PROJEKTLIGJ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN PER LEJET E MJEDISIT

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 08.10.2019

PDF

|

XML

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ju fton ne prezantimin e propozimeve per ndryshime ne ligjin per lejet e mjedisit. Takimi do te mbahet neser ne date 09.10.2019, ora 09:00, ne mjediset e ISH ATSH-se.

        

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

 KUVENDI

 L I G J

(projekt)

 ___ / 2019

 PËR

 DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7.2011

”PËR ­LEJET E MJEDISIT*, I NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 ”Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

 

 

Neni 1

Në nenin 3 pika 14 shfuqizohet.

 

 

Neni 2

Në nenin 4 bëhen ndryshimet si vijon:

  1. Pika 1 ndryshon si vijon:
    “Në përputhje me ligjin nr.10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, krijohet një sistem prej dy nivelesh të lejeve të mjedisit, të tipit A e B, si më poshtë:”
  2. Gërma “c” e pikës 1 shfuqizohet;
  3. Gërma “ç” e pikës 2 shfuqizohet.
  4. Pika 3 ndryshon si vijon:

“Kushtet e lejes së mjedisit të tipave A dhe B rishikohen në çdo kohë nga ministria nëse ka ndryshime në legjislacionin përkatës mjedisor, të cilit ato u përmbahen, dhe në raste kur konstatohet nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, nëse:”

 

 

Neni 3

Në nenin 19 togfjalëshi “..dhe Inspektoratin Shtetëror Kompetent” hiqet.

 

 

Neni 4

Neni 21 shfuqizohet.

 

 

Neni 5

Pika 2 e nenit 23 shfuqizohet.

 

 

Neni 6

Pika 2 e nenit 24 shfuqizohet.

 

 

Neni 7

Në nenin 25 bëhen ndryshimet si vijon:

  1. Pika 3 ndryshon si vijon:

“Operatori i instalimit i paguan çdo vit një tarifë vjetore, përkatësisht, ministrisë, për instalimet e tipave A dhe B.”

  1. Pika 6 shfuqizohet.

 

 

Neni 8

Në nenin 26 togëfjalëshi “agjencia përkatëse rajonale e mjedisit” dhe “ARM-ja” hiqen.

 

 

Neni 9

Në nenin 27, bëhen ndryshimet si vijon:

  1. Titulli ndryshon: “Shfuqizimi i lejes së mjedisit të tipit A dhe B”
  2. Fjalia hyrëse ndryshon si vijon:

“Ministri për lejet e mjedisit të tipit A dhe B mund të pezullojë ose shfuqizojnë lejen e mjedisit kur:...”

 

 

Neni 10

Në nenin 29 bëhen ndryshimet si vijon:

  1. Paragrafi “iii”, i gërmës “a”, pika 1 shfuqizohet.
  2. Paragrafi “iii”, i gërmës “b”, pika 1 shfuqizohet.
  3. Në pikën 2,  togëfjalëshi “agjencia përkatëse rajonale e mjedisit” hiqet.

 

 

Neni 11

Neni 31 shfuqizohet.

 

 

 

Neni 12

  1. Shtojca 1 e ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011 ”Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën bashkëlidhur këtij ligji.
  2. Kudo në tekstin e ligjit togfjalëshat:
  1. “A, B dhe C” zëvendësohet me “A dhe B”;
  2.  “Qendra Kombëtare e Licencimeve” dhe  “QKL” zëvendësohet me “Qendra Kombëtare e Regjistrimit” dhe “QKB”;
  3. “... dhe Inspektoratin Shtetëror Kompetent” zëvendësohet me “.. dhe struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”, si dhe
  4. termi “revokim” zëvendësohet me “shfuqizim”.
     

 

 

 

Neni 13

Dispozita kalimtare

  1. Të gjitha instalimet ekzistuese të tipit C, të cilat në varësi të kapacitetit referuar shtojcës 1 të këtij ligji, klasifikohen si leje mjedisit të tipit B, aplikojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për t’u pajisur me leje mjedisi të tipit B, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
  2. Të gjitha instalimet e cituara në pikën 1 të këtij neni, vazhdojnë të dorëzojnë raportin për zbatimit e kushteve të lejes së mjedisit të tipit C pranë Agjencisë Rajonale të Mjedist përkatëse, deri në momentin që aplikojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për t’u pajisur me leje mjedisi të tipit B.
  3. Të gjitha instalimet ekzistuese të tipit C, të cilat nuk klasifikohen si leje mjedisit të tipit B, sipas pikës 1 të këtij nenin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen.
  4. Kërkesat e posaçme për shqyrtimin e aplikimeve për leje mjedisi të tipave B, për instalimet e cituara në pikën 1 të këtij neni, si dhe rregullat e hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në këtë ligj, deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja, miratohen me urdhër Ministri.

 

Neni 14

Shfuqizime

 

Të gjitha parashikimet në aktet ligjore dhe nënligjore që bien ndesh me përcaktimet e këtij ligji, shfuqizohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

 

 

Neni 15

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

K R Y E T A R I

 

 

GRAMOZ RUÇI

 

 

Shtojca 1

 

Lejet e mjedisit të tipave A dhe B në varësi të kapacitetit prodhues kufi

 

ur njëoperator kryen veprimtari të ndryshme nën të njëjtKur

Kur një operator kryen veprimtari të ndryshme nën të njëjtin nëntitull si më poshtë  dhe në të njëjtin instalim ose në të njëjtën vendndodhje, kapacitetet e këtyre veprimtarive mblidhen bashkë. Nqs nuk përcaktohet ndryshe, në tabelën e mëposhtme, kapaciteti kufi nënkupton kapacitetin e plotë prodhues të asaj veprimtarie, pavarësisht nga fakti nëse ai shfrytëzohet plotësisht apo jo.

 

 

ID

Veprimtaria

Kapaciteti kufi për lejet e Tipit A

Kapaciteti kufi për lejet e Tipit B

 

 

Industritë

energjetike

1.1

Instalimet me djegie

Energjia termike në hyrje është  e barabartë ose më e madhe se 50 MW

Inputi (energjia) termike është  më e vogël se 50 MW

1.2

Rafineritë e vajrave dhe gazeve minerare

Të gjitha instalimet

 

1.3

Furrat e koksit

Të gjitha instalimet

 

1.4

Instalimet e  gazifikimit dhe lëngëzimit të qymyrit

Të gjitha instalimet

 

1.5

Kërkimi i naftës dhe e gazit natyror 

Të gjitha instalimet

 

1.6

Nxjerrja e naftës dhe e gazit natyror

Të gjitha instalimet

 

1.7

Gaz natyror aromatik ose GNL pervec rasteve kur veprimtaria është e lidhur me Tipin A, ose përzierje e aromave

 

Të gjitha instalimet

1.8

Përzierje aromash për t’u përdorur me gazin natyror ose naftën e lëngështuar

 

Të gjitha instalimet

1.9

Shpërndarja dhe magazinimi i naftes dhe nenprodukteve te saj:

a. Magazinimi i naftës dhe nenprodukteve te saj në cisterna të palëvizshme në ndonjë terminal , ose ngarkim/shkarkimi i naftës dhe nenprodukteve te saj në/nga një cisternë e lëvizshme, cisternë hekurudhore ose anije e ujërave të brendshme në terminal.

b. shkarkimi i naftës dhe nenprodukteve te saj në cisternat e stacioneve të furnizimit me karburant. 

 

 

Të gjitha instalimet

 

Prodhimi dhe përpunimi i metaleve

2.1

Pjekja ose aglomerimi i xeherorëve metalikë (përfshirë xeherorët sulfurë)

Të gjitha instalimet

 

2.2

Prodhim i gizës ose çelikut (shkrirje primare dhe sekondare) duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 2,5 ton/orë

Kapaciteti prodhues  është  i barabartë me 2,5 ton/orë ose më i vogël se kaq

2.3

a. Përpunim i metaleve ferrose – me mullinj me rula ne te nxehte

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 20 ton çelik bruto në orë

Kapaciteti prodhues  është  i barabartë me 20 ton çelik bruto në orë ose më i vogël se kaq

 

b. Përpunim i metaleve ferrose - me farkëtim

Energjia është  më e madhe se 50 kilojoule për goditës, dhe fuqia kalorifike është  më e madhe se 20 MW

Energjia është  i barabartë me 50 kilojoule për goditës ose më pak se kaq, dhe fuqia kalorifike është  e barabartë me 20 MW ose më pak se kaq

 

c. Përpunim i metaleve ferrose - dhe aplikimi i veshjes me metal të shkrirë

Furnizimi i procesit me materiale është  më i madh se 2 ton/orë çelik bruto

Hyrja është  e barabartë me 2 ton/orë çelik bruto  ose më pak se  kaq

2.4

Fonderitë e metaleve ferrose

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 20 ton/ditë

Kapaciteti prodhues është  i barabartë me 20 ton/ditë ose më pak se kaq

2.5

a. Prodhim bruto i metaleve me ngjyrë nga xeherorët, nga koncentratet ose lëndë të para dytësore nga procese metalurgjike, kimike ose elektrolitike 

Të gjitha instalimet

 

 

b. Shkrirja dhe përftimi i aliazheve të metaleve jo-ferrose (me ngjyrë) përfshirë produktet e rikuperuara (duke përfshire rafinimin dhe derdhjen në fonderi)

Kapaciteti shkrirës është  më i madh se 4 ton/ditë për plumbin ose kadmiumin, ose më i madh se 20 ton/ditë për të gjitha metalet e tjera

Kapaciteti shkrirës është  i barabartë me 4 ton/ditë për plumbin ose kadmiumin ose më pak se kaq, ose 20 ton/ditë për të gjitha metalet e tjera

2.6

Trajtime sipërfaqësore te metaleve dhe plastikave duke përdorur procese elektrolitike ose kimike 

Volumi i depozites se trajtimit me i madh se 30 m3

Volumi i depozitës së trajtimit është  i barabartë me 30m3 ose më pak se kaq

Industria minerare 

3.1

a. Prodhimi i klinkerit të çimentos në furra rrotulluese

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 500 ton/ditë

Kapaciteti prodhues është  i barabartë me 500 ton/ditë ose më pak se kaq

b. Prodhim i gëlqeres në furra rrotulluese

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 50 ton/ditë

Kapaciteti prodhues është  i barabartë me 50 ton/ditë ose më pak se kaq

c. Prodhim i klinkerit të çimentos ose gëlqeres në furra të tjera

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 50 ton/ditë

Kapaciteti prodhues është  i barabartë me 50 ton/ditë ose më pak se kaq

 

d. Magazinimi, ngarkimi ose shkarkimi në masë të madhe i çimentos ose i klinkerit të çimentos përpara transportimit të tyre në masë të madhe

 

Kapaciteti i barabarte me 50 ton/dite ose me i madh se kaq

 

e. Perzierja e çimentos ose përdorimi i çimentos në masë të madhe por jo në sheshin e ndërtimit, përfshirë ambalazhimin dhe përzierjen e çimentos,  grumbullimi i betonit dhe prodhimi i blloqeve të betonit dhe produkteve të tjera te çimentos, si dhe prodhimi i llacit, kolles, gëlqeres (parafabrikateve, paletave, etj.)

 

 

Të gjitha instalimet

3.2

a. Prodhim i asbestit ose i produkteve me bazë asbesti

Të gjitha instalimet

 

 

b.  Prodhim i produkteve me bazë asbesti

Të gjitha instalimet

 

c. Nxjerrje e asbestit nga mjetet e transportit hekurudhor, me përjashtim të rasteve:

 (i) gjatë riparimit ose mirëmbajtjes së makinerisë;

(ii) gjatë operacioneve të rikuperimit pas një aksidenti, ose

(iii) në rastet kur asbesti është  mbuluar përgjithnjë me çimento ose ndonjë material tjetër (përfshirë plastikën, gomën ose rrëshirën)

 

Të gjitha instalimet

d. shkatërrimi i mjeteve të transportit hekurudhor përmes djegies kur asbesti është  i inkorporuar ose është  shpërndarë në gjithë strukturën e tij.

 

Të gjitha instalimet

e.Lustrimi industrial duke përfshirë gdhendjen, shpimin ose montimin e produkteve të prodhuara prej asbesti, ose  ndonjërit nga produktet e mëposhtme  që nuk janë të lidhura me prodhimin –

(i) filtrat prej asbesti

(ii) produktet e fërkimit prej asbesti

(iii) lidhjet, paketimet dhe materialet e përforcimit prej asbesti;

(iv) paketimet prej asbesti;

(v) tekstilet prej asbesti

 

Të gjitha instalimet

3.3

Prodhimi i qelqit dhe fibrave të qelqit

Kapaciteti shkrirës është  më i madh se 20 ton/ditë

Kapaciteti shkrirës është  i barabartë me 20 ton/ditë ose më pak se kaq

3.4

a.  Shkrirje e substancave minerare

Kapaciteti shkrirës është  më i madh se 20 ton/ditë

Kapaciteti shkrirës është  i barabartë me 20 ton/ditë ose më pak se kaq

 

b.  Prodhimi i substancave minerare

Kapaciteti shkrirës është  më i madh se 20 ton/ditë

Kapaciteti shkrirës është  i barabartë me 20 ton/ditë ose më pak se kaq

3.5

a. Prodhim i produkteve qeramike nëpërmjet pjekjes, përfshirë tjegullat, tullat, tullat refraktare, pllakat, prodhimet e poçerisë/qeramikës apo të porcelanit

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 75 ton/ditë, dhe/ose kapaciteti i furrës është  më i madh se 4 m3  dhe me densitet vendosje që është  më i madh se 300 kg/m3 për çdo furrë

Kapaciteti prodhues është  i barabartë me 75 ton/ditë ose më pak se kaq, dhe/ose kapaciteti i furrës është  i barabartë me 4 m3 ose më pak se kaq dhe me densitet vendosje për çdo furrë që është  i barabartë me 300 kg/m3 ose më pak se kaq

b. Pjekje e produkteve prej argjile të rëndë ose produkte zjarrduruese, përveçse produkteve prej argjile të rëndë në një furrë ku veprimtaria nuk përfshihet në përshkrimin e kategorisë 3,5 a më lart

 

Të gjitha instalimet

c. Lustrim me avull të produkteve prej balte (poçeri/qeramikë) ose prej argjile me kripëra

 

Të gjitha instalimet

3.6

Minierat nëntokësore dhe veprimtaritë e lidhura me to

 

Të gjitha instalimet

3.7

Nxjerrja e mineraleve, rërës dhe argjilës nga minierat me shfrytëzim në qiell të hapur dhe nga guroret

 

Të gjitha instalimet

3.8

Gërmimet nën ujërat bregdetare ose ujërat sipërfaqësore kontinentale

 

Të gjitha instalimet

3.9

Përpunimi, prerja dhe lustrimi i mermerit dhe gureve dekorative

 

Të gjitha instalimet

3.10

Prodhimi i produkteve abrazive

 

Tw gjitha instalimet

 

3.11

Prodhimi  dhe fraksionimi i  produkteve minerale jo metalike

 

Të gjitha instalimet

 

3.12

Impiantet e pasurimit të mineraleve

 

Të gjitha instalimet

 

        Industria     kimike (1)

4.1

Prodhimi i kimikateve organike bazë (2)

Të gjitha instalimet

 

4.2

Prodhimi i kimikateve inorganike bazë (3)

Të gjitha instalimet

 

4.3

Prodhim i plehëruesve me bazë fosfori-azoti ose potasiumi (plehërues të thjeshtë apo të përzier).

Të gjitha instalimet

 

4.4

Prodhim i produkteve bazë për shëndetin e bimëve dhe të  biocideve.

Të gjitha instalimet

 

4.5

a. Prodhim i produkteve farmaceutike bazë me anë të proceseve kimike ose biologjike

Të gjitha instalimet

 

b. përpunimi / përzierja e produkteve farmaceutike bazë

 

Të gjitha instalimet

4.6

Prodhim i eksplozivëve

Të gjitha instalimet

 

4.7

Magazinimi i kimikateve, përveçse kur paraqiten si pjesë e ndonjë veprimtarie tjetër të Tipit A ose Tipit B, dhe përveç ndodhjes në një cisternë të lëvizshme

 

I barabartë ose më i madh se limitet e mëposhtme:

Secili ose disa prej akriloideve 20 tonë;

Akrilonitrilet 20 tonë;

Amoniak anhidrid prej 100 tonë;

Fluorur hidrogjeni anhidrid 1 ton;

Toluen di-isocianati 20 tonë;

Monomer klorid vinyl 20 tonë;

Etilene 8000 tonë.

 

4.8

Prodhimi dhe përpunimi / përzierja e produkteve kozmetike

 

Të gjitha instalimet

 

4.9

Prodhimi dhe përpunimi / përzierja e produkteve të pastrimit / detergjentëve

 

Të gjitha instalimet

Menaxhimi i mbetjeve

5.1

a. Incinerimi i  mbetjeve të rrezikshme në një instalim incinerimi

 

Të gjitha instalimet

 

b.  Incinerim i mbetjeve duke përfshirë mbetjet e kafshëve në një instalim incinerimi, përveç atij të referuar në pikën 5.1 a

 

Instalimi i incinerimit përdoret ose është  disenjuar për të djegur mbetje me intensitet më shumë se 1 ton/orë   

Instalimi i incinerimit përdoret ose është

disenjuar për të djegur mbetje me intensitet të barabartë me 1 ton/orë ose më pak se kaq

5.2

a.  Lendfilli i mbetjeve (D1) duke përjashtuar lendfillin e mbetjeve inerte

Kapaciteti i depozitimit është me i madh se 10 ton/dite ose kapaciteti i disenjuar i lendfillit është me i madh se 25.000 ton.

Kapaciteti depozitues është i barabarte me 10 ton/dite ose me pak se kaq ose kapaciteti i disenjuar i lendfillit është 25.000 ton ose me pak se kaq.

b. Lendfill i mbetjeve inerte

 

Të gjitha instalimet

5.3

a. Asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme përveç incinerimit (5.1.a) ose lendfillimit (5.2 a)

Kapaciteti i përpunimit është  më i madh se 10 ton/ditë

Kapaciteti i perpunimit është  i barabartë me 10 ton/ditë ose më pak se kaq

b. Asgjësimi i vajrave të përdorur perveç  incinerimit   (5.1 a) ose lendfillimit (5.2.a)

Kapaciteti i përpunimit është  me i madh se 10 ton/ditë

Kapaciteti i perpunimit është  i barabartë me 10 ton/ditë ose më pak se kaq

c. Asgjësim i mbetjeve jo të rrezikshme me trajtim biologjik (D8)

Kapaciteti përpunimit është  më i madh se 10 ton/ditë

Kapaciteti i përpunimit është  i barabartë me 50 ton/ditë ose më pak se kaq

d. Asgjësim i mbetjeve jo të rrezikshme me trajtim fiziko – kimik (D9)

Kapaciteti i përpunimit është  më i madh se 50 ton/ditë

 

Kapaciteti i përpunimit është  i barabartë me 50 ton/ditë ose më pak se kaq

e. Asgjësimi i mbetjeve jo të rrezikshme me metoda të tjera përveç (D1), (D8) ose  (D9)

 

Të gjithë instalimet

5.4

a. Rikuperim i mbetjeve të rrezikshme me anë të operacioneve R1, R5, R6, R8, ose R9

Të gjitha instalimet

 

 

b. Rikuperim i mbetjeve të rrezikshme me anë të operacioneve R2, R3, R4, R7 ose R10

 

Të gjitha instalimet 

 

c. Rikuperim i mbetjeve jo të rrezikshme

 

Të gjitha instalimet

5.5

Magazinim i hekurishteve/ skrapeve të metalit që nuk përmbajnë materiale të rrezikshme

 

Kapaciteti i barabarte me 50 ton/dite ose me i madh se kaq

5.6

a. Pastrim, larje sprucim ose veshje e mbetjeve të ambalazheve/  paketimeve ose kontenierëve në menyë që të ripërdoren.

 

Kapaciteti i barabarte me 50 ton/dite ose me i madh se kaq

b. Magazinim i mbetjeve në lidhje me zbatimin e veprimtarive të pikës 5.6 a

 

Kapaciteti i barabarte me 50 ton/dite ose me i madh se kaq

5.7

Magazinim, trajtim, riparim ose rinovim i mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE)

 

Të gjitha instalimet

5.8

Magazinim, rikuperim i hekurishteve/ skrapeve të metalit ose çmontim i mbetjeve nga motorët e makinave

 

Tw gjitha instalimet

5.9

Magazinim i përkohshëm i mbetjeve duke përfshirë tepricat e produkteve nga kontenierët ose nga larjet e kontenierëve, dhe çdo mbetje të rrezikshme në mjediset pritëse të një zone portuale dhe ku mbetjet janë magazinuar për jo më shumë se 7 ditë 

 

Të gjitha instalimet

 

5.10

a. Stacion transferimi për mbetje të rrezikshme që nuk përmendet më lart

 

Të gjitha instalimet

 

b. Stacion transferimi për mbetje jo të rrezikshme që nuk përmendet më lart

 

Kapaciteti i barabarte me 50 ton/dite ose me i madh se kaq

 

5.11

Kompostim i mbetjeve bio

 

Kapaciteti i kompostimit më i madh se 50 ton/ditë

Trajtimi i ujërave dhe ujërave të zeza

 

6.1

Instalim trajtimi për ujërat e ndotura urbane

 

Të gjitha instalimet

6.2

Trajtimi i ujërave të ndotura industriale në vendin ku krijohen

 

Të gjitha instalimet

6.3

Përdorimi i llumit të ujërave të zeza në tokë

 

Të gjitha instalimet

6.4

Magazinim dhe/ose trajtim i mbetjeve të tjera të ujërave të zeza  urbane duke përfshirë,

- llumin nga ujërat e ndotura urbane

- llumin e cisternave septike

- mbetjet e ujërave të zeza nga gropa të hapura

- Mbetjet nga pastrimi i kanaleve të ujërave të zeza

 

Kapaciteti i trajtimit i  barabarte ose me i madh se 30 m3 / ditë

Kapaciteti magazinues  i barabartë ose më i madh se 50 m3 vëllim depozitues

 

Veprimtaritë e prodhimit të letrës, pulpës dhe dërrasës

 

7.1

a.  Prodhim i pulpës nga trungjet e drurit dhe materiale të tjera fibroze

Të gjitha instalimet

 

b.  Prodhim i letrës dhe ose i kartonit 

 

Kapaciteti prodhues është  më i madh se 20 ton/ditë

 

Kapaciteti prodhues  është  i barabartë me 20 ton/ditë ose më pak se kaq

c. Prodhim i dërrasës me ristela dhe me  fibra, kompresatës  ose me çdo përbërje tjetër me bazë druri

 

Të gjitha veprimtaritë

Veprimtaritë e karbonit

7.2

Prodhim i karbonit ose qymyrit qe digjet me veshtiresi me ane te djegies ose grafitizimit

Te gjitha instalimet 

 

Veprimtaritë e katramit dhe të bitumit

7.3

a. Distilim i katranit ose i bitumit në lidhje me ndonjë proces prodhimi

 

Të gjitha instalimet

b. Ngrohjen e katranit për prodhimin e elektrodave ose materialeve refraktare me bazë karboni

 

Të gjitha instalimet

c. Veprimtaritë që nuk përfshihen në pikat 7.3.a ose 7.3.b ose në pika të tjera të kësaj  Shtojce, që përfshijnë ngrohjen, por jo distilimin e  katranit ose bitumit në lidhje me ndonjë veprimtari prodhimi

 

Të gjitha instalimet

d. Veprimtaritë që nuk përfshihen në pikat 7.3.a ose 7.3.b ose në pika të tjera të kesaj  Shtojce, që përfshijnë oksidimin e bitumit duke fryrë ajër përmes saj, në fabrikën ku nuk kryhet asnjë nga aktivietet e përshkruara në ndonjë seksion të kësaj  Shtojce.

 

Të gjitha instalimet

Përpunimi i tekstileve ose fibrave

7.4

Fabrika për trajtimin paraprak ose ngjyrosjen e tekstileve dhe fibrave  (veprime të tilla si larje, zbardhje, mercerizim)

Kapaciteti përpunues është  më i madh se 10 ton/ditë

Kapaciteti përpunues është  i barabartë me 10 ton/ditë ose më pak se kaq 

Përpunimi i gëzofit

7.5

Instalime për krehjen dhe lyerjen e gëzofëve

 

Kapaciteti përpunues është  më i madh se 10 ton/ditë

Trajtimet me regjie dhe prodhimi i lëkurës

7.6

a. Rregjia e lëkurëve të papunuara dhe shollave

Kapaciteti trajtues është  më i madh se 12 ton/ditë produkt të përfunduar

Kapaciteti përpunues është  i barabartë me 12 ton/ditë produkt të përfunduar ose më pak se kaq

b. Prodhime të produkteve të lëkurës përveç rastit kur është  pjesë e një veprimtarie tjetër në këtë  Shtojcë

 

Të gjitha instalimet

Prodhimi i ushqimeve dhe pijeve dhe veprimtaritë e lidhura me to 

7.7

a. Thertore 

Kapaciteti prodhues i karkasave është  më i madh se 50 ton/ditë

Kapaciteti prodhues i karkasave është  i barabartë me 50 ton/ditë ose më pak se kaq por gjithsesi më shumë se 5 ton/ditë

b. Asgjësim ose riciklim i karkasave të kafshëve ose mbetjeve të kafshëve, me mënyra të tjera përveç shndërrimit ose incinerimit, të përmendura në ndonjë veprimtari tjetër të kësaj  Shtojce.

Kapaciteti i trajtimit është  më i madh se 10 ton/ditë të karkasave të kafshëve ose mbetjeve të kafshëve ose të dyja bashkë

 

Kapaciteti i trajtimit është  i barabartë me 10 ton/ditë ose më pak se kaq karkasa të kafshëve ose mbetjeve të kafshëve ose të dyja bashkë.

 

c.   Trajtimi dhe përpunimi i materialeve të nevojshme për prodhimin e ushqimeve nga lëndët e para nga kafshët (përveç qumështit)

Kapaciteti i prodhimit të produktit të përfunduar është  më i madh se 75 tonë në ditë

Kapaciteti i prodhimit të produktit të përfunduar është  i barabartë me 75 tonë në ditë ose më pak se kaq, por më shumë se 5 ton/ditë 

d. Trajtimi dhe përpunimi i materialeve të nevojshme për prodhimin e produkteve ushqimore nga lëndët e para vegjetale

Kapaciteti i prodhimit të produktit të përfunduar është  më i madh se 300 tonë në ditë (vlerë mesatare duke u bazuar në të dhëna trimestrale).

Kapaciteti i prodhimit të produktit të përfunduar është     i barabartë me 300 tonë në ditë ose më pak se kaq (vlerë mesatare bazuar në të dhënat trimestrale), por më shumë se 10 ton/dite.

e. Trajtimi dhe përpunimi i qumështit

Sasia e qumështit në hyrje është  më e madhe se 200 ton/ditë (vlerë mesatare bazuar në të dhëna vjetore).

Sasia e qumështit në hyrje është  e barabartë me 200 tonë në ditë ose më pak se kaq (vlerë mesatare bazuar në të dhënat vjetore), por më shumë se 2 ton/ditë.

f. Trajtim ose magazimin i peshqve të ngordhur ose mbetjeve të peshqve

 

Të gjitha instalimet

g. Prodhim dhe ambalazhim i pijeve jo alkoolike (përvec ujit)

 

Të gjitha instalimet

h. Prodhim i alkoolit dhe pijeve alkoolike

 

 Kapaciteti prodhues mbi 20.000 l/vit

i. Prodhimi i birrës

 

Të gjitha instalimet

j. Prodhim i produkteve të frutave

 

Të gjitha instalimet

k. Prodhim i xhelatinës dhe i materialeve ngjitëse nga lëkurat dhe kockat

 

Të gjitha instalimet

l. Prodhimi i produkteve të duhanit

 

Kapaciteti prodhues mbi 2 ton/vit

m. Prodhim i ushqimit për kafshë

 

Të gjitha instalimet

Blegtoria

7.8

 

a. Rritje intensive e shpendëve në një instalim

Me kapacitet më shumë se 40000 (krerë) vende  shpendësh

 

Me kapacitet 40000 - 1000 (krerë) vende shpendësh

b. Rritje intensive e derrave në një instalim

 

Me kapacitet më shumë se 2000  (kokë) vende për derra me peshë mbi 30 kg

 

Me kapacitet 2000 – 200 (kokë) vende për derra me peshë mbi 30 kg

c. Rritje intensive e derrave në një instalim

Me kapacitet më shumë se 750 (kokë) vende për dosa

Me kapacitet 750 – 100 (kokë) vende për dosa

d. Rritje intensive e gjedhit në një instalim

 

Me kapacitet më shumë se 50 (njësi) vende gjedhi

e. Rritje intensive e kafshëve të tjera të cilat nuk janë përmendur më lart

 

Bazuar në mënyrën e konvertimit të kafshëve të tjera në njësi gjedhi (me rregullore të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave)

Veprimtaritë e mbulimit të sipërfaqes dhe të stampimit

7.9

a. Instalimet për trajtimin e sipërfaqes së substancave, objekteve ose produkteve duke përdorur tretës organikë, në mënyrë të veçantë për t’i krehur, stampuar, veshur me cipë, zhvajosur, mbrojtur nga uji, kalibruar, lyer, pastruar ose regjur/ngopur/lagur në thellësi

Kapaciteti konsumues është  më shumë se 150 kg/orë ose më shumë se 200 ton/vit.

Kapaciteti konsumues është  150 kg/orë ose më pak ose 200 ton/vit ose më pak se kaq.

b. Aplikimi ose heqja e materialeve veshëse  që përmbajnë ndonjë përbërës tributyltin ose triphenyltin, nqse ndodhet në kantier detar 

 

Kantier detar ku anijet me një gjatësi prej 25 m ose më shumë mund të ndërtohen, mirëmbahen ose riparohen

c.  Riparim ose ri-sprucim i avionëve ose mjeteve të transportit hekurudhor ose pjesëve të tyre

 

Të gjitha instalimet

d. Ringjyrosje ose risprucim i mjeteve të transportit rrugor ose pjesëve të tyre

 

Ka gjasa që në çdo periudhë 12 mujore veprimtaria të përdorë

1 ton solvente organike.

e. Përveç rasteve të përmendura në 7.9.c dhe 7.9.d, çdo proces (duke përjashtuar ri-ngjyrosjen ose ri-sprucimin plotësisht ose pjesërisht të avionëve, mjeteve të transportit hekurudhor ose rrugor) për aplikime mbi nën-shtresat ose që bën tharjen, ose kujdeset pas këtyre aplikimeve, stampon me bojë ose ngjyros ose aplikon çdo material tjetër veshës si një veprimtari prodhimi ose gjatë veprimtarisë së prodhimit

 

Ka gjasa që në çdo periudhë 12 mujore veprimtaria të përdorë:

i. 20 tonë ose më shumë bojë stampimi, ngjyrosje ose material tjetër veshës që aplikohet në trajtë të ngurtë;

ii. 20 tonë ose më shumë për çdo veshje metali që sprucohet në trajtë të shkrirë

iii. 25 tonë ose më shumë solucione organike për çdo lloj aktiviteti ofset në të ftohtë, ose veprimtari printimi ofset me fletë, ose

iv. 5 tonë ose më shumë për çdo veprimtari që nuk është  përmendur në nënparagrafin (iii)

 

f. Përveç rasteve të përmendura në Tipin A të kësaj  Shtojce, prodhimi ose formulimi i bojës së stampimit ose të çdo materiali tjetër veshës që përmban ose përfshin përdorimin e solucioneve organike

 

Të gjitha instalimet

 

g. Përveç rasteve të përmendura në Tipin A të kësaj  Shtojce, prodhimi i pluhurit si material veshës

 

Të gjitha instalimet

Veprimtaritë  e lëndës së drurit

7.10

a Kujdesja ose tretja kimike e lëndëve të drurit, si pjesë e proçesit të prodhimit,  ose prodhime të përbëra tërësisht ose kryesisht nga druri

 

Të gjitha instalimet

b. Përveç rasteve të përmendura në kategori të tjera të kësaj  Shtojce, prodhimi i produkteve të përbëra tërësisht apo kryesisht nga druri nqs veprimtaria përfshin:

sharrimin, shpimin, fërkimin me rërë, gdhendjen, tornimin,  zdrukthimin, kujdesin ose trajtimin kimik të drurit.

 

Ka gjasa që në çdo periudhë 12 mujore rezultati i veprimtarisë të jetë:

i. 10 000 m3 kur druri vetëm sharrohet

ii. 1 000 m3 në çdo rast tjetër

Veprimtaritë e gomës

7.11

a.  Prodhimi i gomave të reja për makinat (por duke mos përfshirë riderdhjen dhe riveshjen)

 

Të gjitha instalimet

b. Përveç rasteve të përmendura në ndonjë nga veprimtaritë e Tipit A në këtë  Shtojcë, trazimi, bluarja ose përzierja e:

i. gomës natyrale ose

ii. elastomereve me përbërje sintetike organike, nqs është  përdorur karboni i zi

 

Të gjitha instalimet

 

 

c. Ri-derdhja dhe ri-veshja e gomave

 

Të gjitha instalimet

Veprimtari të tjera që përfshijnë përdorimin e solventëve

7.12

a. Procesi i tharjes së shpejtë të bojës së stampimit/printimit me anë të ajrit të nxehtë

 

Konsumi i solventëve është  më i madh se 15 ton/vit

 

b. Publikim i materialeve me atë të procesit rotogravurë

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 25 ton/vit

 

c. Procese të tjera rotogravurë, flexografi, stampim/printim me makinë shtypi rotativë, laminim ose lustrim.

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 15 ton/vit

 

d. Stampim/printim me makinë shtypi rotativë mbi tekstile /karton

 

Të gjitha instalimet

 

e. Pastrim i sipërfaqes duke përdorur substanca ose preparate që për shkak të përbërjes së tyre të avullueshme, klasifikohen si kancerogjene, mutagjeneve ose toksike për riprodhimin. 

 

Të gjitha instalimet

 

f. Pastrues të tjerë sipërfaqesh

 

Të gjitha instalimet

 

g. Lyerja dhe lustrimi i makinave

 

Të gjitha instalimet

 

h. Lyerja/veshja e bobinave

 

Të gjitha instalimet

 

i. Veprimtari të tjera të lyerjes/veshjes përfshirë ato të metalit, plastikës, tekstileve (me përjashtim të stampimit/printimit me makinë shtypi rotativë të tekstileve), pëlhurave, filmit dhe letrës

 

Të gjitha instalimet

 

j. Veshje e telave spirale

 

Të gjitha instalimet

 

k. Përunimi dhe saldimi i metaleve

 

Me kapacitet të barabartë apo më shumë se 50 ton/ditë metal

 

l. Veprimtaritë e lyerjes/veshjes të aplikuara në sipërfaqe druri

 

Të gjitha instalimet

 

l. Pastrimi kimik 

 

Me kapacitet të barabartë apo më shumë se 1 ton/ditë tekstile

 

m. Procesi i njomjes së drurit

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 25 ton/vit

 

n. Veprimtaria e lyerjes/veshjes aplikuar në materiale lëkure

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 10  ton/vit

 

o. Prodhimi i këpucëve

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 5 ton/vit

 

p. Laminimi i drurit dhe plastikës

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 5 ton/vit

 

q. Veshja me adeziv (material ngjitës)

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 5 ton/vit

 

r. Prodhimi i preparateve veshëse, llaqeve, bojërave dhe ngjitësve

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 100  ton/vit

 

s. Shndërrimi i gomës

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 15 ton/vit

 

t. Ekstraktimi i vajit vegjetal dhe yndyrës së kafshëve  si dhe veprimtaritë e rafinimit të vajit vegjetal

 

Konsumimi i solventëve është  më i madh se 10 ton/vit

Prodhimi i produkteve plastike

7.13

Përveç rasteve të përmendura në veprimtaritë e  Tipit A ose Tipit B të kësaj  Shtojce, prodhimi i produkteve prej plastike

 

 me kapacitet të barabartë ose më të madh se 50 ton/vit

Akuakulturë intensive

8.1

Rritje intensive e peshqve

 

Kapaciteti i prodhimit është  i barabartë me 1000 ton/vit  ose më i madh  se kaq

8.2

Rritje e guaskave të detit.

 

Kapaciteti i prodhimit është  i barabartë me 1000 ton/vit  ose më i madh  se kaq

Industritë prodhuese të komponenteve elektrike

9.1

Prodhim i kompjuterëve dhe produkteve elektronike dhe optike nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.

 

Të gjitha instalimet

9.2

Prodhim i pajisjeve elektrike nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.

 

Të gjitha instalimet

 

Industritë prodhuese të makinerive dhe pajisjeve

10.1

Prodhim i makinerive dhe pajisjeve nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.

 

Të gjitha instalimet

10.2

Prodhim i mjeteve motorike, trailerave dhe gjysmë trailerarve nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.   

 

Të gjitha instalimet

10.3

Prodhim i mjeteve të tjera të transportit nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.

 

Të gjitha instalimet

10.4

Riparim dhe mirëmbajtje e makinerive dhe pajisjeve motorike dhe motoçikletave nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.

 

Kapaciteti është i 

barabarte me 5 ura ose më shumë se kaq

 

Prodhimi i mobiljeve

11.1

Prodhim i mobiljeve, nqs nuk janë përmendur diku tjetër në këtë  Shtojcë.

 

Kapaciteti i prodhimit më i madh se 1000 m3 në vit

Veprimtari të tjera

12.1

Kremimi/diegia e trupave të të vdekurve ose mbetje anatomike nga spitalet.

 

Të gjitha instalimet

 

12.2

Spitalet

 

Të gjitha instalimet

 

12.3

Ambulancat, spitalet ditor pa shtretwr, poliklinikat dentare, laboratorët mjekësorë

 

çdo prodhues i mbetjeve spitalore i  cili  prodhon më shumë se  200 kg/vit mbetje spitalore të rrezikshme

 

12.4

Kapja e rrymave të CO2

Nga të gjitha instalimet e kategorisë A që synojnë depozitimin gjeologjik  

 

 

 

 

Shënime për tabelën e veprimtarive të tipit A

1.Për kategorinë 4 Industria Kimike, “prodhim” do të thotë prodhim në shkallë industriale me anë të përpunimit kimik të substancave ose grupeve të substancave të listuara në kategoritë nga 4.1 deri 4.6

2. Kimikatet organike bazë përfshijnë, por nuk mjaftohen në:

a) hidrokarburet e thjeshta (linear apo ciklik, të ngopura ose të pangopura, alifatik ose aromatik);

b) hidrokarburet që përmbajnë oksigjen si alkoolet, aldehidet, ketonet, acidet karboksilike, esteret, acetatet, eteret, peroksidet, rezinat epokside;

c) hidrokarburet me bazë squfuri;

ç) hidrokarburet e hidrgjenuara si aminat, amidet, përbërjet nitroze, përbërjet nitrore, ose përbërjet nitrite, përbërjet nitrile, cianatet, izocianatet;

d) hidrokarburet me përmbajtje fosfori;

dh) hidrokarburet halogjenike;

e) përbërjet organometalike;

ë) materialet me bazë plastike (polimeret, fibrat sintetike dhe fibrat me bazë celuloze);

f) gomat sintetike;

g) bojërat dhe pigmentet;

gj) lëndët tensioaktive.

3. Kimikatet inorganike bazë përfshijnë, por nuk mjaftohen në:

a) gaze, si amonium, klori ose gazi kloridrik, floruret ose hidrogjen i floruruar, oksidet e karbonit, përbërjet e squfurit, oksidet e azotit, hidrogjeni, dioksid squfuri, kloruri i karbonilit;

b) acidet, si acidi kromik, acidi hidroflorik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi hidroklorik, acidi sulfurik, oleumi, acide sulfurore;

c) baza, si hidroksid amoni, hidroksid potasi, hidroksid natriumi;

ç) kripërat, si klorur amoni, klorat potasi, karbonat potasi, karbonat natriumi, perborate, nitrat argjendi;

d) jo metale, oksided e metaleve ose përbërje organike të tjera si karbit, silikon, karburi i silicit.

4. Rikuperimi i mbetjeve të rrezikshme nënkupton veprimtaritë rikuperuse të mëposhtme siç përcaktohet në legjislacionin për menaxhimin e mbetjeve:

R1. Përdorim kryesisht si karburant ose mjet të ndonjë lloji tjetër për gjenerim energjie.

R5. Riciklimi ose marrja e materialeve inorganike, përfshirë gazifikimin dhe pirolizen për t’i përdorur si kimikate.

R6. Rigjenerim i acideve ose bazave.

R8. Rikuperim i komponenteve nga katalizatorët.

R9. Rirafinimi i vajit ose ripërdorime të tjera të vajit.

5. Asgjësim i mbetjeve jo të rrezikshme nënkupton veprimtaritë asgjësuese të mëposhtme siç përcaktohen në legjislacionin për menaxhimin e mbetjeve:  

D8.

D9.

6. Trajtim sipërfaqësor i substancave, objekteve ose produkteve përfshin, por nuk mjaftohet në:

a) Përpunimin;

b) Stampimin/ printimin;

c) Lyerjen/ veshjen;

ç) Zhvajosjen;

d) Mbrojtjen nga uji;

dh) Kalibrimin/përpunimin me saktësi sipas përmasave;

e) Bojatisjen/ngjyrosjen;

ë) Pastrimin;

f) Regjien/ngopjen/njomjen në thellësi.

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar