Njoftim për konsultim publik të Projekt-planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore

|

Postuar më: 10.07.2023

|

Data e Mbylljes: 10.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 583

PDF

|

XML

Projektplani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë të bashkisë Shkodër dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës)” i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar rrezikun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.

Procesi i konsultimit të këtij projektakti do të kryhet nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në cilësinë e organit përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore që ka për detyrë bashkërendimin e punës në përputhje me ligjin nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Ju ftojmë të njiheni me draft-in final të “Projekt-planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë të bashkisë Shkodër dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës)” dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja.

Lutemi nga ana juaj dërgimin e komenteve/sugjerimeve brenda 5 muajve duke kontaktuar Z. Hermon Bonati, Drejtor, Drejtoria e Menaxhimit të Performancës, AMBU në adresën e postës elektronike: hermon.bonati@ambu.gov.al .

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.