiv dhe Komisionin e Auditimit, sipas nenit 11 të këtij ligji, kriteret e të cilit vlejnë edhe për Dhomën Ekonomike Rajonale.
4. Miraton programin dhe buxhetin vjetor.
5. Shqyrton e miraton raportin vjetor ekonomik dhe financiar të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
6. Miraton fondin financiar të Dhomave Ekonomike Rajonale bazuar në regjistrimin vjetor të subjekteve tregtare, në përqindje me numrin e tyre .
7. Miraton akte të ndryshme për funksionimin dhe organizimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
8. Miraton marrëveshjen e anëtarësimit, me dhomat bilaterale dhe shoqata ne nivel kombtar të përcaktuara në këtë ligj.


Neni 12
Thirrja e Asamblesë së Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme mblidhet jo më pak se 1 herë në vit. Të drejtën për ta mbledhur asamblenë e kanë Presidenti i Dhomës Ekonomike Kombëtare, Bordi Ekzektiv apo kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve të saj.
Presidenti i Dhomës Ekonomike Kombëtare drejton mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme.
Kur Presidenti, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës nga subjektet e përcaktuara në paragrafin e mësipërm, nuk e mbledh asamblenë, atëherë kërkuesit kanë të drejtë ta mbledhin vetë asamblenë, duke përcaktuar datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes. Statuti përcakton rregullat për mënyrën e njoftimit dhe të organizimit të mbledhjes së asamblesë.
Mbledhja e asamblesë është e vlefshme kur në të marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të saj.
Vendimet e asamblesë, me përjashtim të rasteve kur zgjidhet Bordi Ekzektutiv, Presidenti dhe Anëtarët e Komisionit të Auditimit, vlerësohen të vlefshme kur për to votojnë pro shumica e të pranishmëve. Vendimet e asamblesë shënohen në një procesverbal dhe nënshkruhen nga Presidenti dhe Sekretari i Mbledhjes.
Neni 13
Bordi Ekzekutiv dhe Kompetencat e tij

1. Bordi është organi ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe ushtron këto kompetenca:
2. Miraton programet e punës, që lidhen me objektivat dhe kompetencat e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
3. Miraton strukturën organizative dhe personelin tekniko-administrativ të Dhomës Ekonomike Kombëtare, si dhe funksionet dhe pagat e punonjësve.
4. Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të administratës së Dhomës Ekonomike Kombëtare.
5. Propozon ndryshimet në statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
6. Shqyrton programin vjetor financiar dhe buxhetin, përpara se t’i paraqitet asamblesë për
7. miratim.
8. Cakton buxhetin për Dhomat Ekonomike Rajonale që buron nga kuotizacioni i subjekteve tregtare. Vendos rregullat për përdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre.
9. Merr vendime për çështje që shtrohen për shqyrtim në kryesi nga Presidenti dhe/ose Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Kombëtare.
10. Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të asamblesë, për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare.
11. Bordi ekzekutiv nxjerr çdo akt tjetër për realizimin e funksionit dhe të veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare, të parashikuar nga ligji ose statuti, për aq sa nuk cënojnë kompetencat e Asamblesë ose të Presidentit.


Neni 14

Përbërja e e Bordit Ekzekutiv

Bordi Ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Kombëtare përbëhet nga 21 anëtarë.

Bordi Ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Kombëtare përbëhet nga:
1. 12 kryetarët e Dhomave Ekonomike Rajonale
2. 6 kryetarë nga Dhomat Sektoriale
3. Presidenti i Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe
4. 2 anëtarë të tjerë që zgjidhen nga Asambleja e dhomës me votim të thjeshtë.

Bordi ekzekutiv, si rregull, mblidhet jo më pak se një herë në 3 muaj nga Presidenti.
Bordi ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Kombëtare mblidhet edhe me kërkesë të Drejtorit Ekzekutiv, si dhe kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve të tij.
Mbledhja e Bordit Ekzekutiv është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet janë të vlefshme kur për to votojnë pro shumica e antarëve të pranishëm.


Neni 15
Presidenti

-Roli i presidentit është rol honorifik dhe ceremonial, gëzon të drejtën e mbulimit të shpenzimeve në ushtrim të aktiviteve në funksion të Dhomës Ekonomike Kombëtare.

-Presidenti drejton mbledhjen e Asamblesë dhe të Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe gëzon të drejtën e një vote.

-Presidenti mbulon përfaqësimin ceremonial me të tretët .

-Emëron dhe delegon përfaqësues të Dhomës në organizma, komisione borde, përfaqësi etj.


Neni 16
Zv/Presidenti i Dhomës

-Zv/Presidenti i Dhomës emërohet nga Bordi Ekzektiv i Dhomës. Duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë dhe të mos ketë qenë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale.

-Zv/Presidenti është titull honorifik dhe kryen funksionet e presidentit në rastet kur ai mungon.

-Roli, funksionet dhe përgjegjësitë e zv/Presidenti përcaktohen në statutin e Dhomës.


Neni 17
Komisioni i Auditimit

Komisioni i auditimit zgjidhet për një periudhë 5-vjeçare dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nga të cilët njëri prej tyre ekspert kontabël i autorizuar dhe emërohet nga ministri përgjegjës për ekonominë, ndërsa tre të tjerët zgjidhen nga asambleja e Dhomës Ekonomike Kombëtare, me profesion jurist dhe ekonomist.
-Komisioni i Auditimit ka për detyrë të kontrollojë, në vazhdimësi, veprimtarinë ekonomiko-financiare të Dhomës dhe të raportojë në mbledhje vjetore të asamblesë për administrimin e mjeteve dhe të burimeve financiare të Dhomës.
-Pas miratimit në Asamble, raporti i komisionit të auditimit i dërgohet për njoftim Ministrit përgjegjës për ekonominë, që publikohet edhe në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike Kombëtare.


Neni 18
Drejtori Ekzekutiv

Drejtori ekzekutiv kryen këto funksione:
-Përfaqëson Dhomën Ekonomike Kombëtare me të tretët.
-Organizon, drejton dhe mbikqyr drejtpërsëdrejti aktivitetin e administratës së Dhomës, si dhe ndan detyrat për çdo departament apo njësi tjetër të kësaj administrate, sipas përcaktimeve të Rregullores së Dhomës.
-Harton programet e punës, që lidhen me detyrat dhe objektivat e Dhomës.
-Propozon strukturën organizative të aparatit administrativ të Dhomës, funksionet dhe pagat e punonjësve të këtij aparati.
- Propozon rregulloren e brendshme të aparatit administrativ të Dhomës.
-Përgatit programin vjetor financiar dhe buxhetin përpara se t’i paraqitet asamblesë për miratim.
-Propozon rregullat për përdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre
-Paraqet çdo vit para bordit ekzekutiv dhe Asamblesë raportin vjetor të aktivitetit të Dhomës si dhe projektprogramin për vitin e ardhshëm;
-Organizon punën për zbatimin e vendimeve të Asamblesë dhe të Kryesisë;
-Drejtori ekzekutiv emërohet dhe shkarkohet nga bordi ekzekutiv me propozim te presidentit dhe miratohet në bordin ekzekutiv me shumicë të thjeshtë të votave.

Neni 19
Sekretari i Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Kombëtare propozohet nga bordi ekzekutiv dhe emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Sekretari i Dhomës ka këto kompetenca:
-Njofton periodikisht organin mbikëqyrës për veprimtarinë e Dhomës.
-Ndjek respektimin nga Dhoma Ekonomike Kombëtare të dispozitave të këtij ligji dhe kuadrit ligjor në fuqi.
-Ndjek zbatimin e vendimeve të Bordit ekzektiv dhe të Asamblesë së Dhomës.
-Mban pergjegjesi per procedurat e regjistrimit të subjekteve tregtare në zbatim të këtij ligji.
-Ushtron çdo kompetencë tjetër, të parashikuar me ligj.
-Në rastet kur vëren shkelje të ligjshmërisë në vendimet e marra nga organet drejtuese të Dhomës, njofton organin mbikëqyrës për veprimtarinë e Dhomës, të cilët, brenda 30 ditëve nga vënia në dijeni, u kërkon këtyre organeve rishikimin e vendimeve të marra.






Neni 20
Buxheti dhe financimi i Dhomës Ekonomike Kombëtare

Dhoma Ekonomike Kombëtare çdo vit kalendarik harton buxhetin e vet vjetor. Të ardhurat e Dhomës Ekonomike Kombëtare realizohen nëpërmjet:
-Tarifës së regjistrimit të subjekteve tregtare
-Shërbimeve nga veprimtaria e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
-Kontributeve të donatorëve vendas dhe të huaj.
-Burimeve të tjera, të cilat nuk bien ndesh me këtë ligj dhe kuadrin ligjor në fuqi.

Me qëllim ofrimin e transparencës dhe të informimit të anëtarëve të saj dhe të publikut, Dhoma Ekonomike Kombëtare publikon çdo vit në faqen e saj të internetit buxhetin e vitit aktual të miratuar nga Asambleja dhe pasqyrën e realizimit faktik të buxhetit të vitit paraardhës.



KREU III
DHOMA EKONOMIKE RAJONALE

Neni 21
Statusi juridik dhe organizimi

Dhoma Ekonomike Rajonale është person juridik publik, që nuk ushtron aktivitet fitimprurës.
Dhomat Ekonomike Rajonale krijohen sipas rajoneve me bazë qarku.

Neni 22
Objekti i veprimtarisë


Objekti i veprimtarisë i Dhomës Ekonomike Rajonale është:

-Përfaqësimi i interesave ekonomike dhe juridike të anëtarëve të tyre që janë në juridiksionin e saj, për të kontribuar në shmangien e tyre ne konfliktet e punës dhe për të nxitur masat për këtë qëllim veçanërisht nga institucionet përkatëse;
- Shkëmbimi i informacionit me Dhomën Ekonomike Kombëtare, administratën publike, për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në Rajonin ku ushtron veprimtarinë;
- Bashkëpunimi me ekspertë për ngritjen dhe organizimin e institucioneve për promovimin e ekonomisë apo sistemit të edukimit profesional dhe sistemit te trajnimeve duke bashkëpunuar me insititucionet përkatese;
-Shkëmben informacion dhe marrëdhënie me organet përfaqësuese ligjore, institucionet ndërkombëtare, organizata në vende të tjera.
-Siguron të dhëna statistikore për të gjithë sektorët ekonomikë për anëtarët që janë në juridiksionin e saj;
-Propozon nisma ligjore me karakter ekonomik në organet e pushtetit lokal;
- Këshillon, mbështet dhe përfaqëson anëtarët e saj brenda fushës që përcakton ky ligj për çështjet ekonomike;
- Siguron informacion për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me themelimin dhe zgjerimin, kapacitetet teknologjike dhe eksportuese të bizneseve, për këshillimin dhe bashkëpunimin në projekte në përfitim të antarësisë së saj.

Dhomat Ekonomike Rajonale janë gjithashtu përgjegjëse për:

- Mbështetjen dhe promovimin e veprimtarisë së dhomave sektoriale sipas përcaktimit të nenit 3 të këtij ligji.
-Promovimin dhe realizimin e shërbimeve me interes të përgjithshëm në dobi të subjekteve tregtarë të saj;
- Organizimin dhe pjesëmarrjen në panaire dhe ekspozita me karakter vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Mendime, propozime dhe vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike, të ndërmarra nga administrata qendrore, vendore dhe subjektet e tjera publike, përmbajtja e të cilave prek interesat e çdo dege dhe gjithë subjekteve tregtarë të saj.
-Çdo veprimtari apo shërbim tjetër, që i ngarkohet nga Dhoma Ekonomike Kombëtare.

Neni 23
Regjistri i Dhomës Ekonomike Rajonale

Dhoma Ekonomike Rajonale mban regjistrin e subjekteve tregtare që ka në juridiksionin e saj. Forma e këtij regjistri dhe mënyra e mbajtjes së tij përcaktohen nga Dhoma Ekonomike Kombëtare.
Të dhënat e regjistrit duhet të jenë në formë të shkruar dhe elektronike dhe ruhen sipas rregullave të përcaktuara në statut, në përputhje me legjislacionin për arkivat.

Neni 24
Statuti

Veprimtaria e Dhomës Ekonomike Rajonale, rregullat për zgjedhjen, funksionimin dhe organizimin e organeve drejtuese të saj, marrëdhëniet ndërmjet tyre, si dhe aktet që ato nxjerrin rregullohen nga statuti i Dhomës. Statuti duhet të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe i miratuar nga Asambleja e Dhomës Ekonomike Rajonale.
Statuti duhet të përfshijë :
1. Adresën e selisë së Dhomës Ekonomike Rajonale, fushën e veprimtarisë, regjistrimin e subjekteve, kriteret dhe kuotën e regjistrimit , të drejtat dhe detyrat e subjekteve tregatare të saj.
2. Mënyrën e organizimit, funksionet, përbërjen dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese.
3. Mënyrat e funksionimit të organeve drejtuese, ku përfshihen rregullat, procedurat e zgjedhjes dhe të shkarkimit të organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Rajonale dhe të Komisionit të Auditimit.
4. Përcaktimin e kuorumit të nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjeve dhe të vendimmarrjes së organeve të Dhomës Ekonomike Rajonale.
5. Burimet financiare që vijnë nga Dhoma Ekonomike Kombëtare dhe burimet e tjera, mënyrën e administrimit dhe të kontrollit të tyre, përfaqësimin dhe marrëdhëniet e Dhomës me të tretët.
6. Rregullat për organizimin e mbledhjeve, njoftimin, pjesëmarrjen, mënyrën dhe procedurën e votimit për marrjen e vendimeve.
7. Mënyrën e miratimit të ndryshimeve në statut.
8. Marëdhëniet me Dhomën Ekonomike Kombëtare dhe organin mbikëqyrës.

Neni 25
Miratimi i statutit
Statuti i Dhomës Ekonomike Rajonale miratohet me shumicë te thjeshtë nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Ekonomike Rajonale. Pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme, statuti dërgohet pranë organit mbikqyrës për miratim lidhur mbi përputhshmërinë ligjore.asa
Statuti hyn në fuqi në rastet kur organi mbikqyrës nuk shprehet brenda 30 diteve nga dita e dërgimit zyrtar në protokollin e organit mbikqyrës.
Në rastet kur organi mbikqyrës kërkon rishqyrtimin e statutit në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dhoma Ekonomike Rajonale është e detyruar t’i nënshtrohet procesit të rishqyrtmit në zbatim të nenit 42 të këtij ligji.

Neni 26
Organet Drejtuese të Dhomës Ekonomike Rajonale

Organet drejtuese të Dhomës Ekonomike Rajonale janë:
-Asambleja e Përgjithshme
- Bordi ekzekutiv
- Presidenti
- Komisioni i auditimit
- Drejtori ekzekutiv
-Sekretari i Përgjithshëm


Neni 27
Përbërja e Asamblesë së Përgjithshme

-Asambleja është organi më i lartë vendimmarrës i Dhomës Ekonomike Rajonale. Numri i anëtarëve të asamblesë është jo më pak se 21 dhe jo më shumë se 101.
-Asambleja e Dhomës Ekonomike Rajonale siguron përfaqësimin proporcional të çdo dhome sektoriale kundrejt numrit të përgjithshëm të subjekteve tregtare te regjistruar në Dhomë.
-Anëtarët e asamblesë janë persona, që kanë zotësi të plotë për të vepruar, gëzojnë reputacion në komunitetin e biznesit të zonës që përfaqësojnë dhe nuk kanë qenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale.
-Anëtarët e asamblesë duhet të jenë të autorizuar nga subjekti tregtar që përfaqësojnë, për të ushtruar të drejtën e votës në asamblenë e Dhomës. Çdo subjekt tregtar ka të drejtë të përfaqësohet në asamblenë e Dhomës vetëm nga një anëtar.
Neni 28
Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme

Asambleja ka këto kompetenca:
1. Shqyrton dhe përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së Dhomës Eknomike Rajonale.
2. Miraton statutin e Dhomës Ekonomike Rajonale
3. Zgjedh nga anëtarët, me votime të fshehta e të veçanta, Presidentin, Bordin ekzekutiv, Kryetarët e Dhomave Sektoriale si dhe përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike Rajonale në Asamblenë e Dhomës Ekonomike Kombëtare, si dhe Komisionin e Auditimit.
4. Shqyrton e miraton raportin vjetor të veprimtarive në përgjithësi dhe të veprimtarisë financiare të Dhomës Ekonomike Rajonale.
5. Miraton akte të ndryshme për mirëfunksionimin organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Rajonale.

Neni 30
Thirrja e Asamblesë së Përgjithshme

Asambleja e përgjithshme mblidhet jo më pak se 1 herë në vit. Të drejtën për ta mbledhur Asamblenë e kanë Presidenti i Dhomës Ekonomike Rajonale, Bordi Ekzektiv apo kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve të saj.
Presidenti i Dhomës Ekonomike Rajonale drejton mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme.
Kur Presidenti, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës nga subjektet e përcaktuara në paragrafin e mësipërm, nuk e mbledh asamblenë, atëherë kërkuesit kanë të drejtë ta mbledhin vetë asamblenë, duke përcaktuar datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes. Statuti përcakton rregullat për mënyrën e njoftimit dhe të organizimit të mbledhjes së asamblesë.
Mbledhja e asamblesë është e vlefshme kur në të marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të saj.
Vendimet e asamblesë, me përjashtim të rasteve kur zgjidhet bordi ekzektutiv, Presidenti dhe Anëtarët e Komisionit të Auditimit, vlerësohen të vlefshme kur për to votojnë pro shumica e të pranishmëve. Vendimet e asamblesë shënohen në një procesverbal dhe nënshkruhen nga Presidenti dhe sekretari i mbledhjes.

Neni 31
Përbërja e Bordit Ekzektiv

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga jo më shumë se 15 anëtarë. Bordi ekzekutiv përbehet nga:
1. 6 kryetarët e Dhomave Sektoriale,
2. Presidenti
3. Pjesa tjetër zgjidhet me procedurë votimi nga Asambleja e Përgjithshme .

-Bordi, mblidhet jo më pak se 1 herë në 3 muaj nga Presidenti i Dhomës Ekonomike Rajonale, ose në mungesë të tij nga zv.Presidenti ose dhe me kërkesë të 1/3 së anëtarëve.
-Mbledhja e Bordit është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.
- Mbledhja drejtohet nga Presidenti dhe në mungesë të tij, nga njëri prej Zv/Presidenteve.
-Vendimet jane te vlefshme kur votohen nga shumica e të pranishmëve.

Neni 32
Bordi Ekzekutiv dhe Kompetencat e tij

Bordi është organi ekzekutiv i Dhomës Ekonomike Rajonale dhe ushtron këto kompetenca:
1. Miraton programet e punës, që lidhen me objektivat dhe kompetencat e Dhomës Ekonomike Rajonale.
2. Miraton strukturën organizative dhe personelin tekniko-administrativ të Dhomës Ekonomike Rajonale, si dhe funksionet dhe pagat e punonjësve.
3. Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të administratës së Dhomës Ekonomike Rajonale.
4. Propozon ndryshimet në statutin e Dhomës Ekonomike Rajonale.
5. Shqyrton programin vjetor financiar dhe buxhetin, përpara se t’i paraqitet asamblesë për
6. miratim.

Neni 33
Presidenti

-Roli i presidentit është rol honorifik dhe ceremonial, gëzon të drejtën e mbulimit të shpenzimeve në ushtrim të aktiviteve në funksion të Dhomës Ekonomike Rajonale.

-Presidenti drejton mbledhjen e Asamblesë dhe të Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ekonomike Rajonale dhe gëzon të drejtën e një vote.

-Presidenti mbulon përfaqësimin ceremonial me të tretët .

-Emëron dhe delegon përfaqësues të Dhomës në organizma, komisione borde, përfaqësi, etj.

Neni 34
Zv/Presidenti i Dhomës

-Zv/Presidenti i Dhomës emërohet nga Bordi ekzektiv i Dhomës. Duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë dhe të mos ketë qenë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale.

-Zv/Presidenti është titull honorifik dhe kryen funksionet e presidentit në rastet kur ai mungon.

-Roli, funksionet dhe përgjegjësitë e zv/Presidenti përcaktohen në statutin e Dhomës.



Neni 35
Komisioni i auditimit

Komisioni i auditimit zgjidhet për një periudhë 5-vjeçare dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nga të cilët njëri prej tyre ekspert kontabël i autorizuar dhe emërohet nga dhe ministri përgjegjës për ekonominë, ndërsa tre të tjerët zgjidhen nga Asambleja e Dhomës Ekonomike Rajonale, me profesion jurist dhe ekonomist.
-Komisioni i auditimit ka për detyrë të kontrollojë, në vazhdimësi, veprimtarinë ekonomiko-financiare të Dhomës dhe të raportojë në mbledhje vjetore të asamblesë për administrimin e mjeteve dhe të burimeve financiare të Dhomës.
-Pas miratimit në Asamble, raporti i Komisionit të Auditimit i dërgohet për njoftim Ministrit përgjegjës për ekonominë, që publikohet edhe në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike Rajonale .
-Me kërkesë të Presidentit, të Asamblesë dhe Bordit Ekzekutiv, komisioni mund të ushtrojë kontroll tematik.

Neni 36
Drejtori Ekzekutiv

Drejtori ekzekutiv kryen këto funksione:
-Përfaqëson Dhomën Ekonomike Rajonale me të tretët.
-Organizon, drejton dhe mbikqyr drejtpërsëdrejti aktivitetin e administratës së Dhomës, si dhe ndan detyrat për çdo departament apo njësi tjetër të kësaj administrate, sipas përcaktimeve të Rregullores së Dhomës.
-Harton programet e punës, që lidhen me detyrat dhe objektivat e Dhomës.
-Propozon strukturën organizative të aparatit administrativ të Dhomës, funksionet dhe pagat e punonjësve të këtij aparati.
- Propozon rregulloren e brendshme të aparatit administrativ të Dhomës.
-Përgatit programin vjetor financiar dhe buxhetin përpara se t’i paraqitet asamblesë për miratim.
-Propozon rregullat për përdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre.
-Paraqet çdo vit para Bordit Ekzekutiv dhe Asamblesë raportin vjetor të aktivitetit të Dhomës si dhe projektprogramin për vitin e ardhshëm;
-Organizon punën për zbatimin e vendimeve të Asamblesë dhe të Kryesisë;
-Drejtori ekzekutiv emërohet dhe shkarkohet nga bordi ekzekutiv me propozim të presidentit dhe miratohet nga bordi ekzekutiv me shumicë të thjeshtë të votave.


Neni 37
Sekretari i Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Rajonale propozohet nga bordi ekzekutiv dhe emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Sekretari i Dhomës ka këto kompetenca:

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Kombëtare propozohet nga bordi ekzekutiv dhe emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Sekretari i Dhomës ka këto kompetenca:
-Njofton periodikisht organin mbikëqyrës për veprimtarinë e Dhomës.
-Ndjek respektimin nga Dhoma Ekonomike Rajonale të dispozitave të këtij ligji dhe kuadrit ligjor në fuqi.
-Ndjek zbatimin e vendimeve të Bordit ekzektiv dhe të Asamblesë së Dhomës.
-Mban pergjegjesi per procedurat e regjistrimit të subjekteve tregtare në zbatim të këtij ligji.
-Ushtron çdo kompetencë tjetër, të parashikuar me ligj.
-Në rastet kur vëren shkelje të ligjshmërisë në vendimet e marra nga organet drejtuese të Dhomës, njofton organin mbikëqyrës për veprimtarinë e Dhomës, të cilët, brenda 30 ditëve nga vënia në dijeni, u kërkon këtyre organeve rishikimin e vendimeve të marra.



Neni 38
Buxheti dhe Financimi i Dhomës Ekonomike Rajonale

Dhoma Ekonomike Rajonale çdo vit kalendarik harton buxhetin e vet vjetor. Të ardhurat e Dhomës Ekonomike Rajonale realizohen nëpërmjet:
-Tarifës së regjistrimit të subjekteve tregtare
-Shërbimeve nga veprimtaria e Dhomës Ekonomike Rajonale.
-Kontributeve të donatorëve vendas dhe të huaj.
-Burimeve të tjera, të cilat nuk bien ndesh me këtë ligj dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Me qëllim ofrimin e transparencës dhe të informimit të anëtarëve të saj dhe të publikut, Dhoma Ekonomike Rajonale publikon çdo vit në faqen e saj të internetit buxhetin e vitit aktual të miratuar nga Asambleja dhe pasqyrën e realizimit faktik të buxhetit të vitit paraardhës.



KREU IV
ZGJEDHJET, E DREJTA E VOTËS DHE KANDIDIMI

Neni 39

Zgjedhjet e Organeve Drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale

-Zgjedhjet e organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave ekonomike rajonale sipas këtij ligji bazohen në përfaqësim proporcional të përgjithshëm, të barabartë dhe të fshehtë.
-Të drejtat e votës të personave fizikë dhe subjekteve të tjerë juridikë ushtrohen nga përfaqësues me prokurë të shoqërisë që ato perfaqësojnë.
-Përjashtohen nga e drejta e votës edhe të gjithë personat fizikë dhe juridikë dhe subjektet e tjerë juridikë për pasuritë e të cilëve janë hapur procedurat e falimentimit,etj.
-Dispozitat më të hollësishme për ushtrimin e të drejtës zgjedhore dhe për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve dhe emërimeve do te parashikohen në rregulloren e Komisioneve Qendrore Zgjedhore.

Neni 40
Organizimi i Zgjedhjeve

Mandati i organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomës Ekonomike Rajonale është 5 vjeçar ( Asambleja e Përgjithshme, Bordi Ekzekutiv, Presidenti dhe Komisioni i Auditimit) .
Zgjedhjet e organeve drejtuese organizohen nga Komisionet Qendrore të Zgjedhjeve 45 ditë përpara mbarimit të afatit 5 vjecar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për organet drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale, cakton datën e zgjedhjeve dhe vepron konform rregullores së zgjedhjeve të miratuar nga organi mbikqyrës dhe Ministri përgjegjës për ekonominë.

Neni 41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka për detyrë organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale.
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga një kryetar, zëvendësi i tij dhe 5 anëtarë të tjerë që zgjidhen nga Asambleja e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale duke respektuar përfaqësuesit e Dhomave Sektoriale.
-Kryetari dhe zëvendësi i tij emërohen nga AsambleJa e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe AsambleJa e Dhomës Ekonomike Rajonale.
-Ministri përgjegjës për ekonominë ne rolin e organit mbikqyrës emëron përfaqësuesin e tij për zgjedhjet në Dhomën Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomës Ekonomike Rajonale.

-Komisionet qendrore të zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomave Ekonomike Rajonale janë përgjegjëse për:
-Shpalljen e zgjedhjeve (shpallja elektorale).
-Shpalljen e procedurave për zgjedhjet e organeve drejtuese të dhomës. Shpallja bëhet në formë elektronike.
-Përcaktimin e vendvotimeve, zonave të votimit, ditëve dhe orareve të votimit.
-Shpall listën e subjekteve tregtare të regjistruara 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
-Shpall procedurën dhe metodikën për kandidimin në zgjedhje të organeve drejtuese.
-Merr vendim për përshtatshmërinë e kandidatëve për zgjedhje dhe për vlefshmërinë e kandidaturave si dhe shpall rezultatin e zgjehdjeve jo em vone se 10 dite nga kryerja e tyre.



KREU V
ORGANI MBIKËQYRËS

Neni 42
Organi Mbikëqyrës

Organi mbikëqyrës i veprimtarisë së Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale është Ministri përgjegjës për ekonominë.

Organi mbikëqyrës monitoron respektimin e dispozitave të këtij ligji nga Dhoma Ekonomike Kombëtare dhe Dhomat Ekonomike Rajonale si dhe kontrollon ligjshmërinë e statuteve të dhomave dhe të ndryshimeve që u bëhen atyre.
Organi mbikëqyrës ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim aktet e nxjerra nga Dhoma Ekonomike Kombëtare dhe Dhoma Ekonomike Rajonale, brenda 30 ditëve nga miratimi i tyre, kur konstaton se ato bien ndesh me ligjin dhe kuadrin ligjor në fuqi.

Këto akte hyjnë në fuqi, nëse brenda 30 ditëve nga miratimi i tyre, organi mbikqyrës ka kryer miratimin ose nuk është shprehur.

Në rastet kur kemi kërkesë për rishqyrtim nga organi mbikqyrës, Dhoma Ekonomike Kombëtare dhe Dhomat Ekonomike Rajonale, janë të detyruara të rishqyrtojnë kërkesën e organit mbikqyrës dhe të dalin me vendimmarrje.

Në këto raste, aktet hyjnë në fuqi menjëherë pas vendimmarjes së rishqyrtimit.

Ne rastet kur pas shqyrtimit të kërkesës së organit mbikqyrës, aktet e nxjerra nga Dhoma Ekonomike Kombetare dhe Dhomat Ekonomike Rajonale nuk ndryshojnë, atëherë organi mbiqkyrës i drejtohet gjykatës.

Neni 43
Humbja e mandatit

Mandati i personave të zgjedhur në organet drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale humbet kur:

1. Shkelin dispozitat e këtij ligji dhe kuadrit ligjor në fuqi.
2. Shkelin statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale.
3. Kur dënohen me vendim gjykate të formës së prerë.

Humbja e mandatit deklarohet nga organi që i ka zgjedhur.

Procedurat e zëvendësimit të tyre percaktohet në statut.



Neni 44
Përdorimi i emërtimeve

Përdorimi i emërtimit “ Dhomë” është i rezervuar vetëm për subjektet, që krijohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
-Emërtimi i mësipërm lejohet të përdoret edhe nga organizatat e bashkimit vullnetar të biznesve që kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve për anëtarët e tyre, si dhe promovimin e tregtisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe një vendi tjetër, të cilat:

1.Njihen zyrtarisht nga institucionet përkatëse simotra të vendit tjetër dhe nga Dhoma Ekonomike Kombëtare;
2.Kanë një numër anëtarësh nga vendi i origjinës jo më pak se 50 veta.
-Dhoma Ekonomike Kombëtare duhet të njoftohet zyrtarisht me dokumentat që vërtetojnë regjistrimin e tyre konform legjislacionit përkatës si dhe plotësimin e kritereve të përcaktuara në paragrafin e mësipërm të ketij neni.
Regjistrimi i tyre në Dhomën Ekonomike Kombëtare është i detyrueshëm .


KREU VI
DISPOZITAT KALIMTARE

Neni 45
Dispozita kalimtare

Të drejtat, detyrimet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi apo administrim të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, që kanë funksionuar sipas ligjit Nr. 9640, datë 9.11.2006 “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i ndryshuar, i kalojnë Dhomës Ekonomike Kombëtare, që mbulon territorin sipas këtij ligji.
Të drejtat, detyrimet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi apo administrim të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së qarqeve, organizuar sipas ligjit Nr. 9640, datë 9.11.2006 “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i kalojnë Dhomave Ekonomike Rajonale, të organizuara sipas këtij ligji.

Neni 46
Strukturat e përkohshme

Asambleja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, “akualja”, zgjedh komisionin qendror të zgjedhjeve si dhe ngre grupin e përkohshëm të punës për organizimin e zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare sipas këtij ligji.

Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të qarqeve “ aktuale”, zgjedhin Komisiononin Qendror të Zgjedhjeve si dhe ngrejnë grupin e punës për organizimin e zgjedhjeve të organeve drejtuese të Dhomave Ekonomike Rajonale në zbatim të këtij ligji.
Ministri përgjegjës për ekonominë, emëron një komision të përkohshëm për suportin dhe monitorimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Dhomave Ekonomike Rajonale për zgjedhjen e organeve drejtuese.
Nga miratimi i këtij ligji brenda një periudhe 2 vjecare, duhet të konstituohet funksionimi i Dhomës Ekonomike Kombëtare të Shqipërisë dhe Dhomave Ekonomike Rajonale.
Nga miratimi i ligjit deri në konstituimin e organeve të reja drejtuese në zbatim të këtij ligji, financimi i sistemit të dhomave, mbulohet nga qeveria shqiptare.



Neni 47
Shfuqizime

Ligji Nr. 9640, datë 9.11.2006 “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i ndryshuar si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen me zgjedhjen dhe konstituimin e organeve drejtuese te Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Dhomave Ekonomike Rajonale, sipas këtij ligji.

Neni 48
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi me konstituimin e organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare të Shqipërisë dhe organeve drejtuese të Dhomave Ekonomike Rajonale në zbatim të këtij ligji.


PRESIDENTI

Bajram BEGAJ

Postuar më: 09.06.2024 10:59

arrow

DHOMA E TREGTIS DHE INDUS QARKU GJIROKAS

Datë 09.06.2024

Lënda: Komente referuar neve të draft ligjit për “Dhomën Ekonomike Kombëtare”

Ky draft ligj, ne mendojmë që është shumë i ngjashëm me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, dhe nuk besojme se do të mund të krijojë një dhomë të fortë ekonomike kombëtare.
Ky ligj mban të njëjtin sistem organizimi të dhomave të tregtisë të parashikuar nga me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar. Zgjedhja e organeve drejtuese të Dhomave ekonomike rajonale dhe Dhomës Ekonomike Kombëtare është i krejtësisht e njëjtë me ligjin aktual, nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar. Pra ky draft nuk mund të ketë si objekt krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare, por de facto, ka si objekt dhomat të strukturuara nësoj me sistemin që ekziston sot.
Ligji sjell si risi ngritjen e këshillave sektorialë dhe nënsektorialë, duke mos vajtur larg organizmit që dhomat kanë sot, të bazuar në departamente, që mbulojnë sektorët ekonomikë më të rëndësishëm.
Përcaktimi i disa prej funksioneve të rëndësishme të Dhomës Ekonomike Kombëtare, Dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorialë dhe nën sektorialë, duhet të ishte i qarte dhe pa mbivendosje.
Ky draft nuk parashikon asnjë instrument real lidhur me vjeljen e kuotave të anëtarsësimit, dhe për këtë arsye, mendojmë që sistmi nuk do të ketë nje stabilet ekonomik të qëndrueshëm për të realizuar qëllimin.

1. Në draftin e paraqitur, neni 1 i tij, “Objekti i ligjit”, përcakton se, objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë të Dhomës Ekonomike Kombëtare, ndërkohë që neni 4 “Dhoma Ekonomike Rajonale”, parashikon funksionimin e dhomave ekonomike rajonale që janë person juridik publik, numri dhe shpërndarja e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, përcaktohen me vendim të ministrit përgjegjës për sipërmarrjen referuar ndarjes administrative territoriale në nivel qarku ose të ngjashëm.
Pra ky ligj nuk ka për objekt vetëm Dhomën Ekonomike Kombëtare pr dhomat.

2. Në draftin e paraqitur, neni 2 i tij “Parimet e përgjithshme”, citohen Dhoma Ekonomike Kombëtare, dhomat ekonomike rajonale dhe këshillat sektorial e ndërsektorial, sikur të ishin organizata të veçanta dhe të pavarura të një sistemi dhomash.

3. Në draftin e paraqitur, neni 3 i tij “Dhoma Ekonomik Kombëtare”, pika 1, duhet të

përcaktohet që: Dhoma Ekonomike Kombբtare është person juridik publik i pavarur.
Pavarësia parashikohet në ligjet e dhomave të vendeve të tjera, në rajon dhe BE dhe është një element thelbësor i pa cënueshëm.

4. Në draftin e paraqitur, neni 5 i tij “Këshillat sektorial dhe ndërsektorial”, trajtohet një formë e mundshme e organizmit të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomave ekonomike rajonale. Kjo formë e mundshme e organizmit nuk ka pse të jetë nen i draft - ligjit por të përcaktohet në Statutin e Dhomës Ekonomike.

5. Në draftin e paraqitur, neni 6, i tij “Këshilli konsultativ” në pikën 1, citohet “sistemi i dhomave”. Pra ky nen percakton që objekti i këtij draft ligji nuk është krijimi i Dhomës Ekonomike Kombëtare, siç parashikon neni 1, por krijon një sistem dhomash.
Lidhur me detajet e organizmit të këtij këshilli, të cituara specifikisht në pikat 1 dhe 2, ato duhet të përcaktohen nga Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare, ashtu siç përcakton pika 3 e këtij neni.

6. Në draftin e paraqitur, neni 7, i tij “Përdorimi i emërtimeve”, pika 2, nuk përcaktohet se si Dhoma Ekonomike Kombëtare do të autorizojë lejimin e përdorimit të emërtimeve. Ky parashikim ka një vlerë të veçantë pasi edhe në ligjin aktual të dhomave të tregtisë nuk është respektuar asnjëhere.

7. Në draftin e paraqitur, neni 8 i tij “Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e Dhomës Ekonomike Kombëtare”, pika 1, nuk mund të përcaktohet “e drejta e bashkëpunimit” me entitete të tjera. Lidhur me sa ky ligj nuk parashikon, kemi propozuar që të shtohet një nen, që në vijim, do ta gjeni të propozuar si neni 9, që do përcaktojë Raportin e Dhomës Ekonomike Kombëtare me organet dhe organizatat e tjera.

8. Pika 2 e nenit 8, gërma c), që parashikon nxitjen e marrëdhëniet ndërmjet këshillave sektorial e ndërsektorial dhe Dhomave Ekonomike Rajonale, nuk bën sens, sa kohë që këshillat sektorial e ndërsektorial janë një formë e mundshme e vet organizmit të dhomave ekonomike rajonale.
Në pikën 2, të nenit 8, duhet shtuar gërma shtesë të cilat parashikojnë këto funksione:
- nisjen e inicitivës për nxjerrje ligji dhe dispozita të tjera ligjore me rëndësi për tregtinë, si dhe masa lidhur me politikat ekonomike;
- ofron mbështetje tregtisë në plotësimin e detyrimeve të cilat dalin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe harmonizimi i legjislacionit vendas me dispozitat e Bashkimit Evropian;
- realizon veprimtari mbi përparimin e konkurencës tregtare në tërësi;
- nxit kërkimin, novacionin dhe zhvillimin e ekonomisë bazuar në shkencë, novatorizëm dhe arritjet bashkëkohore tekniko shkencore.
Gjithashtu, neni 8 duhet plotësuar me pikat si më poshtë:
- ushtron kompetenca të përcaktuara publike të cilat i janë besuar nëpërmjet marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare dhe ligjeve të veçanta;


- Vërtetimet, certifikatat dhe dokumentat e tjera të cilat i lëshon Dhoma Ekonomike Kombëtare për ushtrimin e kompetencave publike, kanë cilësinë e dokumentave publik.

9. Në draftin e paraqitur, mungon një nen i cili trajton Raportin e Dhomës Ekonomike Kombëtare me organet dhe organizatat e tjera. Propozohet për ta shtuar si më poshtë.

Neni 9
Raporti i Dhomës Ekonomike Kombëtare me organet dhe organizatat e tjera

Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkëpunon me Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë, organet kompetente të administratës shtetërore dhe institucionet e grupet e tyre të punës, në lidhje me ceshtjet me interes tregtar dhe konkretisht:
1) Dhoma Ekonomike Kombëtare, duke përfaqësuar interesat e anëtarëve të saj, merr pjesë në përgatitjen e projekt ligjeve dhe dispozitave me rëndësi tregtare, që përfshin edhe dërgimin e qëndrimit të përmbledhur tregtar ndaj ministrisë kompetente;
2) Dhoma Ekonomike Kombëtare përgatit dhe i dërgon ministrisë kompetente analizën e zbatimit të dispozitave të vecanta me rëndësi tregtare me propozimet për përmirësimin e cilësisë së implementimit të këtyre dispozitave;
3) Dhoma Ekonomike Kombëtare i dërgon Qeverisë analizën e zbatimit të dispozitave me vlerë tregtare, me propozimet për përmirësimin e cilësisë së zbatimit të ketyre dispozitave;
Dhoma Ekonomike Kombëtare, në bazë të kërkesës, mund të autorizojë përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në punën e grupeve të punës së organeve të administratës shtetërore dhe të institucioneve sipas paragrafit 1 të këtij neni.
Dhoma Ekonomike Kombëtare me qëllim të vendosjes së dialogut social, bashkëpunon me organizatat punëdhënëse dhe sindikatat e punonjësve sipas ceshtjeve të mbrojtjes ligjore të pozicionit të punës së punonjësve dhe ceshtjeve të tjera me interes të përbashket.
Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkëpunon me instucionet kërkimore shkencore dhe edukative në vend dhe jashtë vendit, për sigurimin e trajnimit bashkohor dhe të pandërprere të anëtarëve të saj.
Dhoma Ekonomike Kombëtare bashkëpunon me dhoma të tjera tregtare të themeluara në përputhje me këtë ligj si dhe institucione dhe organizata në vend dhe jashtë vendit.
Organet shtetërore, organizatat dhe agjensitë kompetente për punët e regjistrimit të subjekteve tregtare, doganat, statistikat, tregu i punës dhe të tjera, i dërgojnë pa pagesë Dhomës Ekonomike Kombëtare të dhënat me rëndësi për sistemin tregtar.

10. Në draftin e paraqitur, neni 10 i tij “Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e këshillave sektorial dhe ndërsektorial”.
Keshillat Sektoriale dhe nën sektoriale, sipas nenit 6, janë formë e mundshme e organizmit të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe të Dhomave ekonomike rajonale. Ndërkohë, neni 10, citon gabimisht anëtarësimin në to. Detajet e funksionimit duhet të përcaktohen nga Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Për këtë arsye, kërkohet të rishikohet neni 10 si më poshtë:


Neni 10
“Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e këshillave sektorial dhe ndërsektorial”.
Pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe dhomave ekonomike rajonale krijohen këshillat sektorial dhe ndërsektorial të cilët përfaqësojnë interesat e subjekteve tregtare sipas sektorëve të ekonomisë ku ushtrojnë veprimtarinë.
Regjistrimi i tyre përcaktohet sipas kodit të aktivitetit NACE dhe numrit të subjekteve tregtare sipas kategorive të veçanta të biznesit.

11. Në draftin e paraqitur, neni 11 i tij “Regjistrimi në Dhomën Ekonomike Kombëtare”, nuk garanton një sistem të qëndrueshëm ekonomik, sa kohë nuk saktëson se si do të garantohet vjelja e tarifës vjetore të regjistrimit.
Kushti i vendosur i mos marrjes pjesë në proceset zgjedhore të organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare, dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorial e ndërsektorial, nuk është asnjë pengesë konkrete për bizneset, ku vetëm një numër i ulët e ka këtë interes, gjithashtu, edhe kushti i mos përfitimit të shërbimeve të ofruara nga Dhoma Ekonomike Kombëtare, nuk konsiderohet si detyrues, sa kohë që vet ligji nuk ka parashikuar një listë të shërbimeve, të cilat do të duhet të ofrohen në mënyrë eskluzive nga dhomat, dhe do të konsideroheshin si të nevojshme për bizneset.
Në pikën 6 dhe 7 të nenit 11, citohen dhomat bilaterale dhe multilaterale dhe dhomat dhe shoqatat bilaterle, të cilat nuk gjejnë asnjë përcaktim në këtë ligj.

Një përcaktim i Dhomës tregtare të huaj mund të jetë: “Dhoma tregtare e huaj mund të vendosë përfaqësi në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim të përparimit të lidhjeve të biznesit dhe të shkëmbimit tregtar ndërmjet subjekteve tregtare nga shtetet në të cilat dhoma tregtare është bazuar dhe subjekteve tregtare të cilët janë anëtarë të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Përfaqësia e dhomës tregtare të huaj nuk ka cilësinë e personit juridik”.

12. Në draftin e paraqitur, neni 12i tij “Regjistri”, pika 2 duhet eleminuar se është njësoj me pikën 1.
Ka paqartësi mbi përcaktimet mes Bordit dhe Statutit kush përcakton mbajtjen, formën dhe ruajtjen e regjistrit. mënyrën e mbajtjes dhe pse nuk ndiqet një linjë, ose Bordi ose statuti.

13. Në draftin e paraqitur, neni 19 i tij “Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Kombëtare”, kërkohet eleminimi i përcaktimit të kompetencave të detajuara, sikur në ligjet ndërkombëtare, kompetencat e kësaj figure, përcaktohen në statut dhe ligji nuk mund të jetë shterues. Gjithashtu, të gjitha organet drejtuese duhet të kenë të njëjtë kohë zgjatje të mandatit.
Neni 19 propozohet të ndryshohet si më poshtë:
1. Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Ekonomike Kombëtare emërohet dhe shkarkohet nga Bordi i Dhomës Ekonomike Kombëtare me propozim të Presidentit, me mandat 4 vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë.
2. Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës përfaqëson në nivel administrativ Dhomën Ekonomike Kombëtare me të tretët;
3. Sekretari i përgjithshëm kujdeset për përgatitjen e mbledhjeve të organeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe për zbatimin e vendimeve dhe akteve të tjera të organeve; ndihmon kryetarin në kryerjen e punëve të tij; kryen punë të ndryshme në bazë të Statutit;
4. Sekretari i përgjithshëm përgjigjet për punën e tij përpara Bordit të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe Kryetarit.

14. Në draftin e paraqitur, neni 30 i tij “Struktura organizative e këshillave sektorial dhe ndërsektorial” përcaktohem përsëri detaje të krijimit, zgjedhjes, funksionimit, organizmit të mbledhjeve etj. Pasi përcaktohet në nenin 10 të draft ligjit “Objekti i veprimtarisë dhe funksionet e këshillave sektorial dhe ndërsektorial”, edhe neni 30 konfirmon që ky draft ligj ka probleme lidhur me strukturimin e tij dhe krijon konfuzion midis kush jane organet drejtuese, struktura e tyre dhe funksionet.
Siç edhe kemi përcaktuar më sipër, lidhur me problematikat që paraqet neni 9 dhe 10 dhe propozimet tona mbi to, kjo formë e mundshme e organizmit nuk ka pse të jetë nen i draft - ligjit por të përcaktohet në Statutin e Dhomës Ekonomike.
Propozohet që neni 30 të eleminohet.

15. Në draftin e paraqitur, neni 32 i tij “Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare”, përcaktimet në ligj nuk mund të paraqiten të listuara si shteruese ndërkohë që statuti është akti që plotëson dhe saktëson cfarë ligji nuk ka përcaktuar por mund të trajtojë edhe çeshtje të tjera me vlerë për mirë funksionimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Neni 32 propozohet të ndryshohet si më poshtë:

Me statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare rregullohen nga afër të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësia e anëtarëve; detyrat; format e punësimit dhe të organizimit; gama e veprimeve dhe kompetencat e organeve; përbërja, numri i anëtarëve, mënyra e zgjedhjes; mënyra e menaxhimit dhe e vendimarrjes; përmbajtja dhe mënyra e realizimit të bashkëpunimit me organet kompetente shtetërore dhe organizatat e tjera; përmbajtja dhe mënyra e bashkëpunimit me dhomat tregtare dhe organizime të ngjashme në vend dhe jashtë vendit; publikimi i punës dhe informimi i anëtarëve; mënyra e sigurimit të mjeteve të punës; pozicioni dhe detyrat e shërbimeve speciale; procedura e nxjerrjes dhe perpilimit të statutit dhe akteve të tjera të përgjithshme si dhe çeshtje të tjera me vlerë për mirë funksionimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Statuti i Dhomës Ekonomike Kombëtare publikohet në faqen e internetit të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Aktet e përgjithshme të dhomave ekonomike rajonale duhet të jenë në përputhje me statutin e Dhomës Ekonomike Kombëtare.

16. Në draftin e paraqitur, neni 37 i tij “Krijimi i të ardhurave dhe pasuritë e luajtshme e të paluajtshme”, propozojmë të shtohet edhe një pikë. Duke qënë që sot, sistemi i dhomave gjendet


pa seli në pronësi të vetën, kërkojmë që shteti t’i ofrojë në përdorim ose në pronësi selinë ku të zhvillojë aktivitetin e saj pa asnjë shpenzim. Sot, dhomat e tregtisë në vendet e tjera, zhvillojë aktivitetin e tyre në seli dhe ambjente prestigjozë që kanë në pronësi, në pjesën më të madhe, këto ambjente janë kaluar në pronësi nga shteti.
Nenit 37 propozohet t’i shtohet një pikë me tekstin si më poshtë:

“Dhomës Ekonomike Kombëtare, shteti do t’i garantojë një seli në përdorim ose pronësi dhe pa asnjë shpenzim, ku të zhvillojë aktivitetin e saj.”

17. Në draftin e paraqitur, neni 41 deri në nenin 48 parashikon “Dispozitat e fundit dhe kalimtare”, nga të cilat, neni 41 deri në nenin 46, rregullojne aktivitetin e dhomave, deri më 31 dhjetor 2025.
Të gjitha këto nene janë në shkelje të plotë të autonomisë funksionale të dhomave.
Në të gjitha ndryshimet ligjore të dhomave që funksionojnë në vendet e tjera dhe në rajon që kemi analizuar, dispozitat kalimtare dhe periudha kalimtare përcaktojnë që organizimi, aktet e përgjithshme dhe organet, do të përshtaten më dispozitat e e parashikuara nga ligji i ri, brenda një periudhe kohore nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.
Nuk kemi parë asnje model ku struktura të krijuara nga shteti, të mbivendosen mbi dhomat ku cenohet parimi bazë i autonomisë funksionale të dhomave, parim ky i parashikuar në të gjitha ligjet e dhomave kudo ku ato ekzistojnë.

18. Në këtë draft, neni 42, parashikon “Komisioni i Përkohshëm Teknik” i ngritur nga Ministri përgjegjës për sipërmarrjen brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, me përbërje të 5 anëtarëve të emëruar nga vetë ministri. Te Komisioni i Përkohshëm Teknik, dhomat aktuale duhet të raportojnë në mënyrë të detajuar në lidhje me aktivitetin e tyre deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në bashkëpunim me dhomat, ky komision do të miratojë planin e veprimit për periudhën tranzitore deri në certifikimin e zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare.
Me fillimin e procesit të parë zgjedhor, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, të krijuara në çdo qark dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që kanë funksionuar sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, do të vijojnë veprimtarinë e tyre në dakordësim të plotë me Komisionin e Përkohshëm Teknik.
Gjatë periudhës 3 mujore të zgjedhjeve deri në certifikimin e zgjedhjeve të Dhomës Ekonomike Kombëtare, veprimtaria e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, të krijuara në çdo qark dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që do të jetë e kufizuar sipas rregullave dhe përcaktimeve të miratuara në rregulloren e përkohshme zgjedhore, të parashikuar në nenin 44, pika 2, të këtij draft ligji. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji deri në zgjedhjen e organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhomat aktuale te tregtisë që kanë funksionuar sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, marrin përsipër të drejta dhe detyrime edhe të reja, si dhe kryejnë veprime financiare me palë të treta, me dakordësimin e kryetarit të Komisionit të Përkohshëm Teknik.



Të gjitha pikat e nenit që përmblodhëm në pikën 17, evidentojnë qarte se dispozitat kalimtare të këtij drafti kanë vetëm për qëllim kryerjen sa më parë të zgjedhjeve të reja të organeve drejtuese të dhomave, ndërkohë që, në të gjitha ndryshimet ligjore të dhomave që funksionojnë në vendet e tjera dhe në rajon që kemi analizuar, me fillimin e zbatimit të ligjit të ri, të gjitha organet e zgjedhura nga vet biznesi, do të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e përcaktuara nga ligj i ri deri në përfundim të mandatit të tyre duke e konsideruar periudhë kalimtare kohën deri në përfundim të mandatit të përcaktuar sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të ndryshuar, dhe vullnetit të votës që i ka përzgjedhur.
Ndryshimi i emërtimeve të organeve drejtuese të Dhomës Ekonomike Kombetaredhe dhomave ekonomike rajonale hyjnë në fuqi në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Sa herë që në ligjet e posaçme referohet në shprehjen “Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqiperise” referenca konsiderohet e bërë në “Dhoma Ekonomike e Shqipërisë”.
Gjithashtu, po në bazë të praktikave të vendeve të tjera dhe rajonit, nga dita e hyrjes në fuqi të një ligji të ri të dhomave, dhomat sipas ligjit të vjetër do të vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarinë sipas përcaktimeve të parashikuara nga ligji i ri.
Për sa më sipër, ky draft ligji duhet të respektojë autonominë funksionale të dhomave, parim bazë i funksionimit të dhomave kudo në botë.
Propozojmë gjithashtu që Dhomat e ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të harmonizojnë statutet e tyre me dispozitat e këtij ligji, ndërsa organizimin, aktet e tjera të përgjithshme dhe organet, do t’i përshtasin më dispozitat e ketij ligji në afatin prej dymbëdhjetë muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Propozojmë që dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, duhet të inkorporohen me Dhomën Ekonomike Kombëtare në qoftë se do të plotësojnë parashikimet të përcaktuara në ligjin e ri dhe brenda afateve të përcaktuara.
Propozojmë gjithashtu që, dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, të pushojnë së ekzistuari në qoftë se nuk kryejnë përshtatjen në afatin e parashikuar me ligj.
Në qoftë se dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, pushojnë së ekzistuari, sepse nuk kanë kryer pershtatjen në afatin e percaktuar, mbetja likujduese i kalon dhomës Ekonomike Kombëtare.
Deri në përshtatjen me këtë ligj organizimi, aktesh dhe organesh, dhomat e tregtisë dhe industrisë së qarqeve, të ngritura sipas ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, dhe organet e tyre vazhdojnë të punojnë në mënyrën dhe kushtet sipas të cilave janë themeluar.

19. Në këtë draft, neni 44, parashikon “Organizmi i zgjedhjeve të para”.
Edhe ky nen është në shkelje të plotë të autonomisë funksionale të dhomave, parim bazë i
funksionimit të dhomave të tregtisë. Siç edhe u shprehëm në pikën 17, në të gjitha ndryshimet ligjore të dhomave që funksionojnë në vendet e tjera dhe në rajon që kemi analizuar, me fillimin e zbatimit të ligjit të ri, të gjitha organet e zgjedhura nga vet biznesi, do të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e përcaktuara nga ligj i ri deri në përfundim të mandatit të tyre dhe duke patur një transformim natyral sipas dispozitave të ligjit të ri. Pikërisht për këtë, ky nen krijon një precedent të shkeljes direkte të autonomisë funksionale të nje entiteti të ngritur me anë të përzgjedhjes dhe votimit për të zhvilluar funksionet e përcaktuara nga ligji me një mandat 4 vjeçar.

Neni 44, shkel drejtpërdrejtë autonominë funksionale të dhomave, sa kohë që parashikon krijimin e strukturave si komisioni i përkohshëm zgjedhor, i cili ngrihet nga Komisioni i Përkohshëm Teknik për të organizuar zgjedhjet e para të Dhomës Ekonomike Kombëtare, dhomave ekonomike rajonale dhe këshillave sektorial e ndërsektorial në nivel kombëtar dhe rajonal, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ndërkohë që vet Ministri përgjegjës për sipërmarrjen miraton rregulloren e përkohshme zgjedhore të propozuar nga Komisioni Përkohshëm Teknik brenda 1 muaji.

Pra neni 44 nuk respekton as vetë dispozitat e draft ligjit në objekt, sa kohë që draft ligj ka parashikuar dispozita të qarta mbi zgjedhjet e organeve, organizimin e zgjedhjeve, komisionin e zgjedhjeve, afatet, procedurat etj.

20. Ne nuk jemi kundër krijimit të një “Komisioni i Përkohshëm Teknik” me anëtarë të emëruar sipas nenit 42 të draftit në ojket, por ky komision duhet të ketë funksione konsultuese dhe mbështetëse, gjatë fazës së strukturimit te dhomave në periudhën kalimtare, për të realizuar qëllimin e vetëm të forcimit dhe mirë funksionimit të dhomave, nëbazë të ligjit të ri.
Komisioni i Përkohshëm Teknik nuk mund të cënojë autonominë funksionale, të mbivendoset apo të përfaqsojë entitetin e organizmit të sipërmarrjes, brenda vendit, jashtë apo me të tretë.
Ky komision duhet të ndihmojë dhomat gjatë fazës së trasformimit të tyre natyral, dhe brenda datës 31 dhjetor 2025.

21. Propozojmë që lgji mbi shfuqizimet të ndryshohet si më poshtë:
Shfuqizime
1. Ligji nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
2. Aktet nënligjore të miratuara të zbatim të ligjit nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, mbeten në fuqi deri në miratimin e akteve të reja nënligjore, për aq sa nuk bien në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji.


Maksim Hoxha
Kryetar
Dhoma e Tregtise dhe Industrise Qarku Gjirokaster

Postuar më: 09.06.2024 11:14

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.