Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 12.08.2021

|

Data e Mbylljes: 27.08.2021

PDF

|

XML

Projektakti “Për miratimin e Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026” (AKDF ), propozohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), si një dokument politik i qeverisë shqiptare. AKDF ka natyrë ndërsektoriale që përfshin qëllime, objektiva dhe masa, të cilat kanë si synim:

a)Të ndikojnë në jetën e fëmijëve, përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në të gjitha nivelet;

b)Të promovojnë një kulturë të të drejtave të fëmijëve dhe të hedhë bazat për pjesëmarrje kuptimplotë të fëmijëve në Shqipëri;

c) Të mundësojnë mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës;

ç) Të sigurojnë të dhëna cilësore në funksion të përmirësimit të politikave dhe programeve të hartuara për ta;

d) Të realizojnë edukimin në funksion të mbrojtjes së fëmijëve online, duke garantuar kështu mirëqenien dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët;

AKDF ka një kohëzgjatje gjashtëvjeçare, brenda së cilës synohet të arrihet me sukses zbatimi i qëllimeve të përcaktuara me anë të veprimeve të planifikuara për realizimin e tyre;

Vizioni i AKDF 2021-2026, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për rritjen e sigurtë dhe të shëndetëshme të fëmijëve, zhvillimin e potencialit maksimal fizik dhe psikosocial të fëmijëve, përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen aktive në të gjitha fushat që prekin jetën e tyre, si dhe garantimin e vlerësimit të progresit të të drejtave të fëmijëve në fushat kryesore të politikave publike që lidhen me fëmijët.

Në mbështetje të vizionit të këtij dokumenti janë formuluar qëllimet kryesore strategjike me objektivat dhe masat përkatëse.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.