Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më: 02.05.2024

|

Data e Mbylljes: 31.05.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 719

PDF

|

XML

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar.

Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i dispozitave ligjore lidhur me rregullat për sigurimin e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor, mbrojtjen e interesave të fermerit si dhe të grupeve të interesit.

 

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .

Faleminderit!

Komentet nga qytetarët

arrow

Hiqmet Skënderi

Disa mendime per projektligjin;
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN Nr.10 416, datë 7.4.2011 “PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR”, TË NDRYSHUAR

-Neni 1, shkronja d)
…., me përjashtim të shkronjës a) të pikës 2 të nenit 11 …..
Nuk ka lidhje; ndoshta; me perjashtim te pikes b)?

-Neni 2

Pika 6 riformulohet si vijon:
“6. Inspektim” është çdo lloj kontrolli i kryer nga Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar për vendosjen në treg të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor dhe Institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të shëndetit të bimëve gjatë fazës së prodhimit deri në çertifikim”.

Perse deri ne certifikim? Kontrollet qe kryen pas certifikimit (p.sh. per kushtet e ruajtjes dhe tregetimit, per plotesimin e kerkesave te ligjit, etj) nuk jane inspektim?

-Neni 3
Shkronja “a” e pikës 7, të nenit 4 riformulohet si vijon:
“a) Varieteti është i regjistruar në Katalogun Kombëtar, me përjashtim të neneve 6 dhe 10 të këtij ligji”.
Mendoj se duhet formuluar: ..... me përjashtim të rasteve te parashikuara ne nenet 6 dhe 10 të këtij ligji”.
-Neni 7
3. Pas pikës 8 shtohet pika 9 me përmbajtjen si vijon:
“9. Çdo 6 muaj furnizuesi kryen rianalizimin për fuqinë mbirëse për materialin mbjellës shumëzues bimor të vendosur në treg”.
Perse duhet rianalizuar fara cdo 6 muaj? Perse p.sh. fara e grurit duhet rianalizuar ne Shkurt kur vlefshmeria e certifikates eshte 6 muaj? Gruri fillon te mbillet ne Tetor, pra, pas 8 muajsh. E njejta gje edhe per kulturat e tjera. Fara duhet te jete e shoqeruar me certifikate cilesie ne momentin e tregetimit dhe jo gjate periudhes se ruajtjes.
Per me teper, perse teknikalitete te tilla duhet te vendosen ne ligj? Keto mund te percaktohen me akte nenligjore.

-Neni 9
Mendoj qe ky nen duhet te hiqet. Ndryshimi i pikes 4 te nenit 16 mund te perfshihet ne nenin 5 se bashku me rastet e tjera te njejta.

-Neni 14

1. Kërkesa për regjistrimin e një varieteti kryhet në sistemin on-line në platformën ndërqeveritare e-albania dhe përmban:
a) dokumentin që vërteton provën e kryer për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet (DUS);

DUS verteton thjesht qe kemi te bejme me nje varietet te ri, te dallueshem nga gjithe varietetet e tjera te regjistruara. Perfshirja e nje varieteti ne Katalogun e OECD ose ate te BE, presupozon qe DUS eshte kryer. Mendoj qe pika a) duhet formuluar:
a) dokumentin që vërteton provën e kryer për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet (DUS) ose deklarimin nga prodhuesi qe varieteti eshte i perfshire ne Katalogun e OECD ose ate te BE;

Ne nenin 4 te ligjit Nr.10 416, datë 7.4.2011
Pika 1 me permbajtje:
“1-Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i specieve të veçanta të bimëve, të përcaktuara sipas këtij ligji, tregtohet nëse plotëson kërkesat për cilësitë e kategorive të përcaktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.”

Mendoj te riformulohet si me poshte:
1-Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor i specieve të veçanta të bimëve, të përcaktuara sipas këtij ligji, tregtohet nëse shoqerohet me certifikate qe verteton plotësimin e kërkesave për cilësitë e kategorive të përcaktuara të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.

Ky ndryshim do shmange gjoben ndaj subjekteve ne rastet kur ka renie te treguesve cilesore te ndonje loti fare. Detyrimi i subjekteve eshte qe materialin mbjelles ta blejne te shoqeruar me dokumentacionin ligjor te percaktuar. Mund te ndodhe me vone (edhe brenda afatit ligjor te vlefshmerise se certifikates) qe treguesit cilesore te bijen. Materiali mbjelles bimor eshte organizem i gjalle dhe mbi te ndikojne shume faktore, prandaj keto ndryshime nuk jane pergjegjesi e subjektit. Bllokimi i materialit mbjelles eshte dem shume i madh ekonomik per ta dhe eshte e paaresyeshme te gjobiten. Duhet te gjobiten nese materiali mbjelles nuk shoqerohet me certifikate te vlefshme cilesie.

Me te njejtin aresyetim, mendoj qe ne nenin 54 (Sanksionet) pika 7 me permbajtje:
”7. Për shkeljet e parashikuara në pikën 8, gjobë 30 mijë deri në 50 mijë lekë dhe merret
masë sekuestrimi, asgjësim e kthim në vendin e origjinës.”

te riformulohet:

7. Për shkeljet e parashikuara në pikën 8, merret masë sekuestrimi, asgjësim ose kthim në vendin e origjinës.


Ne nenin 4 pas shkronjes d) te pikes 7 te ligjit Nr.10 416, datë 7.4.2011

mendoj se duhet te shtohet:

e) ne raste te vecanta, lejohet tregetimi i materialit mbjelles te certifikuar, me shmangie te treguesve cilesore, duke bere korrektimet e nevojshme. Keto raste, percaktohen me urdher Ministri.
Ka raste qe lote te caktuara fare kane shmangje te vogla te treguesve cilesore. Duke korektuar normen e fares, keto lote mund te perdoren pa shkaktuar asnje problem per prodhimin. C’te keqe do sillte p.sh. perdorimi i fares se grurit me fuqi mbirese 80% (kur standarti eshte 85%) nese do rritim normen e fares 5%. Kjo vetem per materialin mbjelles te certefikuar dhe jo per te bere certifikim te materialit mbjelles ose per te lejuar import te tij kur nuk ploteson kerkesat per treguesit cilesore.

Me respekt

Hiqmet Skenderi

Postuar më: 03.05.2024 10:16

arrow

Endrit K.

Ne Nenin 7 qe ndryshon Nenin 11, pika 5 (a) dhe Nenin 10 qe ndryshon Nenin 23 pika 1 (a), diploma e njohur si drejtues teknik eshte ajo e agronomise - ne fakt ky eshte nje emertim i vjeter, qe daton para viteve 1990. Aktualisht, diplomat emertohen Inxhinier Agrar me profile te ndryshme: Agronomi, Hortikulture, Mbrojtje Bimesh, Agromekanizim, etj. Gjykoj se mund te lihet emertimi Inxhinier Agrar si me i pergjithshem dhe qe perdoret si i tille prej 20 vitesh.

Postuar më: 05.05.2024 12:26

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.